• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Gruevski u arratis nga Shqipëria. A ka gisht Meta?
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Gruevski u arratis nga Shqipëria. A ka gisht Meta?

November 16th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Gruevski i arratisur, me arratinë e tij, e vërtetoi që është vjedhës.
Por, që u arratis nëpërmjet Shqipërisë për në Hungari, mendohet se është ndihmuar nga korrupsioni i lartë shqiptar.
Në Tiranë ka rënë zia. Miku i madh i Gruevskit, Meta, ndihet në hall se Gruevski u vërtetua nga policia shqiptare që ka dalë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari.
Po Meta ka gisht?

Këtë e di FBI. Nëse FBI ia ka vërtetuar, Meta duhet të japë dorëheqjen. Është një veprim tejet ordiner për një President.

Miqësia e Metës me Gruevskin në thelb është tërbim antishqiptar. Ishte Meta ai i cili i kërkoi Ali Ahmetit që ky të bashkohej me Gruevskin për t’i dhënë pushtetin këtij të fundit dhe jo Zaevit. Domethënë i kërko liderit shqiptar të Maqedonisë të ishte kundër shqiptarëve. Kurse Ali Ahmeti nuk e dëgjoi.
Po policia shqiptare, a mund ta provojë që Meta ka gisht ndihmues në arratinë e Gruevskit nëpërmjet territorit shqiptar?

Nëse Meta ka pasur gisht, këtë tani e di edhe policia shqiptare. Atëherë këtë e di edhe kryeministri Rama. Po Rama do ta denoncojë? Nëse e ka vërtetuar policia shqiptare nuk ka se çfarë të bëjë, sepse, pas këtij fakti, mosdenoncimi është me shumë pasoja negative për një kryeministër. Por gjithsesi, komedia qëndron se, po të jetë kapur Meta nga policia shqiptare në çështjen Gruevski, tani Meta është në mëshirën e zëvëndësministrit të Brendshëm Lleshaj, të cilit i refuzoi emërimin si ministër.
E shihni se sa qesharak bëhet korrupsioni shtetëror kur kapet nga ligji?
Gjithsesi, fati i të korruptuarit Gruevski, prite të jetë edhe fati i korrupsionit të larë shtetëror shqiptar. Është e njëjta histori, dhe është po e njëjta psikikë kriminale që ka drejtuar si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë, në këta njëzet vjetët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Përplasja e këtyre 3 gjeografive, është duke krijuar një rend të ri botëror
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Banorët e Astirit, pallati i vjehrrit dhe votat e PD-së

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k