• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Spiros MOSKOVOU/ Greqi-Maqedoni: Zgjidhja u gjet, por grindjet vazhdojnë
Home
Blog

Spiros MOSKOVOU/ Greqi-Maqedoni: Zgjidhja u gjet, por grindjet vazhdojnë

June 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sipas interpretimit të Greqisë, Republika e Maqedonisë, që është krijuar nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, nuk duhet të mbajë këtë emër historik. Maqedonia qysh nga antikiteti është atdheu i heroit kombëtar Aleksandri i Madh. Sipas interpretimit maqedonas republika e vogël multietnike ka të drejtë të krenohet me këtë emër të bukur. Ajo është trashëgimtarja e Aleksandrit të Madh, sikurse e demonstrojnë një sërë ndërtesash monumentale me frymën e antikitetit të ndërtuara në Shkup.

“Veriu-” bën dallimin
Vetëm gjatë kësaj jave të dyja palët përpiqen të bëjnë politikë moderne pa librin e historisë. Pas bisedimeve prej disa muajsh kryeministri grek Aleksis Cipras dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev deklaruan, se kanë rënë dakord për një zgjidhje kompromisi me emërtimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Kjo formulë magjike duhet të zgjidhë tani situatën, ndonëse ajo është refuzuar disa herë nga të dyja palët në dekadat e fundit. Pala maqedonase me një ndryshim kushtetues duhet të heqë të gjitha nenet, që sipas mendimit të Athinës përmbajnë pretendime territoriale. Ndërsa pala greke më në fund duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe për bisedimet e anëtarësimit me BE-në.

Është një meritë e të majtit Cipras dhe e socialdemokratit Zaev, që pavarësisht bllokadës nacionaliste nga të dyja palët ndërmarrin një përpjekje serioze, për ta kapërcyer grindjen për emrin, që ka shije anakronike dhe është kundërproduktive në aspektin polik dhe ekonomik. Për Greqinë kishte ardhur koha, që si anëtare prej shumë kohësh e NATO-s dhe BE-së të marrë përsipër një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon. Maqedonia nga ana tjetër, që i duhet të luftojë vazhdimisht me problemet ekonomike në vend dhe fërkimet mes popullsisë maqedonase dhe asaj shqiptare, ka nevojë urgjente për t’u integruar në strukturat e BE-së dhe të NATO-s.

Ora e refuzuesve
Por ujdia e arritur duhet të kapërcejë edhe një sërë pengesash. Presidenti maqedonas Ivanov, i cili vjen nga radhët e konservatorëve të VMRO-së, është shprehur hapur kundër kompromisit. Kësaj i shtohen edhe të papriturat e referendumit, në të cilin në vjeshtë maqedonasit duhet të votojnë vet për marrëveshjen me Greqinë. Por edhe në Athinë po organizohen patriotët e palëkundur duke planifikuar demonstrata kundër “ankandit” të emrit Maqedoni. Partneri populist i djathtë i koalicionit të Ciprasit, Panos Kamenos, deklaron se partia e tij do të votojë kundër kompromisit me Maqedoninë.

Problemi me “çështjen kombëtare”
Kjo do të thotë, se Cipras do të jetë i varur prej votave të opozitës në parlament, sepse SYRIZA e tij e majtë nuk ka shumicën. Kryetari i Nea Dimokracisë konservatore, Kyriakos Mitsotakis, i cili sipas sondazheve do të jetë kryeministri i ardhshëm grek, e ka akuzuar për injorancë kombëtare Ciprasin lidhur me Maqedoninë. Nuk është hera e parë, që partitë greke një mosmarrëveshje ndërshtetërore e stilizojnë në një “çështje kombëtare” duke vepruar kundër interesave të kombit. Rruga e ujdisë greko-maqedonase do të vazhdojë të mbetet me pengesa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edmond Tupja/ Teatër
Previous article Ben Andoni/ Gjëegjëza me Shqipërinë dhe kënaqësia për mos hapjen e negociatave

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k