• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Kufijtë, reformimi modern i botës shqiptare në Ballkan sapo ka nisur
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Kufijtë, reformimi modern i botës shqiptare në Ballkan sapo ka nisur

September 6th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Për një federatë shqiptaro-abullgare në shtetin e riemëruar të Maqedonisë.

Pse nuk është Maqedonia sot një federatë shqiptaro – bullgare? Pse nuk janë shqiptarët forcë konstituente e Maqedonisë kur ata sot minimumi përbëjnë 45% të popullsisë dhe realisht shkojnë deri në 55 % to saj?

Dy janë arsyet: sepse shqiptarët e dhunuar në dy shekuj, ende nuk po e gjejnë dot veten në forcën kombëtare; dhe se fuqitë e mëdha europiane deri në vitin 1990, i kanë parë shqiptarët si joeuropianë.

Sot ka ndryshuar gjithçka.

Po politika amerikane e ka në konsideratë sot këtë fakt historik?

Sigurisht që e ka. Sepse federata maqedone tani për tani duhet të jetë hapi i dytë i rëndësishëm për unifikimin e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, pas pavarësisë së Kosovës.

Dhe sigurisht që, unifikimi i botës shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, është interes amerikan i dorës së parë.

Por edhe politika gjermanë duhet ta ketë të qartë këtë, dhe sigurisht që e ka.

l.

Pse nuk po kanë sot forcë kombëtare shqiptarët e Maqedonisë për të vendosur federatën shqiptaro-bullgare të Maqedonisë?

Sepse deri në vitin 1990 ata janë luftuar nga fuqitë e mëdha europiane, që kanë mbështetur sllavët kundër tyre, me preteksin historik se shqiptarët janë osmanë.

Kjo në fakt ka qenë një e pavërtetë historike, se sot është e provuar që shqiptarët janë populli i parë i vendosur në Gadishullin Ilirik, dhe gjuha shqipe është gjuha më e vjetër e Europës. Prandaj të kërkosh sot krijimin e republikës së Iliridës në federatën shqiptaro-abullgare të Maqedonisë, është brenda frymës së re historike të kohës sonë arbërore.

Ku ka turq apo osmanë sot në Shqipëri! Shqiptarët janë mbajtësit e gjuhës më shprehëse të Europës, dhe e kanë mbrojtur dhe konservuar këtë gjuhë si një gjë të shenjtë.

Prandaj, ku e kanë gjetur të drejtën bullgarët e Maqedonisë që e quajnë veten superiorë historikë kundrejt shqiptarëve në Maqedoni?

Askund. Vetëm në gënjeshtrat e pseudishkencës ruse, dhe në banditizmin dy shekullor të serbëve dhe osmanëve, që të ushqyer nga Patriarkana e Stambollit dhe ortodoksizmi rus, kanë dashur të zhdukin racën arbërore.

Por asgjë nuk i bënë dot historisë shqiptare. Rezistenca tragjike e shqiptarëve, erdhi sot dhe hyri në hullinë e vet të vërtetë.

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të vetëm, deri në vitin 1898, kur iu doli në aleancë mbrojtëse Austro-Hungaria dhe mbretëria e Gjermanisë, dhe kanë marrë forcë me aleancën amerikano-shqiptare, që e ka kapur nismën e vet në vitin 1991.

ll.

Shikohini luftrat kastriotiane, ato që të gjitha janë beteja puro shqiptare dhe vetëm heroikë arbërore, sepse mbretëritë sllave dhe sidomos serbët kanë qenë bashkë më osmanët në aleancën antishqiptare.

Urrejtja serbe kundrejt Gjerqj Kastriot Skënderbeut nuk është kjo qesharakja e sotme që shfaqet me hoxhallarë injorantë të blerë prej tyre dhe me një pafille injorant në tërbim si Rexhep Taip Erdogani.

Ajo ka qenë një urrejtje shekullore, se e kanë ditur që heroika e kësaj lufte do të ndërtonte në ngritje shtetin e madh shqiptar dhe gjuhën shqipe.

Sot këta janë krejt të lodhur, sepse kjo e sotmja është kohë arbërore.

Është shkenca historike amerikane dhe gjermane që mbështesin sot historicizmin modern proshqiptar dhe politikën amerikane për rivendosjen e të vërtetës. Dhe kjo e vërtetë, që tani së pari është vendosur me luftë në Kosovë, duhet që me forcën e politikës amerikane të vendosë federalizmin shqiptaro-bullgar në Maqedoni.

Ky federalizëm, do ta shihni që është në interesin amerikan global, sepse është hapi i parë për krijimin e frymës shtetërore të re ballkanike.

lll.

Në një kohë të tillë historike, kur vetë historia moderne e Shqipërisë po e kërkon forcën e politikës shqiptare në Maqedoni, liderët politikë shqiptarë të Maqedonisë janë të vendosur kundër interesit shqiptar federativ në Maqedoni.

Sigurisht që kjo është një sëmundje e vjetër e krerëve shqiptarë.

Frika shqiptare e ndërkallur në shekuj nga mizoritë osmno-serbe kundër shqiptarëve, është shoqëruar gjithmonë me shitjen e interesit kombëtar nga krerët shqiptarë të korruptuar.

Kjo është arsyeja që ende shqiptarët në shtetin maqedon janë qytetarë të dorës së dytë.

E kuptoni ku jemi? Shqiptarët autoktonë janë në Maqedini qytetarë dorës së dytë, kurse sllavët bullgarë, të ardhur në Iliri si hodhi në shekullin e shtatë, janë zotër të vendit. (!)

Por sot ka ndryshuar gjithçka, sepse është koha kur historia perëndimore dhe veçanërisht ajo amerikane e kanë interes të dorës së parë reformimin modern të botës shqiptare në Ballkan. Dhe kjo, që tani ka filluar, do të vijojë. Prandaj brenda kësaj rrugë të re historike, federata shqiptaro-bullgare në shtetin maqedon duhet të bëhet realitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Përse Basha mblodhi pasanikët e PD në Elbasan?
Previous article MERO BAZE/ Vetingu që i duhet politikës dhe ai që i duhet Lulzim Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k