• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Mos u qaj pastaj për ata me pesë emra…
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Mos u qaj pastaj për ata me pesë emra…

June 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Sa herë që në dyert e drejtësisë përplaset ndonjë zyrtar i hetuar, nga ata të zgjedhurit me votë, i cili ka nja pesë e gjashtë emra, një valë e justifikuar zemërimi dhe pesimizmi përfshin mediat dhe opinionin publik. Përtej aktrimit të secilës palë, që synon të dalë sa më e palagur nga e shkuara e sikletshme e kandidatëve që ka zgjedhur, fenomeni i filtrimit të personazheve me të shkuar të errët vijon të mbetet shqetësues në jetën tonë politike e institucionale.

Reforma zgjedhore që po vijon nën trysninë e fortë të ambasadorëve të huaj, është vendi dhe momenti që ky fenomen të adresohet me themel. Por vetë reformë duket se ka mundur ta anashkalojë deri tani këtë dhe tema të tjera si kjo, siç është financimi i partive në fushatë dhe sistemi zgjedhor që do të aplikohet. Në mënyrë të pakuptueshme (në pamje të jashtme), Basha po zgjedh të bjerë dakord në linjat kryesore të reformës, me personin që më së shumti e ka akuzuar e anatemuar për vjedhje e manipulim zgjedhjesh. Në vend të një lideri politik që do të sfidonte ngrehinën elektorale, duke e shkundur fort atë prej themelesh, Lulzim Basha bëri marrëveshjen gjysmake të rradhës “me bisht ndër shalë”, duke firmosur më dy ditë vonesë një marrëveshje që ambasadorja amerikane i tundte në ajër.

Le të jemi të qartë në lidhje me rregullat e lojës së zgjedhjeve: Rama do statu quo-në, mosndryshimin, mbajtjen në këmbë të situatës aktuale. Sepse me këtë standart elektoral ai ka fituar edhe në të shkuarën, e njeh dhe e përdor atë në favorin e tij. Edi Rama është i kënaqur me dominimin që i ka bërë partisë së tij, duke vendosur praktikisht i vetëm të gjitha kandidaturat përmes të cilave ushtrohet më pas pushteti që fitohet me votë. Për këtë stil drejtimi ai ka marrë përsipër të paguajë në sytë e shqiptarëve çmimin që do t’i takojë.

Pala e vetme e interesuar, në parim, për t’i ikur stanjacionit dhe gjendjes aktuale, si palë që synon kthimin në pushtet, është opozita, pasi është ajo që kërkon të fitojë nga shkartisja e letrave, nga turbullimi e vënia në lëvizje e ujrave të ndenjura politike. Momenti i negociimit të reformës elektorale, e cila kësaj rradhe mund të konsiderohet thjesht si një kompromis për të mos lëvizur nga vendi, ka qenë okazioni i artë për Bashën e Kryemadhin, për të imponuar një set të ri rregullash loje, me qëllim që të ndryshojë në fund edhe vetë rezultati i lojës. Kjo është një taktikë e përdorur jo vetëm në politikë, po kudo ku ka përballje palësh, garim dhe konkurencë.

Në vend të kësaj, opozita po vendos të zgjedhë konservimin e situatës aktuale zgjedhore. Një paradoks i hatashëm, ta lejosh Edi Ramën që të vijojë të luajë i pashqetësuar në fushën që e njeh më mirë së kushdo tjetër. Megjithëse mesazhi i ambasadores Kim për të shqyrtuar sistemin danez të votimit ka dalë në media, Basha mohoi publikisht ta ketë marrë këtë sinjal nga amerikanët. Duke u vënë de facto në të njëjtën linjë me maxhorancën, e cila nuk e ka fshehur asnjëherë, se nuk e preferon sistemin e listave të hapura.

Këmbëngulja e opozitës për t’u kapur fort vetëm pas përbërjes së komisioneve të votimit, duke mos e vënë fare theksin tek aspekte si financimi i partive dhe sistemi zgjedhor, tregon se Lulzim Basha është mjaft i kënaqur që të menaxhojë pjesën e tij të tortës partiake. Duke zhvlerësuar kështu totalisht retorikën që mban në këmbë çdo ditë, për të fortët e Ramës, për hajdutët e votave dhe manipuluesit e zgjedhjeve.

Hapja e listave, transparenca e financimit të fushatave, do të ishin hapa esencialë për ta pastruar meidanin e zgjedhjeve nga personazhet me pesë emra apo pasanikët që blejnë vota. Por ja që opozita ka hallin si të mbajë në këmbë komisionet partiake të votimit, duke bërë sikur nuk e kupton që vota nuk dhunohet më në ditën e votimit nëpër komisione. Ajo blihet, devijohet e sugjestionohet kohë më parë se të hapen qendrat e votimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Mandati i tretë i Ramës, do të ishte gozhda e fundit në arkivolin politik të Bashës…
Previous article DR.ARBEN RAMKAJ/ Politizimi i fesë dhe fetarizmi i politikës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k