• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Reforma në Drejtësi i prin reformës institucionale të shtetit shqiptar
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Reforma në Drejtësi i prin reformës institucionale të shtetit shqiptar

April 20th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Reforma në Drejtësi i prin reformës institucionale të shtetit shqiptar. Reforma institucionale e shtetit shqiptar i çel rrugën bashkimit kombëtar shqiptar.

Kjo është sot ecuria e zhvillimit të ri të shtetit shqiptar dhe të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë Reforma në Drejtësi do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar duke nisur nga kryeministrat.

Po ta shohësh me vëmendje, vetë Reforma në Drejtësi është e strukturuar, edhe institucionalisht por edhe ligjërisht, që të eliminojë nga drejtimi i shtetit shqiptar krejt një klasë politike të korruptuar.

Në fakt gjithçka do të vërtitet në fillim për të likuiduar nga skena politike korrupsionin kryeministror.

Sigurisht që në dhjet njëzet vjetët e fundit janë disa korrupsione kryeministrorë që kanë akaparuar gjendjen korruptive në Shqipëri, por sipas metodës moderne të goditjes së krimit shtetëror gjithçka duhet të fillojë nga kryeministri aktual, Rama.

Në fakt kjo është edhe metoda më morale e goditjes, sepse në Shqipëri goditja antikorrupsion do të jetë drastike. Por eliminimi së pari i kryeministrit aktual Rama, sigurusht që e bën më morale goditjen e kryeministrave të tjerë, autorë të vërtetuar të korrupsionit kryeministror shqiptar. Në të njëjtën kohë, edhe klasa politike do të shpëtojë nga uzurpimi që Berisha dhe Rama i kanë bërë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Kjo sepse të dy këta i kanë uzurpaur të dyja partitë me anë të mekanizmit të korrupsionit.

Rënia e korrupsionit kryeministror, kryeministrat e korruptuar dhe ministrat e korruptuar, çliron dhe të dy partitë e mëdha nga zgjedha korruptive që po i sundon.

Pas kësaj, ekspertët e huaj mendojnë se do të fillojë të rigjenerohet politika shqiptare e moralshme dhe që qeveris më anë të ligjit dhe drejtësisë.

Likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar krijon premisat reale të fillimit të procesit të bashkimit kombëtar shqiptar. Historia jonë po rifillon.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Patriotizmi shqiptar, mburoja kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan
Previous article ANRI BALA/ Kush është biri i k**vës?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k