• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Korrupsioni kërkon hapjen me dhunë të karantinës, kryeministri s’duhet të tërhiqet
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Korrupsioni kërkon hapjen me dhunë të karantinës, kryeministri s’duhet të tërhiqet

April 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Koha po ecën drejt eliminimit përfundimtar të rrezikut epidemik, dhe kjo gjendje pozitive duhet të mbrohet me çdo mjet.

Korrupsioni i lartë shtetëror do të kërkojë hapjen me dhunë të karantinës.

Kjo është natyra e tij: me vdekjen masive të shqiptarëve ai do të kërkojë të krijojë destabilizimin shoqëror dhe, me të, të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Korrupsioni politik shqiptar ka pasur shumë shpresë te epidemia e koronës, e cila në Shqipëri ndërkohë po shkon drejt fundit të vet.

Ky korrupsion primitiv tani po e sheh se me epideminë dështoi, prandaj ka filluar të kërkojë prishjen e dhunshme të karantinës në funksion të shpërthimit epidemik.

Kryeministri shqiptar nuk duhet të tërhiqet.

Kurse politika antikorripsion me kusht kundrejt qeverisë së Tiranës, e drejtuar nga Uashingtoni dhe Brukselit, duhet të vijojë në mënyrë të rreptë deri në masa ekstreme, mënjëherë

sapo të dalim nga gjendja e sigurisë antiepidemike.

Në të njëjtën kohë, korrupsioni shtetëror shqiptar duhet ta dijë se këtu drejton shkenca, dhe normat antiepidemike me fuqi ligjore tani mbrohen nga Kodi Penal.

Askush muk mund t’i shkelë kërkesat dhe kufizimet për mbrojte antiepidemike.

Eshtë e qartë që, me anë të vdekjes masive, korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar do të kërkojë të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Këto orvatje duhet të goditën rëndë, nëse këta individë do të dalin me parulla anarkike kundër karantinës apo distancimit social.

Sot gjithçka duhet të drejtohet nga shkenca, kurse kundër pështjellimit social që kërkon përhapjen e epidemisë, duhet të funksionojë menjëherë Kodi Penal i amenduar tani së fundmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Vari vehtes një “nuskë” Lulzim
Previous article ISA MYZYRAJ/ Ku u bazua Monika që tha COVID-19 është konspiracion

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k