• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Kiços nuk i duhen kurorat
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Kiços nuk i duhen kurorat

February 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Në fillim iku brezi i vjetër i shkrimtarëve, aktorëve, gazetarëve, skenaristëve, piktorëve, poetëve dhe artistëve.

Ajo gjeneratë që themeloi Universitetin, Kinostudion, Akademinë e Shkencave dhe praktikisht të gjitha institucionet e tjera të shkencës, kulturës e artit në vend.

Sot po jetojmë ikjen e një brezi tjetër, atij që erdhi pas Budës, Kostallarit, Prosit, Buzës, Daisë, Zadejës e plot të tjerëve dhe që jetoi në të dyja kohët: në diktaturë dhe në demokraci.

Është brezi i mikut Kiço Blushi, që përcjellim sot në banesën e fundit me pengun dhe boshllëkun që krijon çdo ikje e dikujt që ka lënë pas emër dhe vepër të spikatur.

Ashtu si vetë Kiço, ky brez përshkoi të gjitha peripecitë e gërxhet e kohës, duke marrë përsipër rolin aspak të lehtë të hallkës lidhëse mes dy periudhave kryekëput të ndryshme e kontradiktore.

Do të mjaftonte t’i kujtonim të rinjve e të vjetërve, burrave, grave e deri edhe kalamajve të këtij vendi, se cili qe skenaristi i “Koncert në vitin ‘36” apo i “Çifti i lumtur”, ose autori i “Beni ecën vetë”, për të kuptuar se po ndahemi nga një personalitet i pazakontë dhe krejt i veçantë në panteonin e kulturës shqiptare të 50 viteve të fundit.

Publicist me një penë të ndjeshme e ironike, dhe skenarist me diapazonin e batutën e jashtëzakonshme, Kiço Bushi nuk ka nevojë për asnjë kurorë të posaçme dafinash mbi arkivolin e tij.

Do të jetojë me filmat, shkrimet e publicistikën e tij, me gjurmën e thellë që la në kinematografinë shqiptare. Kiço Blushi do të kujtohet për qetësinë, maturinë dhe elegancën me të cilën hyri dhe doli në jetën politike e institucionale të Shqipërisë, duke preferuar të jetë një personazh atipik, një pelegrin i vetmuar i rënë rastësisht në një “gropë predatorësh”.

Kiço Blushi ka qenë miku e mësuesi i shumë prej nesh gazetarëve, sot 50 vjeçarë, që kur hidhnim hapat e parë në zanatin tonë në fillim të viteve ’90. I qetë dhe i rezervuar, ai urrente zërin e ngritur dhe banalitetin.

Do ta kujtoj si njeriun me të cilin ishte perherë kënaqësi të flisje e diskutoje.

Si njeriun që doli rregullisht nga kuadrati gri i mendjembyllurve e meskinëve që gëlojnë ngado në Shqipërinë e 30 viteve të fundit. Lamtumirë i dashur mik!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZANA AVDIU/ Morali i shqiptarëve, në mes të këmbëve të gruas
Previous article ELISA SPIROPALI/ Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e terrorit politik e mediatik

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k