• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA: Rama trutharë si Enver Hoxha
Home
Blog

SPARTAK NGJELA: Rama trutharë si Enver Hoxha

December 22nd, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Si mund të shpjegohet vota shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB?
Nëse kjo ka qenë një skemë që t’i japë mundësi kundërshtarëve të presidentit Trump të krijojnë retorikë të re kundër presidentit amerikan brenda Amerikës, as që mund të mendohet që intelekti i vobektë i Edi Ramës të ketë hyrë në këtë lojë kaq të hollë.
Jo. Është një diçka krejt tjetër qëllimi Rama.
Le ta shohim.

l.
Zotërinj; keni në krye një kryeministër që nuk ka as gjykimin e një katërmbëdhjetë vjeçari.
Është i trembur nga forca që po tregon politika amerikane në Tiranë, dhe kërkon të nxisë politikën amerikane që ajo të mos angazhohet në çështjen e pastrimi të amoralitetit shqiptar.
Po ku dallon frika e Saliut dhe taborit të tij të korruptuar, nga frika e Ramës?

E keni parë Saliun që është kundër Amerikës dhe s’ thotë dot asnjë fjalë kundër saj po merret me ambasadorin amerikan në Tiranë? Është fëminore kjo, natyrisht.
Kurse Rama nuk mund të kundërshtojë, por me frikën a tij, pret tinëzisht që herë-herë të veprojë njëlloj si Saliu.

ll.
Në fakt Rama është një trutharë njëlloj si Enver Hoxha. Se metodat e tij po përdor.
Po ku mbush ky pafille! Pse Amerika është në aleancë me Tiranën politike për një akt human?
O injorant, që nuk kupton dot asgjë!
Amerika ka interesa jetike në Shqipëri, dhe as që pyet fare për ty, se ka 97 përqind të shqiptarëve me vete.

Gjithsesi, ul kokën, o i mjerë, dhe prite fatin tënd me qetësi se të vjen ashtu siç vetë e ke kërkuar.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim tjetër vota kundër Amerikës në OKB, veç kërkesës për shpëtim të Ramës dhe grupit të tij, sa injorant aq dhe i korruptuar.

Por kot e ka. Asnjë tërheqje nuk do të ketë politika amerikane në Tiranë kundër korrupsionit malinj që sundon mbi djersën, varfërinë dhe ndershmërinë ë popullit shqiptar.

Fakti historik i palëkundur është ky: interesi amerikan për Ballkanin Perëndimor arrihet vetëm me një Shqipëri të fortë dhe një botë shqiptare këtu, në aleancë me Amerikën. Amerika kërkon një Shqipëri dhe Kosovë të fortë në këtë zonë: dhe do ta bëjë.

lll.
Pse nuk ia di politika amerikane hallin Edi Ramës?
Asgjë… vaji i kandilit korruptiv në Tiranë është në fund: shumë shpejt, të gjithë “pronarët e mëdhenj” politikanë, majtas e djathtas, do jenë në kllapat e rënda të ligjeve antikorrupsion.
Halli i Ramës dhe halli i Saliu dhe i ministrave të tij që bënin si të çakallisur të hënën, është i njëjtë. Por frika e secilit prej tyre, është veçmas e ndryshme, sipas psikikës individuale.

IV.
Mos u mërzisni, o të mjerë! se nuk do t’ju ndodhë ndonjë gjë e madhe: jeni të varfër me para e me prona që nuk janë tuajat, dhe do ktheheni në një gjendje normale, siç keni qenë – të varfër pa para.
Për dënimin penal pastaj, ju duhet avokat dhe jo politikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article  FATOS LUBONJA: Opozita mes Prokurorisë së kapur dhe ndërkombëtarëve të kapur
Previous article EDUARD ZALOSHNJA: “Poli i tretë” do t’i ndryshonte balancat elektorale

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k