• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Shqiptarët janë të tradhëtuar nga lidërshipët tyre. Pse është Tirana kaq e rëndësishme?
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Shqiptarët janë të tradhëtuar nga lidërshipët tyre. Pse është Tirana kaq e rëndësishme?

September 30th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Spartak Ngjela

Shqiptarët janë të tradhëtuar nga lidërshipët tyre në të tre vendet ku duhet të formohet politika e re kombëtare:
Edhe në Shqipëri
Edhe në Kosovë
Edhe në Maqedoni.

Kjo kohë duhet të ndryshojë domosdoshmërisht, sepse si në njëqind vjet, lidërshipët shqiptare janë blerë nga fqinjët pushtues. Por tani është edhe më keq: vjedhësit e shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës duan dy gjëra.
Vjedhësit e Tiranës duan destabilizimin e Shqipërisë që të dalin nga Shqipëria bashkë me sendin e vjedhur.
Por pa fare kuptim është Hashim Thaçi në Prishtinë që flet për territore pa ia kërkuar kush, dhe pa asnjë kompetencë, edhe pse është president. Por dje besoj se e kuptoi edhe ai që nuk janë serbët por shpirti shqiptar që drejton sot Kosovën dhe territorin e saj. Tubim madhështor në Prishtinë, i tëri kuq e zi, i ka trembur të gjithë të shiturit e Kosovës; ka trembur gjithashtu edhe të gjithë ata që mendonin se në botën shqiptare nuk ka patriotizëm. Por ndodhi edhe diçka: rreth 200 mijë shqiptarë kuq e zi në Prishtinë kanë trembur të gjithë antishqiptarizmin.
Po Hashim Thaçi nuk e kupton dot që të gjithë ata ishin kundër tij. Nëse don të shpëtojë ndonjë diçka për vete, duht të japë dorëheqjen.

Po referendumi i Maqedonisë si do të dalë?
Ka shpresë të fitojë, por është e vështirë. Sigurisht, e vështirë, por jo e pamundur.
Fitorja e referendumit, do të sjellë risi për bashkimin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Të shohim.

Por në Tiranë sigurisht që ka dhe diçka më shumë.
Terë korrupsioni kryeministror shqiptar tani i ka shpresat që të sundojë me sendin e vjedhur dhe me ndihmën e Rusisë dhe fqinjëve pushtues territoresh shqiptare. Kurse politika amerikane dhe politike gjermane duan mbështetjen e politikës shqiptare në mënyrë që shtetet shqiptarë në Ballkanin Perëndimor të kryesojnë lëvizjen e bashkimit të tyre. Duhet të krijohet zonë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por këtë e pengon korrupsioni shqiptar në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni.

Atëherë, si duhet të ecë kjo kohë?
E vetmja shpresë edhe për shqiptarët por edhe për politikën amerikane, është forca e politikës amerikane për të nxjerrë jashtë skenës politike si fillim lidershipin e lartë shqiptar në Tiranë.

Pse është Tirana kaq e rëndësishme?

Tirana është caktuar si epiqendra e politikës amerikane, por kjo politikë amerikane po sabotohet në Tiranë, edhe pse ajo në fakt është e gjitha në interes të shqiptarëve.
Po si duhen larguar këta uzurpatorë që përfaqësojnë korrupsionin kryeministror shqiptar dhe që e kanë mendjen te Pituni?
Vetëm me forcën e politikës amerikane dhe politikës e gjermane.

Po politika amerikane e forcës, ku duhet të mbështetet?
Forca e politikës amerikane duhet të mbështetet domosdoshmërisht te kushtetuta e re e Shqipërisë. Ka një arsye të shëndoshë kjo: kushtetuta e re shqiptate, po të aplikohet, e shkatërron të gjithë politikën uzurpatore në Tiranë. Këtu qëndron sot forca e antikorrupsionit. Po ku duhet të ushtrohet konkretisht forca e politikës amerikane?
Ajo duhet të mbështetet vetëm në një pikë: te zbatimi i kushtetutës së re shqiptare, dhe te trainimi i shqiptarëve për të marrë në dorë Byronë Kombëtare të Hetimit.
Akuza antikorrupsion duhet të jetë fenomeni i ri i patriotizmit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJLINDA BREGU/ Të vet-ohen të gjitha nga e para…
Previous article ALMA NIKOLLI/ Shqipëria po digjet, Puka po digjet, gjyshërit tanë po digjen…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k