• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Pse Presidentit i intereson kushtëzimi i integrimit të Shqipërisë në BE?!
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Pse Presidentit i intereson kushtëzimi i integrimit të Shqipërisë në BE?!

December 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në një nga mesazhet e shumta më kod që Ilir Meta hedh brenda jashtë Shqipërisë, kryetari i shtetit shqiptar sapo u ka kërkuar zyrtarëve të Parlamentit Evropian që të bllokojnë çdo shans të nisjes së procesit të negociatave për anëtarësim në BE, të paktën deri në pranverën e ardhshme. Presidenti njoftoi se ka diskutuar të martën me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe i ka deklaruar se “…Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”! Asnjë fjalë në lidhje me vullnetin normal të një kryetari shteti, për ta parë vendin e tij sa më shpejt në tryezën e negociatave me Brukselin.

Nuk duhet as shkollë dhe as shumë mend që të lexosh në mendimin e Presidentit, në lidhje me momentin e hapjes së negociatave. Të cilat në fakt janë formalisht të hapura, në pritje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Mesazhi që Ilir Meta i dërgon Strasburgut, në mesin e një debati të brendshëm evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është që të shtyjnë çdo përpjekje për të gjetur një kompromis për datën e Konferencave Ndërqeveritare brenda këtij fundviti. Presidenti nuk arrin të thotë as ato që ministri gjerman për çështjet evropiane tha sot, në lidhje me mosgjetjen e një kompromisi për Shqipërinë e Maqedoninë gjatë Presidencës gjermane të BE, duke shprehur keqardhjen për bllokimin! Prisni sa të bëjmë zgjedhjet dhe sa të ndërtojmë shtetin ligjor, thotë Ilir Meta! Të gjithë e dimë se të dyja këto elemente, janë dy “kova pa fund”, nëse sheh ç’ka ndodhur në Shqipëri, ku asnjë proces zgjedhor (me përjashtime shumë të rralla), nuk është njohur nga pala humbëse këto 30 vjet. Sa për “ndërtimin e shtetit ligjor”, vetë Meta është një ndër protagonistët e rreshtit të parë, për batakun ku ndodhemi tre dekada pasi rrëzuam komunizmin.

T’u japësh ndërkombëtarëve mesazhin e kushtëzimit, para mesazhit të fortë të përfshirjes sa më shpejt të vendit në procesin e integrimit evropian, do të thotë të bësh një hile të vogël ballkanike, nga ato që as raporterja Santos e as të tjerët në Berlin, Paris apo Romë, nuk i hanë. Kur kryetari i shtetit theksin e vendos jo tek procesi, por tek kushtet, nuk bën vetëm një sofizëm të pafajshëm (hë mo se edhe plotësimi i kushteve në Evropë të çon), por vendos një metodë sjelljeje që sipas Metës, evropianët duhet të aplikojnë ndaj nesh. Sjellja e politikanëve shqiptarë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë gjatë tranzicionit, ka qenë një manual i vërtetë hilesh dhe vënieje të interesit të ngushtë politik, mbi nevojën urgjente të Shqipërisë për t’ju bashkuar Evropës. Të gjithë krerët e djeshëm dhe të sotëm politikë, pa asnjë përjashtim, kanë menduar siç mendon tani Ilir Meta: që bllokimi i procesit, e jo vënia e tij në vijë, që lënia jashtë e Shqipërisë, e jo ulja e saj në tryezë me të tjerët, do të ishte në interesin e tyre imediat politik.

Nuk ka gabim më të madh se ky. Është provuar tashmë sa e sa herë. Kur Shqipëria lihet jashtë dere, qeveria e saj e rradhës gjen sheh e bën përshesh. Kur vendi ynë pengohet të ulet në panelin e vendeve ku kërkohet llogari e vihen afate konkrete për reformat, të gjitha qeveritë shqiptare tundohen të abuzojnë me ligjin dhe paren publike, sepse e dinë që askush s’po u kërkon hesap e s’po u tërheq veshin. Kushtëzimi që Meta vendos me zgjedhjet dhe nocionin fluturak të “shtetit ligjor”, është mesazhi më i gabuar që mund t’u jepet skeptikëve evropianë, nga Parisi në Kopenhagen. Kemi një kryetar shteti që i gëzohet dështimit të procesit të vendit që përfaqëson. Nuk ka cinizëm më të madh se ky!

Por Meta gabon edhe në këtë pikë. Sepse integrimi ka pushuar së qeni barut elektoral qysh nga momenti që shqiptarët kanë marrë lëvizjen e lirë dhjetë vjet më parë. Jashtë BE kemi qenë e do të jemi edhe për shumë vite, e kjo vështirë se do të lëvizë nga vendi ndonjë votë në 25 prill. Ky është një standart me të cilin jemi mësuar të jetojmë prej shumë kohësh. Sepse, veç të tjerash, kemi politikanë që urojnë ditë e natë që të mbetemi jashtë dere…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate
Previous article ALBERT NIKOLLA/ 8 dhjetori i Bashës si Prisipkin-i i Majakovskit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k