• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 20th, 2022
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Një ditë e rëndë sprove për Lulzim Bashën
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një ditë e rëndë sprove për Lulzim Bashën

January 21st, 2022 bora.autor Blog 0 comments

Sot është një ditë që Sali Berisha e ka shumë bezdi. Do të donte ta fshinte fare nga kalendari. E gjithë Foltorja e ndjek pas Doktorin në këtë ndjesi ku përzihet shpërfillja, me pak turp të fshehur thellë në subkoshiencë. Seç janë nja katër gjynahqarë që Rama i dërgoi para shumë kohësh te zyra e shefit dhe aty u vranë, kjo është filozofia sempliste e turmës që mësyu shkallët e PD në tetë janar. Një interpretim banal që refuzon përgjegjësinë e vrasjeve dhe që e transferon atë vetëm tek organizatorët e protestës. Nuk ka qorra më të këqinj se ata që kanë sy e nuk duan të shohin, thotë proverbi.

Në anën tjetër të qasjes qëllimisht shpërfillëse të Foltores (të mbajmë larg Berishën nga vrasjet) ndaj 21 janarit, qëndron sot Lulzim Basha. Ky ‘i riu’, shefi i PD-së pas tetë janarit, jo ai ‘i vjetri’, ministri i brendshëm i asaj dite, që ndau në heshtje përgjegjësinë me shefin e tij. Lulzim Basha i sotëm duhet të flasë, përkundër Lulzim Bashës së djeshëm që heshti.

Basha ka një detyrim të drejtpërdrejtë politik, qytetar dhe njerëzor që lidhet me këtë ngjarje. Ndaj të gjallëve dhe më shumë akoma ndaj të vdekurve. Ai është hallka që potencialisht zgjidh nyjen 11 vjeçare të asaj masakre të panevojshme që mori katër jetë njerëzish të cilët nuk paraqisnin asnjë rrezik për shtetin e kohës në momentin e marrjes së jetës. Kryetari i sotëm i PD duhet të japë një dëshmi të qartë dhe të prerë se e refuzon kulturën e heshtjes dhe omertà-n politike që e ka mbajtur lidhur me Sali Berishën.

Në katër muaj konflikti brenda partisë, mes Berishës dhe Bashës janë shkëmbyer akuza nga më të rëndat. Për vjedhje e korrupsion, tradhëti e thika pas shpine, dhunë ndaj militantëve, uzurpim të institucioneve dhe trukim votimesh. Berisha dhe Basha janë tashmë diametralisht të kundërt e të distancuar mes tyre, krahasuar me të njëjtën ditë si 11 vjet më parë. S’kanë qenë kurrë më larg njëri-tjetrit, në asnjerin nga përvjetoret e 21 janarit.

Ish-ministri i brendshëm i asaj dite e ka akuzuar indirekt eprorin e tij për atë ngjarje. Ka hedhur ca fjalë dhe më pas është tërhequr. Ndër të tjera, kjo e bën shumë relative dhe pak besueshme edhe distancimin nga Berisha, të cilin Basha e pretendon nga mëngjesi në darkë.

Është dita kur Lulzim Basha duhet të flasë, për të bërë një akt të madh shkëputeje dhe për të dhënë një provë konkrete sovraniteti politik nga Sali Berisha, më shumë sesa për të sjellë ndonjë element të ri që ende nuk e njohim për 21 janarin. Ajo masakër është konsumuar në sytë e shqiptarëve, në mes të Tiranës. Dëshmia eventuale e Bashës vetëm do t’i jepte soliditet korpusit të akuzës dhe mbi të gjitha, do t’i jepte vlerë zyrës dhe poltronit që ai thotë se e mban konform rregullave dhe moralit politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBAN DACI/ Demokratët duhet të votojnë Foltoren apo PD?
Previous article ELISA SPIROPALI/ Populli është si Zoti

bora.autor

Related Posts

ASTRIT PATOZI/ Zgjidheni me sfilatë Presidentin Blog
May 18th, 2022

ASTRIT PATOZI/ Zgjidheni me sfilatë Presidentin

ARTUR AJAZI/ Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit… Blog
May 17th, 2022

ARTUR AJAZI/ Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit…

YLLI PATA/ Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës Blog
May 10th, 2022

YLLI PATA/ Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI Aktualitet

FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI

Mar 27th, 2020
SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet Aktualitet

SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Nov 19th, 2020
Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti… Blog

Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…

Mar 7th, 2018
JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë? Blog

JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë?

Jul 30th, 2018
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k