• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
Shqipëria dhe Maqedonia kanë pengesa të qarta për t’u bashkuar me BE
Home
Blog

Shqipëria dhe Maqedonia kanë pengesa të qarta për t’u bashkuar me BE

April 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Goditja për ndikimin strategjik në Ballkanin Perëndimor u intensifikua të martën kur Komisioni Europian rekomandoi fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë për t’u bashkuar me BE, nis kështu artikulli në të përditshmen britanike Financial Times.

Bisedimet e propozuara të pranimit do të jenë të parat që do të nisin në pesë vjet dhe do të vijnë pasi BE-ja ‘konkurron’ me Rusinë për ndikim në shtetet e ish-Jugosllavisë dhe fqinjëve të tyre. Rekomandimi do të ketë miratimin përfundimtar në qershor nga krerët e qeverive të BE, të cilët do të duhet të peshojnë zgjerimin kundër shqetësimeve, përfshirë këtu krimin e organizuar, korrupsionin dhe mosmarrëveshjet dypalëshe në rajon.

“Kjo nuk është një marrëveshje e bërë”, paralajmëroi një diplomat, për mundësinë e hyrjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë në procesin e pranimit. “Ka një debat të vërtetë në Këshillin Evropian, në lidhje me faktin se sa progres kanë bërë këto dy shtete.”

Çifti do të bashkohet me dy shtete të tjera të Ballkanit, Serbinë dhe Malin e Zi, në bisedimet për t’u bashkuar me BE. Plani ambicioz, nëse vetëm indikativ, i komisionit është që vendet e rajonit të bëhen anëtarë të bllokut që në fillim të vitit 2025.

Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Kosova kompletojnë një gjashtëshe të shteteve të Ballkanit që janë kandidatë për të mbushur anëtarësimin e BE në 33 vende, duke supozuar që Britania e Madhe të largohet, siç është planifikuar vitin e ardhshëm. Të gjithë përballen me pengesa të ndryshme: Kosova nuk njihet as nga pesë anëtarë të BE si një vend i pavarur.

Disa shtete me influencë të BE-së, përfshirë Francën dhe Holandën, janë gjithashtu skeptikë për të dyja zgjerimet në përgjithësi dhe aftësinë e vendeve të Ballkanit për të goditur rrjetet e drogës dhe rrjetet e tjera të krimit. Johannes Hahn, komisioneri i zgjerimit të BE, u tha gazetarëve se përparimi drejt anëtarësimit në bllok varet nga vendet kandidate “ruajtja dhe thellimi aktual i reformës”.

Por rekomandimi i komisionit është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë, që justifikon ndjekjen e liderëve të tyre për anëtarësimin në BE.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, muajin e kaluar tha se do të ishte “i çmendur” për bllokun që të mos përfshinte një rajon qendror në rrugët e migracionit.
Z. Rama ka udhëhequr reformat pro-BE dhe u përpoq t’i përmbahet luftës ndaj krimit të organizuar dhe tregtisë së shfrenuar të drogës. Zoran Zaev, i cili mori përsipër detyrën e kryeministrit të Maqedonisë në maj, ka ndjekur një rrugë reformiste dhe pro-perëndimore dhe filloi bisedimet me Greqinë, fqinjën e saj jugore, për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të vjetër mbi emrin e vendit.

Freedom House, mbikëqyrësi i demokracisë amerikane, e quajti Maqedoninë “shansin më premtues për një përparim demokratik në Evropë” në vlerësimin e fundit vjetor të qeverisjes javën e kaluar. “Suksesi në Maqedoni do të thoshte thyerja e një dekade të burokracive të shtetit dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve dypalëshe që kanë të bëjnë me përparimin politik dhe ekonomik në rajon”, shtoi araporti.

Shkaku pro-BE gjithashtu mori një rritje në Malin e Zi me fitore të zgjedhjeve presidenciale të së dielës për veteranin Milo Gjukanoviç, një mbështetës i patundur i anëtarësimit.

Z. Djukanoviç, 56 vjeç, drejtoi fushatën e suksesshme të Malit të Zi për t’u bashkuar me NATO vitin e kaluar, pavarësisht kundërshtimit rus dhe një përpjekjeje të grushtit të shtetit të mbështetur nga Moska në zgjedhjet e përgjithshme malazeze në 2016.

Ai mundi me lehtësi sfiduesin e tij kryesor, Mladen Bojanic, një biznesmen, i cili u mbështet nga një grup i partive të opozitës, që preferonin lidhje më të ngushta me Rusinë.

“Ky është konfirmim i vendimit të Malit të Zi për të vazhduar në rrugën e saj evropiane,” tha Gjukanoviç mbështetësve.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MYSLIM PASHA/ Otranto dhe Deti Jon
Previous article Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k