• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
STEFAN ÇAPALIKU/ Mbi artin publik në Shqipëri
Home
Blog

STEFAN ÇAPALIKU/ Mbi artin publik në Shqipëri

July 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Njeriu është si bima, sa më i ditur, aq ma i brishtë…

Ka njerëz që kanë nevojë të mbështetën ndër shpata për t’iu dukë vetja të fortë. Ka të tjerë, që zgjedhin pushkët për me ndenjë në këmbë. Të tjerë zgjedhin kazmat e ndokush edhe lopatat a matrapikët.

Pjetër Arbnori i Sadik Spahisë ka zgjedhë të mbështetet te një tufë letrash, që ia sigurojnë përjetësinë e të mbeturit drejt në histori.

Në artin e Realizmit Socialist, monumentalja kuptohej si gjigantizëm dhe vazhdonte të respektonte traditën klasike të vendosjes së figurave mbi piedestale, thuajse të ishin dy vepra të ndryshme: bazamenti dhe vetë puna.

Në rastin e punëve publike dhe pikërisht të atyre që shënuan kthesë të rëndësishme nga tradita e sipërpërmendur, duhen përmendur edhe mprehtësia, qartësia dhe noviteti i vetë komisioneve, të cilat i miratuan dhe i promovuan këto vepra. Kështu, p.sh, nuk mund të shmanget roli i Danish Jukniut dhe Thoma Thomait, si anëtarë të komisionit, që miratuan maketin e memorialit të Fishtës së Pjerin Kolnikës, si një prej veprave, që iu nënshtrua debateve të ashpra publike.

I pari memorial që u vendos në Shqipërinë postkomuniste, ishte ai i 2 prillit, në Shkodër, vepër e skulptorit Sadik Spahija. Ky memorial ka qenë në vetvete një lëvizje shumë e rëndësishme në estetikën e re, jofigurative, të veprës publike në Shqipëri.

Më pas do vijnë “Fan Noli” i Thoma Thomait dhe “Gjergj Fishta” i Pjerin Kolnikës, të cilët për herë të parë prezantojnë frymën e re figurative të plastikës së eksterierit. Të dyja këto vepra pa piedestale janë marrë me zbërthimin e figurave, duke u përpjekur të lënë pas dore imitimin dhe pasqyrimin e drejtpërdrejtë të realitetit.

Thoma Thomai vinte te Fan Noli pas një eksperience shumë të gjatë dhe të mirënjohur si autor i relievit të “Vasil Laçit”.

Pjerin Kolnikaj vinte deri te monumenti i Fishtës pas një pune diplome mjaft estetizante, siç është “Vajza në stol”, një ekspozite të 1992-shit (të përbashkët me Vladimir Myrtezajn), gjysmëabstrakte, dhe një ekspozite personale të vitit 1994 me punime krejtësisht abstrakte. E këtu duhet përmendur se një vepër mjaft e rëndësishme e Kolnikës është edhe portreti i Skënderbeut, fitues i çmimit të parë në konkursin e organizuar në Prishtinë më 2008.

Kur pamë fillimisht memorialin e Fishtës në Shkodër, kishim në krye një tjetër raport midis portretit dhe gjetjes. Por, megjithatë, kjo është subjektive dhe nuk mund ta konsideroj kurrsesi një rast problematik, përkundrazi, ajo vepër ecën me ritëm të lartë drejt memorialit.

Një punë e dytë dhe shumë e rëndësishme e Sadik Spahisë pas memorialit të 2 prillit, është memoriali i poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në Librazhd në vitin 2006. Dy kokat e mëdha prej bronzi të vendosura mbi një platformë mermeri të zi, të lëpirë prej uji, të fusin në një atmosferë biblike e me asociacione të forta me parabolën e Shën Gjon Kryeprerit.

Në fund dëshiroj t’ju kujtoj se veprat publike të artit janë fryt i epokës që i prodhon dhe epokën asnjëni prej nesh nuk e ka bash në dorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SADIK ELSHANI/ Toleranca jonë ndërfetare dhe jotoleranca (urrejtja) jonë partiake, politike
Previous article MAX TRIMURTI/ Lufta dhe paqja midis monedhave

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k