• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
Sot nuk kemi asnjë lajm!
Home
Blog

Sot nuk kemi asnjë lajm!

May 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në 18 prill 1930, një prezantues lajmesh në BBC u tha dëgjuesve: “Nuk ka lajme!”, dhe vendosi disa melodi dhe këngë.

Në ditët para se lajmet të prodhoheshin – me fjalë të tjera “krijoheshin”, për t’u shitur kompanive dhe bizneseve hapësira reklamash – dëgjuesit bekoheshin rregullisht me tinguj të ëmbël.

Tani kemi një cikël lajmesh 24 orë në ditë, 7 ditë në javë – “lajme” për njerëz, ngjarje dhe zhvillime, që hyjnë në gropën thithëse të ndërgjegjes njerëzore, për t’u nxjerrë jashtë prej aty muaj, ditë, apo sekonda më vonë, nga një lajm tjetër, më i spikatur. Lajmet “e mira” janë ato që mbeten më gjatë në gropën thithëse – tragjedi, vdekje dhe fatkeqësi – ndërkohë që lajmet “e kota”, ose informacioni që ka mirësi apo vlerë, mund të përfshijë tema të tilla si natyra, vullneti i mirë apo etika.

Që të mbeten duke u vërtitur në vorbullën e lajmeve, figurat e sotme publike duhet që të jenë argëtuese; ka shumë efikasitet edhe kur janë të paparashikueshme, apo të “sinqerta”, kur bëjnë sherr në publik, deklarata të forta, shpesh fyese. Duhet edhe të kuptohen kollaj – ose të keqkuptohen kollaj.

Xhorxh Oruelli shkruante se në fillimet e jetës së tij, kishte vënë re që “asnjë ngjarje nuk pasqyrohej me korrektësi në një gazetë”. Njëqind vjet para tij, Henry David Thoreau këshillonte që, nëse lejon zërat e kotë dhe thashethemet të të hyjnë në mendje, kjo është “vetëvrasje intelektuale dhe morale”.

Sot, në vend të mendimtarëve dhe udhëheqësve, “argëtuesit” po mbushin hapësirat tona politike, artistike, letrare dhe intelektuale. Media është shndërruar në karnavalen e shpërqëndrimeve, duke ofruar, siç thoshte Oskar Uajlld, “detaje të sakta dhe prozaike të bëmave të njerëzve, që nuk ngjallin kurfarë interesi”. A duhen lexuar të gjitha?

“NP” – bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Zjarri dhe tërbimi” i Trump nuk do të ndihmojë në Lindjen e Mesme
Previous article PROFIL/ Ish-spiuni që drejton Rusinë prej 18 vitesh. Kush është Vladimir Putin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k