• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Hap i vonuar, por i duhur
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Hap i vonuar, por i duhur

May 3rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Saimir Tahiri ka bërë gjënë e duhur. Vonë, por më mirë vonë se kurrë. Pas largimit nga grupi parlamentar i partisë së tij, ai ka lënë edhe mandatin e deputetit, duke hequr çdo dyshim e akuzë rreth imunitetit politik përballë hetimeve. Kemi tashmë para syve jo vetëm një ish-ministër, por edhe një ish-deputet. Një qytetar që nuk ka më asnjë parzmore politike. Madje një person që në daljen e fundit publike përdori frazën “janë bërë të gjithë bashkë”. Një aludim i qartë jo vetëm për kundërshtarët e vet djathtas, por edhe për ish-miqtë majtas, përfshirë Edi Ramën.

Duke u përkujdesur t’i sulmojë të gjithë, përfshirë ambasadorët e huaj dhe shërbimet sekrete, Saimir Tahiri është vetëshpallur njeri i baraslarguar nga politika dhe institucionet. Një status që e ekspozon atë totalisht ndaj vijimësisë së hetimeve dhe procedimit eventual. Konferenca e gjatë për shtyp që ai mbajti në Kuvend, e fundit në cilësinë e deputetit, ishte një akt lamtumire ndaj politikës. Por edhe një sulm frontal ndaj opozitës, Ramës, pasardhësit të tij dhe ambasadorëve të SHBA e BE. Pra, kundër të gjithëve.

Tahiri ka qenë koshient se tashmë nuk i përkiste më ambjentit politik. I larguar nga partia e tij dhe i sulmuar ashpër nga opozita, ai me siguri e ka vuajtur gjatë statusin e shkaktarit të të gjitha të këqiave, që i kanë faturuar në muajt e fundit. Doni negociatat me BE? Fusni në burg Saimir Tahirin. Doni të pastroheni si maxhorancë? Largoni nga rradhët tuaja ish-ministrin. Doni të jeni drejtësi e paanshme? Procedoni ish-deputetin dhe kreun e PS së Tiranës. Duket sikur ish-ministri i brendshëm mban në xhep çelësat e gjithçkaje të mbrapshtë që po i ndodh këtij vendi, e kjo zhurmnajë ka brenda padyshim një dozë vërtetësie, por edhe manipulimi e politizimi hileqar.

Saimir Tahiri është tashmë një figurë e dëmtuar rëndë politikisht. Ai vetë e ka kuptuar pozitën e eremitit që kishte në skenën politike, prej shpërthimit të skandalit të Habilajve, por edhe më herët akoma, pasi Shqipëria u mbulua nga epidemia e hashashit. Beteja politike e Tahirit mund që quhet e humbur nëse sheh këtë bilanc, por mbetet të shihet sesi do të jetë beteja e tij përballë drejtësisë.

Tashmë Saimir Tahiri i ka zgjidhur parimisht këto dilema, duke e vënë veten në dorë të hetimit, i zhveshur nga luspat e politikanit. Ai ka hedhur hapin final në drejtim të përballjes me të vërtetën, me të gjithë faturën që do t’i duhet të paguajë. Tani të gjithë mund të jenë më të qetë, pasi ish-ministri prej sot nuk është më nën çatinë e ngrohtë të politikës, por në mes të sheshit. Vetëm dhe pa shokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Përse e dorëzoi mandatin Saimir Tahiri
Previous article SPARTAK NGJELA/ Pas dorëheqjes së Tahirit do ketë tronditje në të dy krahët e politikës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k