• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Rekrutët dixhitalë që duan të shpëtojnë Berishën (për inat të Ramës)
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Rekrutët dixhitalë që duan të shpëtojnë Berishën (për inat të Ramës)

September 20th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Në podiumin e vajit që dominon sot sagën Berisha në PD, hipin e zbresin gjithfarë personazhesh. Demokratë nostalgjikë të mbetur me sytë dhe mendjen tek mitingjet shurdhuese të Doktorit në vitet ’90, votues fanatikë që janë përbetuar t’i shkojnë pas qerres së tij që në vitin 1992, të djathtë që s’i ngroh Lulzim Basha me humbjet e tij seriale, apo ish-nëpunës e zyrtarë të qeverive të para 2013, që kanë përfituar dikur e shohin t’u preken interesa jetike me ikjen e një figure si Berisha nga skena. Ka më tej, e këtu situata bëhet gjysëm komike, një turmë të madhe gri, amorfe dhe pa kufinj të përcaktuar qartë, që motivohen të ngrenë zërin pro Doktorit, për inat të palës tjetër. Urrejnë Edi Ramën, prandaj janë gati të puthen në distancë me Sali Berishën. Ky detashment rekrutësh me celular në xhep e shumë aktivë në Facebook, televizione e rrjete sociale, është sot fanfara më zëlartë dhe nervoze që e shoqëron dramën e Berishës në çdo orë e ditë të saj, duke e bërë edhe më absurde se ç’është.

Identikiti i përkrahësit të sotëm të Sali Berishës nuk janë më vetëm ata pleqtë në oborrin e Partisë Demokratike që shanin me fjalë të ndyra Lulzim Bashën. Ata janë militatë të sinqertë, që nuk e konceptojnë dot botën pa Berishën. E drejta e tyre. Janë më të sinqertët edhe duke qenë banalë e vulgarë. Por meqë jetojmë në një epokë totalisht dixhitale dhe të dominuar nga rrjeti e mediat, përkrahësit e Doktorit sot janë kryesisht ata që nuk zbresin shesheve, por që thjesht s’e durojnë dot Edi Ramën. Secili për hallin dhe motivin e vet personal.

Sot Berishën e mbrojnë ata që dikur kanë shkumëzuar kundër tij nëpër gazeta e ambasada të huaja, ata që kanë ngrënë dru prej shtetit të tij, që e kanë mallkuar e sharë me të gjithë fuqinë e shpirtit të tyre nëpër studio televizive, kafene apo blogje interneti. Për këtë kategori politikanësh apo ishër gjithfarësh, apo edhe gazetarë, analistë e fanatikë të internetit që mëkohen me urrejtjen ndaj Edi Ramës, fati politik e njerëzor i Doktorit është një detaj që nuk u hyn asfare në punë. As duan t’ja dinë se ç’do të ndodhë me të. Kurrë s’e kanë dashur dhe sërish as që duan ta shohin me sy. E dinë po aq mirë sa gjithë të tjerët, se Sali Berisha nuk meriton një fund më të mirë sesa ky që po shohim.

Dhembshuria e tyre e papritur dhe e pasinqertë për Doktorin buron vetëm nga frika instiktive që kanë, se me këtë syrgjynin amerikan të Sali Berishës në fund fare do të fitojë sërish Edi Rama. Do të bëhet më i fortë, më solid në pushtetin e tij, më moskokëçarës për palën që ka përballë.

Ndërkohë që një numër i madh demokratësh e votuesish të opozitës shqetësohen sinqerisht për dobësimin e mëtejshëm që mund të sjellë brenda PD një çarje Basha-Berisha, kategoria e mësipërme merakoset jo për aneminë e opozitës, por për shtimin e rruazave të kuqe të pozitës. Ky kor i pasinqertë që mbron pa asnjë dëshirë dikë që do të donte ta shihte vite më parë të kryqëzuar, e bën edhe më të papeshë betejën verbale rreth pozitës së ish-kryeministrit Berisha. E bën edhe më të pavërtetë avokatinë ndaj tij, pasi përtej mllefit ndaj Ramës, e mvesh historinë e Doktorit me amerikanët, edhe me detaje groteske e budallaqe si puna e Sorosit që i jep urdhëra Departamentit të Shtetit të linçojë Sali Berishën, pasi ka marrë udhëzime nga Rama në Tiranë!

Rënia e liderit historik të së djathtës shqiptare po ndodh në mesin e një liturgjie laramane vajtojcash, që sot kanë dalë të mbrojnë tezën idiote se Basha dhe bashkë me të edhe Partia Demokratike, duhet t’i thoshin ‘plaç’ SHBA e të mbanin fort në gji Doktorin. Lehtësia me të cilën e thonë këtë gjë, paçka se i dinë shumë mirë pasojat e një hapi të tillë për një forcë të madhe politike shqiptare, tregon në fund të fundit sa të pasinqertë e moskokëçarës janë për gjithë sa ndodh sot në PD dhe me fatin e saj politik. Fundja nuk e kanë as me Partinë Demokratike, as me Lulin, e as me Doktorin. E kanë me Edi Ramën merakun!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAJTIM BELLO/ Pse thoni se Amerika është kundër PD?!
Previous article Arsyet e "harruara" pse SHBA aktivizoi "Non Grata"-n për Berishën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k