• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Sali ziu mendon se ka përballë Ramiz Alinë, jo SHBA
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Sali ziu mendon se ka përballë Ramiz Alinë, jo SHBA

September 17th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Pashë dje takimin e Saliut me fansat e tij në lajme.

U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër, të cilin nuk e pranon mali: domethënë nuk e pranojnë shqiptarët.

Asgjë.

Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati dorëzuar ende teserën e Partisë së Punës.

Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën dje si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët.

Kurse Saliu foli si tridhjet vjet më parë, dhe i bëri të gjithë për të qeshur.

Po Basha.

Ai ishte krejt i qetë dhe në luftë parlamentare me maxhorancën në seancën e djeshme të Kuvendit.

Kurse, edhe ata që ishin në sallë me Saliun, pas dhjetë minutash e kuptuan se Saliu tani është një person i humbur.

Po Saliu?

Saliu do të vijojë, por, me kë, dhe për kë do të flasë? Ai do të flasë me veten dhe për vete, sigurisht.

Domethënë asgjë.

Por, këtë i tha dje si përgjigje edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim: “Berisha është person i korruptuar, dhe kjo mjafton për Amerikën”.

Po Saliu?

E çdo të thotë Sali ziu! Nuk ka më asnjë shpresë, por mendon se ka përpara Ramiz Alinë.

Jo. Ai tani ka përpara si kundërshtar Amerikën, në një kohë që atëherë, kur qe kundër Ramiz Alisë, ai e kishte me vete.

Domethënë, i bie që Saliu me një grusht njerëzish të panjohur, do të mundë Amerikën në Shqipëri!

Por, a e bën dot?

Ja, kjo është pyetja, të cilën ai ose nuk do, ose nuk di ta bëjë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATOS HOXHA/ A mbulohet Dielli me shoshë?!
Previous article ARANIT MURAÇI/ Rezistenca "heroike" e Sali Berishës dhe përpjekja e tij e fundit politike (për rrëzimin e Lulzim Bashës)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k