• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me SPAK dhe a është ky vetëm fillimi?
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Çfarë po ndodh me SPAK dhe a është ky vetëm fillimi?

December 9th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Mbas sekuestrimit të pasurisë së ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, SPAK filloi arrestimin e krerëve të krimit të organizuar ordiner, që, në vite, kanë blerë drejtësinë e korruptuar.

Çfarë po ndodh?

l.

Asgjë që nuk pritej, gjithçka, që pas ngritjes së SPAK-ut, ishte e pritshme në hapësirën antikrim në Shqipëri.

Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, i parashikon si struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse, vetë korrupsionin e lartë politik dhe krimin e organizuar, ajo e paravendos juridikisht si një strukturë të veçantë kriminale.

Askush nuk e kuptoi qartë kur SPAK-u u ngrit, dhe, edhe deri tani kishte dyshim se përse duheshin lidhur bashkë institucionalisht këta dy aspekte të strukturës antikrim në Shqipëri.

Në çdo shoqëri, të pushtuar me sundim nga krimi, funksionon fuqishëm një strukturë kriminale. Kështu funksionon edhe në Shqipërinë e sotme: Shqipëria sot, është e provuar që rezulton si një shtet me strukturë kriminale.

Tani, gjithsecili beson, se e kupton qartë këtë gjykim: krimi i organizuar, si ai i krerëve të këtij krimi që u arrestuan dje, është i lidhur me politikln e lartë shqiptare.

Dhe arsyeja del shumë thjeshtë nga kjo pyetje: pse nuk janë akuzuar për krime konkrete deri më sot këta individë, por është bërë gjithmonë sikur?

Dhe përgjigjja është e thjeshtë: kjo tegon që këta kanë qenë të mbrojtur nga dy kolona të tjera: nga korrupsioni masiv në pushtetin gjyqësor; dhe nga korrupsioni i lartë shtetëror.

Atëherë, shumë e thjeshte: kjo tregon se këto tri kolona kanë qenë dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Në fakt, ky është realisht vetë spektri i krimi shqiptar, dhe kjo është edhe struktura e tij esenciale.

Si është e sistemuar kjo strukturë kriminale ?

Struktura kriminale në Shqipëri ka pasur dhe ka këtë sistem: Prokuroria nuk hetonte, gjykata e lironte edhe ndonjë të kapur në flagrancë, kurse politika e lartë e korruptuar, ndihmësja e përgjithshme e krimit, punonte me krimin e organizuar për të pastruar rrugën, sepse e ka pasur dhe dhe e ka krahun e vet të forcës, ngaqë, po këtë, korrupsioni e mban edhe si klientelën e vet ekonomike.

Me këtë klientelë kriminale, korrupsioni i lartë shtetëror pushton territoret, pastron paranë që e kalon në bankat ofshore, vret kundërshtarët në treg që janë biznesmenë të pavarur dhe, kërcënon policinë e ndjekjes penale, gjithmonë në mbrojtje të të tria kolonave kriminale.

Atëherë gjykimi është ky: krimi i organizuar, si falangë force me eksponentët e terrorit, në mbi 20 vjet, ishte dhe është krahu i forcës i korrupsionit të lartë shtetëror.

Ja, këtë krah force kriminal ka goditur SPAK dje.

ll.

Në fakt, arsyeja e re antikrim, nuk kishte mundësi tjetër: goditja antikrim duhej të fillonte kundrejt krahut të forcës që përdor korrupsioni i lartë shtetërorë në Shqipëri.

Dhe kjo tregon se vetë SPAK-u po drejtohet realisht nga ekspertë perëndimorë që sot kuptohet se janë prezent në Shqipëri. Kjo u pa qartë pikërisht dje që, menjëherë pas goditjes antikrim, doli në media dhe u shpreh ambadadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Dhe, në funksion të kësaj daljeje, arsyeja sigurisht që mbështet po me një fakt: dalja e ambasadores aty për aty në mbështetje të arrestimit të krerëve kriminalë në Shqipëri, sigurisht që e provon mendimin se, në këtë çështje shumë delikate, ekspertiza drejtohet nga ndërkombëtarët e rëndësishëm.

Sipas kësaj, na duhet të presim çdo ditë goditje të reja në krahun e forcës së korrupsionit të lartë shtetëror.

Nuk kam dyshim se, ky krah force i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri duhet të eliminohet përpara se sa të fillojë goditja penale kundër të korruptuarve të mëdhenj, sepse kështu neutralizohet çdo orvatje për terror kundër SPAK-ut. Duhet të theksojmë se, falanga goditëse e krimit të organizuar, këtë lloj terrori e ka natyrën e saj parësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Ky shkrim nuk është për familjen e Klodian Rashës
Previous article MERO BAZE/ T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate

F.autor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Blog May 1st, 2025
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Apr 30th, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k