• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Kur Berisha detyrohet të ngrihet në këmbë për Olldashin
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Kur Berisha detyrohet të ngrihet në këmbë për Olldashin

September 30th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ka qenë e paparashikuar që Sali Berisha të asistonte në një sallë të ngritur në këmbë në nderim të Sokol Olldashit, sapo emri i tij të përmendej. Ka qenë gjithashtu e paparashikueshme që edhe ai vetë të detyrohej të ngrihej në këmbë e të duartrokiste për të ndjerin, të cilin këto tetë vjet as e ka përmendur askund, as në deklarata publike, as në rrjetin social ku Sali Berisha është aq aktiv. Ndodhi dje në Durrës, gjatë Foltores së radhës, në mënyrën më të natyrshme dhe humane për të pranishmit, por edhe më të sikletshme për panelin në podiumin e takimit.

Olldashi ka qenë këto vite për të dhe të tjerët në PD një emër tabu, një meteor për të cilin nuk duhet folur, por që shumë demokratë vijojnë ta kujtojnë si një rast të artë të humbur, për të pasur një parti të fortë, e jo një skuadër kapitulluese e pa ngjyrë si kjo e sotmja.

Dhe Sali Berisha ka një rol qëndror në heshtjen që ka pllakosur për politikanin e ri që sot nuk jeton më, por që tetë vjet më parë, kur votohej zyra e lënë bosh nga lideri historik, meritonte një shans që nuk e pati. Për shkak të vetë liderit historik.

Nëse sot PD ndodhet në pozitën më të keqe që nga krijimi i saj, kjo vjen edhe sepse në vitin 2013, kur Sali Berisha jepte dorëheqjen, vendosi në zyrë pas vetes Lulzim Bashën e jo Sokol Olldashin. Është një e vërtetë që sot nuk e konteston askush, mbështetja e hapur që Berisha i dha Bashës në një garë që në atë kohë u mor lehtë dhe pa shumë kokëçarje, por që sot po rezulton fatale për Partinë Demokratike. Berisha e ka pranuar vetë këtë gjë më shumë se një herë, edhe këto orë, kur ka thënë se demokratët e votonin Bashën sepse kujtonin se kishte mbështetjen time!

Edhe atëhere tetë vite më parë, ashtu si sot, Doktori mendoi për interesin e tij personal, duke instaluar në krye të partisë një “person të sigurtë” për atë vetë, e jo një lider fitues. Edhe atëhere Olldashi ra pre e kalkulimeve të Sali Berishës, ashtu si sot partia po bie edhe një herë pre e betejës së tij të fundit me amerikanët.

Në Durrës Berisha pati një përballje të sikletshme me vendimin e tij më të gabuar të tetë viteve të fundit. Askush nuk e di sesi do të kishte qenë një PD e drejtuar nga Sokol Olldashi. Por askush nuk mund ta mohojë, pas tetë vitesh të Lulzim Bashës në krye të opozitës, se zgjedhja e Doktorit në 2013 s’ka qenë ajo e duhura. Ka qenë një zgjidhje meskine, egoiste dhe me një fund dramatik që sot paradoksalisht po merr me vete edhe ideuesin e vet: Sali Berishën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Komedisë “Berisha” i mungon një akt
Previous article MERO BAZE/ Poshtërimi publik i shtetit amerikan nga Sali Berisha

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k