• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Shqipëri, liria e shtypit pjesërisht e lirë
Home
Blog

Shqipëri, liria e shtypit pjesërisht e lirë

May 3rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ani Ruçi/

Edhe këtë vit Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen Shqipërinë me një nivel prej 29,9 pikësh në “Indeksin Ndërkombërar të Lirisë së Shtypit 2018“ të organizatës “Reporterë pa Kufi“.

Pranë nivelit të Shqipërisë janë Serbia me 29.58 pikë dhe Kosova me 29.61. Sa më të ulta pikët në këtë indeks, aq më i lartë niveli i lirisë së shtypit. Vendin e parë në 180 vende të botës që përfshin indeksi në fjalë, e zë Norvegjia me 7.62 pikë dhe vendin e fundit Koreja e Veriut me 88.87 pikë. Në raportin „Kombe në tranzicion – 2018 të Freedom House Shqipëria klasifikohet si një vend, ku liria e shtypit është ” pjesërisht e lirë”.

Mëkate që e bëjnë shtypin në Shqipëri „pjesërisht të lirë”

Nga jashtë media në Shqipëri shfaqet mjaft dinamike: 20 gazeta ditore, 71 radio stacione, 70 stacione televizive dhe 109 televizione kabllorë dhe media të panumërta në internet. Por brenda, në thelbin e saj, media elektronike dhe ajo e shkruar rezulton një biznes për interesa ekonomike dhe politike të një grushti pronarësh, që numërohen me gishtat e vetëm një dore.

Në një raport të përbashkët të „Gazetarë pa Kufi”- Gjermani dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Shqipëri, të publikuar në Mars të këtij viti, konstatohet që pronësia e medias elektronike dhe asaj të shkruar është ” e përqendruar në duart e disa biznesmenëve të mëdhenj”. Për pasojë gazetarët për të ruajtur vendin e punës vëtë-censurohen. Vetë-censurës i shtohet edhe pavarësia e limituar e redaktorëve. Janë pronarët e mediave ata që diktojnë përmbajtjen e produkteve të gazetarëve. Sipas raportit “Kombe në tranzicion- Shqipëria 2018” të Freedom House , “ka një lidhje të ngushtë midis politikës, biznesit dhe medias” . Kjo e bën të vështirë që media të luajë rolin e saj genuin si “watch dog” , pra të mbajë nën kontroll pushtetin dhe llogaridhënien e pushtetarëve.

Prej kësaj situate buron edhe një “mëkat” tjetër. Aleksandër Çipa, analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazeëtarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë për DW: “Informaliteti, puna në të zezë e gazetarëve, mungesa e kontratave të punës minon lirinë e shtypit. Informaliteti në media në Shqipëri konsiderohet më i larti në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave të Unionit vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti ka 2 658 gazetarë të angazhuar në sektorin e medias, ndërsa numri i punonjësve është rreth 6200 persona që nuk kanë kontrata pune kolektive apo individuale dhe as janë krijuar mundësi që ata të organizohen në sindikata”

Prirja pozitive e zhvillimit të mediave të reja – në anarki dhe kaos

Shqipëria po përjeton një “boom” të mediave on line që konsiderohet një dukuri positive. Kjo ka sjellë kalimin e gazetarëve dhe të publikut nga media elektronike dhe ajo e shkruar tek media on-line gjë që e ka ndihmuar shtrirja e internetit në të gjithë vendin. Aleksandër Çipa mendon se mediat e reja po zhvillohen në anarki dhe kaos.

“Kjo mënyrë zhvillimi cënon ecjen drejt një media on-line të shëndetshme dhe funksionale. Në këtë zhvillim kaotik ulet besueshmëria dhe vlerësimi i integritetit profesional të gazetarëve. Proceset vetërregulluese në Shqipëri pothuajse lëvizin me logjikën “një hap para, dy pas”./dw

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Halucinacionet e politikanëve dhe varfërimi i shqiptarëve
Previous article ARTUR AJAZI/ Pas Tahirit, radhën e ka PD dhe LSI?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k