• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Kompromisi për Teatrin, një triumf (jo) i vogël i arsyes
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Kompromisi për Teatrin, një triumf (jo) i vogël i arsyes

June 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Më në fund duket se shpirtrat e trazuar të Teatrit Kombëtar po bien në qetësi. Falë një negociate të gjatë dhe të lodhshme, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka mundur të fusë në shishen e kompromisit të gjithë “djajtë” që qëndronin mbi kryet e projektit. Jo aktorët, sepse ata donin dhe duan diçka krejtësisht të drejtë, por frikën, emocionet, politizimin e skajshëm dhe përjetimet negative që kanë mbështjellë me stres dhe tension gjithë katrahurën mbi dhjetëvjeçare të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Gjithçka është rënë dakord mes artistëve dhe bashkisë së Tiranës do të përfshihet në një ligj të ri për teatrin. Një garanci më shumë kjo se s’do të ketë thika pas shpine dhe fjalë të pambajtura. Duke i dhënë kështu fund një kalvari që ka nisur qëkurse Kadri Roshi, Violeta Manushi e plot yje të tjerë të skenës, ishin ende gjallë e luteshin për një godinë të re teatri.

Erion Veliaj ja ka dalë të afishohet edhe një herë si negociatori i një paqeje që dukej e pamundur, pas kërcënimeve për greva urie e luftë të armatosur. Duket se do të evitohet kështu një krizë ku duhet thënë se shteti dështoi të gjejë gjuhën e përbashkët me një pjesë të komunitetit të artistëve. Linja e bisedimeve dhe tryezave të debatit nga Veliaj, e ktheu diskutimin për teatrin në shtratin e tij normal – tek komunikimi si premisë për marrëveshje, e jo tek komunikimi si ultimatum.

Ka pasur e ka shumë qëndrime për teatrin e ri. Një pjesë e publikut me të drejtë është shprehur se aktorët nuk mund të bllokojnë zbatimin e projekteve mbi institucionin ku janë pjesë, pasi asnjë i punësuar në një institucion shtetëror, nuk duhet të bëhet pengesë për modifikimin e transformimin e vendit të tij të punës. Pasi do t’i binte që të gjithë nëpunësit, specialistët apo drejtuesit e administratës shtetërore, të mos lejojnë t’u preken as zyrat, as godinat, e as territori rreth tyre.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos merret parasysh specifika e sherrit për teatrin. Një godinë për të cilën është folur e planifikuar qysh herët shembja dhe rindërtimi si pjesë e një projekti shumëkatësh, por edhe si një simbol të marrëveshjeve delikate e të përfolura të partneritetit publik-privat. Teatri u duk se mori mbi vete gjithë dyshimet e skepticizmin për kullat që janë ndërtuar e do ndërtohen në Tiranë, por edhe PPP e tjera në sektorë të tjerë, e kjo e futi në kolaps situatën. Maxhoranca duhet ta lexojë me kujdes këtë akumulim negativ perceptimesh, duke e zhveshur atë nga politizimi i skajshëm që opozita u mundua t’i bëjë çeshtjes së teatrit.

Kompromisi për teatrin është në fakt jo vetëm premisa finale e zgjidhjes së një problemi të vjetër që ka fondi kulturor e artistik i kryeqytetit, por edhe një triumf i vogël i dialogut dhe negociatës, në vend të imponimit dhe veshit të shurdhër. E në këtë pikë stili paqëtues i Erion Veliajt dhe aftësia e tij për të mos ju shmangur kontaktit njerëzor e shikimit sy më sy, është mesa duket arma sekrete e daljes nga rruga e përplasjes për Teatrin Kombëtar. Kjo fitore personale e Veliajt, i cili gjatë këtyre javëve ka mbajtur hapur kanalet e komunikimit me komunitetin e artistëve, shënon një shembull për t’u marrë, në rrugën drejt vendimmarrjeve me interes publik. Në të cilat duhet folur, diskutuar dhe më pas vendosur. Jo e kundërta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBANA XHARRA/ Uratat shqiptare për tiranin e radhës
Previous article ENVER ROBELLI/ “Hopp Albanien”: Fati i shqiponjës në Zvicër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k