• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Sondazhi/ Sa përqind e shqiptarëve duan largimin e Fatmir Xhafajt?
Home
Blog

Sondazhi/ Sa përqind e shqiptarëve duan largimin e Fatmir Xhafajt?

June 6th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

 Eduard Zaloshnja/ 

Në qoftë se zhvillohen zgjedhje parlamentare sot në Shqipëri, janë të gatshëm të votojnë për partitë aktuale rreth 170 mijë banorë të rritur më pak se sa në zgjedhjet e vjetshme.  Për PS-në do të votonin 48% e atyre që janë gati të votojnë sot; për PD-në 35%; për LSI-në 13%; për PDIU-në 3% (1% për partitë e tjera të vogla).

Kështu më rezultoi nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Folloë Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.

Nga ekstrapolimi në rang kombëtar i të dhënave të këtij sondazhi dhe atij të majit, rezulton se PD-ja ka humbur 30 mijë votues, krahasuar me muajin paraardhës, ndërkohë që partitë e tjera kanë mbetur pothuaj në kuotat e muajit paraardhës. Krahasuar me qershorin e 2017-ës, vetëm PD-ja ka një farë rrijtje, ndërsa partitë e tjera rezultojnë me rënie (shihni grafikun 1).

Vetëm 1/3 e të anketuarve duan që ministri Xhafaj të largohet nga qeveria. Nga ana tjetër, mbi gjysma e të anketuarve duan që ai të qendrojë (pjesa e mbetur ka opinion asnjëanës – shihni grafikun 2). Shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të qendrojë ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë e mazhorancës, ndërkohë që shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të largohet Ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë opozitare.

Sondazhi u krye me 1280 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.8%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANILA SHUKA/ Lobim femëror në Gjermani
Previous article Zgjidhja e thjeshtë për të mbajtur vajzat në shkollë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k