• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 19th, 2025
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Vija bregdetare, simptomë e një shteti të sëmurë
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Vija bregdetare, simptomë e një shteti të sëmurë

June 28th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Pa kaluar as 24 orë nga masakra e Velipojës, ku shezlongët dhe ndarja e hapësirës ranore lanë pas të vrarë e të plagosur, një tjetër konflikt i stilit mafioz ka tronditur parajsën turistike shqiptare, Dhërmiun. Djegia e 60 shezlongëve të stivosur anës plazhit mund të jetë gjithçka përveçse e paqëllimtë. Është një mesazh i konkurencës për kompaninë e vogël që operon në atë vend, se nuk është e mirëpritur në atë që bën. Pra, se duhet të hapë krahun dhe t’i lerë radhën një tjetri!

Në 48 orë media dhe opinioni publik janë detyruar të fokusojnë vëmendjen në një ambjent anonim dhe banal siç është ai i çadrave të plazhit e shezlongëve, a thua se ky vend s’ka kriza më të rëndësishme për t’u marrë.

Përtej banalitetit dhe marrëzisë së këtyre ndodhive që po marrin jetë njerëzish, qëndron simbolika e një sektori turistik që është ngritur qysh në krye të herës mbi parimet e xhunglës, në vend të rregullave të tregut. Mbi dhunën, kërcënimin, korrupsionin, agresivitetin e zhvatjen, në vend të të drejtës pronësore apo profesionalizmit që duhet të ketë një aktivitet që synon të shlodhë e të ofrojë kënaqësi, në vend të stresit e rrezikut për kokën.

Nëse ka sot një hapësirë gjeografike në këtë vend, ku është abuzuar, vjedhur e shkelur me këmbë çdo ligj, kjo është linja detare e liqenore rreth 400 kilometërshe e Shqipërisë. Hidhni një sy nga Velipoja e deri në Ksamil e do të shihni katrahurën: ndërtime laramane nga më luksozet e deri tek më të pistat të strukura në gardhin e njëra-tjetrës, zaptime të vijës bregdetare përtej distancave të lejuara, betonizim e ndarje me arna e detit ku s’ke më një pëllëmbë tokë që të ngulësh një çadër pa paguar sikur je në Kanë a Montekarlo, ujra të zeza e të bardha që turren drejt detit, ndërsa grykëderdhjet e lumenjve sjellin mijëra ton mbeturina nga më të pistat. Bregu ynë nuk i ngjan fatkeqësisht asnjërës prej hapësirave detare të fqinjëve, me të cilët jemi në konkurencë sa i përket industrisë së turizmit. Kjo situatë po kompromenton edhe investimet masive e shumë pozitive që janë bërë vitet e fundit në shumë nga qytetet bregdetare.

Vija jonë detare është prova materiale e krimit mjedisor e turistik 30 vjeçar. Ajo është dëshmia më flagrante e shtetit të sëmurë që kemi pasur dhe ende kemi në shumë aspekte. Është pamundësia e institucioneve qëndrore e lokale për të imponuar rregull në pasurinë më të madhe kombëtare, pasi tek ne edhe sot, në vitin 2021, ligji në bregdet vepron me “aksione”, e jo në mënyrë të vazhdueshme. I shembim ndërtimet pa leje në plazhe me kalendar e me data, jo gjatë gjithë kohës dhe sapo ato ngrihen!

Nëse duam turizëm, duhet të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime, e jo vrajse, plehra dhe zjarrvënie. Ky sezon turistik po dëshmon se vetëfrenimi njëvjeçar që solli pandemia, po kthehet në një çlirim masiv të instikteve e babëzisë së bizneseve turistike, për të kompensuar humbjet e marrë me dhunë klientelën. Pa e çarë kokën fare se duke i vënë zjarrin komshiut, kanë prishur një herë e mirë edhe biznesin e tyre. Shezlongët janë metafora e këtij turravrapi absurd, pas të cilit shfaqet i njëjti shtet pasiv dhe i pafuqishëm për të vënë në fre arbitraritetin që sundon i palëvizur në bregdetin e shqipeve. Vija jonë bregdetare është simptomë e pafuqisë së kudondodhur për të bërë shtet dhe për imponuar ligj!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Voltana, kryebashkiakja-molotov që zjarrit i hedh vetëm benzinë!
Previous article Në familjen e Musaenit për të qënë afër nënës dhe vëllait të tij

F.autor

Related Posts

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze! Blog
June 17th, 2025

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog
June 3rd, 2025

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës… Blog
May 22nd, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

EDUARD ZALOSHNJA/ Gropa Madhështore në Tiranë, ogur jo i mirë për zgjedhjet bashkiake të rradhës…

Blog May 22nd, 2025
DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

May 18th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë! Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Zgjedhje ose ekspozitë? Rama 4, fitore pa rivalë!

May 21st, 2025
YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së Blog

YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

Jun 3rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k