• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Ngatërresa “naive” e Bashës me vetingun politik
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Ngatërresa “naive” e Bashës me vetingun politik

September 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha vazhdon të ngulmojë se na duhet urgjentisht një veting për politikën. Si të thuash, nis papritur të bërtasë në publik për një sëmundje 30 vjeçare të sistemit: korrupsionin e politikës. Pardon! Jo korrupsionin, por lidhjet me krimin! Jo hajdutllëkun, por miqësitë dhe flirtet e politikanëve më të fortë e kriminelë!

Ky është propozimi “a la carte” i zotit Basha për të bërë pastërtinë e racës së politikanëve shqiptarë. Edhe dje ai vazhdoi ti mëshojë idesë se duhet pastruar vetëm një rrethanë e zullumit politik, afrimiteti me krimin. Dhe duhet pastruar vetëm brezi i parë i fajtorëve, vetë politikanët.

Nuk duhet parë e hetuar kësisoj, as korruptimi i hatashëm i politikës, as paratë e fshehura nëpër banka e skuta që një dreq i di, por nuk duhen prekur as të afërmit, të cilët janë shumë shpesh bartësit e interesave e përfitimeve direkte të klasës politike në Shqipëri.

Vetingu selektiv i Lulzim Bashës i përqëndruar vetëm në kufijtë ligjorë të dekriminalizimit, është në fakt një amnisti e kamufluar për të gjitha maskarallëqet financiare, vjedhjet e masakrat e parave publike që janë konsumuar në një çerek shekulli në piramidën e shtetit shqiptar. Të thuash se po largoj nga politika ata që kanë dalë në foto me një kriminel (vetë Basha është akuzuar nga pozita për diçka të tillë), por nuk do të prekë me dorë malin e interesave të pista, parave te dyshimta, vilave, bizneseve e pronave të politikës, do të thotë ta lesh të paprekur gangrenën shqiptare.

Të fortët me nga pesë-gjashtë emra të parlamentit të shkuar ikën nga politika. Dolën nga dera e saj ashtu siç hynë: rastësisht e pa lënë asnjë gjurmë.

Puna është si të nxjerrim nga ajo sallë dhe nga të gjitha sallat e politikës ata që duke pasur një emër të vetëm, janë zhytur në llum e korrupsion, duke helmuar sistemin me shembullin dhe praninë e tyre.

Këtë Lulzim Basha nuk e thotë. Nuk i leverdis ta thotë mesa duket.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra
Previous article EDMOND SPAHO/ I dashur Pellumb

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k