• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
TAULANT BALLA/ Shqipëria ka shumicën e Bundestagut pro negociatave
Home
Blog

TAULANT BALLA/ Shqipëria ka shumicën e Bundestagut pro negociatave

April 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Berlin si pjesë e delegacionit të Kryeministrit Edi Rama, por edhe në kontakte të më- parshme, kam krijuar bindjen se në Bundestag-un gjerman ka mbështetje të fortë për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu për vijimin e procesit për Shqipërinë. Sigurisht, në një prej parlamenteve me serioze të Europës respektohen procedurat dhe u jepet kohë të gjithëve për të marrë pjesë në një debat të rëndë- sishëm si ky.

Prandaj, as e kemi pritur dje dhe as presim që Bundestagu gjerman të thotë “PO!”-në e shumëpritur, pa ezauruar fazat e procesit vendimmarrës. Sigurisht që ka edhe deputetë që janë kundër, ndër 698 anëtarë të Bundestagut. Për shembull, deputetët e AFD-së janë kundër BE-së në tërësi. Po ashtu ka tek-tuk edhe deputetë të koalicionit qeverisës që janë shprehur qartë, kundër apo pro qysh tani. Një zë (deri tani i vetëm) kundër brenda CDU-së, është edhe deputeti Gunther Krischbaum, i cili, në fakt, e ka pritur me shumë respekt Kryeministrin dhe delegacionin tonë dhe e ka drejtuar seancën me të gjithë korrektesën që karakterizon Bundestagun.

Por ka qenë po ashtu e qartë nga një ndërhyrje e tij shumë e shkurtër në fund (si dhe nga çfarë ka thënë më parë e më pas publikisht) që zoti Krischbaum beson më shumë përrallat e Lulzim Bashës, sesa Raportin e Progresit të Komisionit Europian! Për këtë, ne nuk mund t’i vëmë asnjë faj deputetit gjerman, përderisa shejtanin në barkun e tij e kanë futur kolegët tanë opozitarë nën drejtimin e Lulëzim Bashës… i cili, ndryshe nga çfarë ka propaganduar këtu kur ndodhi ajo që nuk donte, pra, rekomandimi pozitiv, atje ka lënë kokrrën e namit me të zezat që ka thënë për Shqipërinë!

Megjithatë, unë jam kthyer nga Gjermania me bindjen se Shqipëria ka një shumicë të mjaftueshme mbështetëse ndër 698 anëtarët e Bundestagut dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Shqipëria ka te Kancelarja Angela Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol të simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Pse jo, ndër vite tashmë të njëjtë me simpatinë për “Die mannschaft”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gëlltisësh pilulën e hidhur para kamerave
Previous article BEN ANDONI/ Mos e braktisni PD-në!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k