• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA: Tahiri, i pari që doli jashtë sistemit të Ramës
Home
Blog

SPARTAK NGJELA: Tahiri, i pari që doli jashtë sistemit të Ramës

October 25th, 2017 Editor Blog 0 comments

Çështja Tahiri tregoi se rreziku i të  ardhmes së Shqipërisë është Rama dhe jo Tahiri, dhe se, shkaku i degradimit të qeverisë aktuale nuk është Tahiri, po Rama.

Pse?

Sepse kjo çështje tregoi që Rama vetë ka inkriminuar bashkëpunëtorët e afërt për të strukturuar një sistem politik autokratik me paratë e korrupsionit.

Struktura është ende e dobët, dhe krimi është i dokumentuar tashmë. Struktura Rama nuk ka të ardhme.

Tani është e qartë se gjendja aktuale është rrjedhojë e paaftësisë Rama, sepse ky nuk e kupton dot fare demokracinë, ngaqë dominohet nga një patologjizëm banal i degraduar.

Ndërkohë është i dështuar.

Po pse është në krye të vendit Rama?

Sepse egziston urrejtja popullore kundër Berishës.

Po çështja Tahiri?

Nuk ka një çështje Tahiri, ka një proces kundër Ramës, i cili do të vazhdojë nga ekspozimi i fakteve, kurse Tahiri ishte fakti i parë i procesit Rama.

Po, a do të penalizohet Tahiri?

Sigurisht, por nuk mund të jetë i vetëm, ka dhe të tjerë.

Pse?

Po, si mendoni ju, ka krijuar Tahiri Ramën, apo ka krijuar Rama Tahirin? Në fakt, ka krijuar Rama Tahirin, se ky është sistemi autokratik Rama. Një sistem i dobët dhe i strukturuar si satrapitë e orientit.

Dhe prapë, si mendoni ju se Rama ka krijuar vetëm Tahirin?

Tahiri është pjesë e sistemit, por sistemi është krijimi direkt i Ramës… në të ardhmen kjo mund të jetë rrethana lehtësuese për Tahirin, nëse ky flet për krijuesin e tij.

Po Rama, a mund të bëjë të shudhërin nëse dalin me radhë krijesat e sistemit të tij?

Ato do dalin. Tahiri ishte i pari.

Shurdhëria e Ramës nuk ka rëndësi, sepse ajo që do të ndodhë më pas në paraqitjen e fakteve, nuk ka lidhje me veshët e Ramës por me veshët e shqiptarëve. Dhe me SPAK -un

Po Berisha ku do të jetë në të gjithë këtë proces?

Berisha është i trembur, prandaj flet pareshtur. Po udhëton drejt SPAK-ut edhe ai. Por tani Berisha nuk përfillet fare, se procesi Berisha ka mbaruar.

Berisha sot është si ato enët bosh që bëjnë vetëm zhurmë.

Atëherë, ç’po ndodh?

Prisni dhe shikoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI MANE: Edi Rama, urgjent kërko falje publike!
Previous article HAKI ABAZI: Denatyrimi i Shpend Ahmetit nga një veprimtar civil në një burokrat i hileve

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k