• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SONILA MEÇO/ Ne jemi gëzimi i qeverisë, hiç mos na llogarisni edhe ne
Home
Blog

SONILA MEÇO/ Ne jemi gëzimi i qeverisë, hiç mos na llogarisni edhe ne

September 25th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Sonila Meço

U njoftua se Shqipëria po merr 500 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare. Gëzim e ndjenja të thella kënaqësie nga qeveria.

Ndërkohë populli duhet të dijë se:

  1. Borxhi publik rritet sërish, megjithëse ka kaluar 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kusuret tona, të fëmijëve tanë, fëmijëve të fëmijëve tanë për ta shlyer këtë borxh edhe kur kjo qeveri kaq e lumtur për lëshimin e eurobondit të jetë harruar në ndonjë faqe historie.
  2. Ky borxh merret me normë më shumë se dy herë më të lartë se vendet e rajonit. Arsyeja? Sepse niveli i lartë i borxhit, ka rritur riskun për vendin. Pra kusuret e shqiptarëve, që maqedonasit e malazezët të paguajnë më pak se ne, sepse qeveria jonë gëzon për operacionin e daljes në tregjet ndërkombëtare për të emetuar për herë të tretë një eurobond.
  3. Ky borxh i shtohet atij të projektit 1 miliard të partneritetit publik-privat, që qeveria u ka privatëve, por që thjesht nuk shënohet si i tillë në bilancet financiare të shtetit.

Borxhin qeveria e shlyen nga paratë tona. Kusuret tona, përballë gëzimit dhe kënaqësisë sublime të qeverisë, që shton borxhin plot krenari. Me gëzim po marr borxh thotë qeveria. Po a i kuptojmë si popull kusuret? Dhe kaq pak merak për çfarë u lëmë fëmijëve? Një mal me borxhe bërë nga ca të përkohshëm, që po na dënojnë me breza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIS ILJAZAJ/ PD duhet të shpëtojë nga ngasja jakobine kundër biznesit
Previous article ASTRIT PATOZI/ Është thjesht njeriu i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k