• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

January 23rd, 2021
  • HOME
SHPËTIM NAZARKO/ Kush e ka çekun një milion?
Home
Blog

SHPËTIM NAZARKO/ Kush e ka çekun një milion?

January 12th, 2020 bora.autor Blog 0 comments

Nga Shpëtim Nazarko 

Ky nuk i ka punët mirë – i thashë Berishës, aty nga janari i tridhjetë viteve më parë. Fjala ishte për Pashkon. Kishte vajtur në Berat dhe pa e vrarë mendjen fare, u kishte folur njerëzve për një “Çek të bardhë”, që kish ardhur nga përtej oqeanit… Bile kishte bërë dhe gjestin sikur e kishte me vete, po diku e kishte lënë në makinë…

E përse? – pyeti Pashko, me buzëqeshjen e një të dituri, që duhet të dëgjonte dhe një njeri province, që nuk e kishte zanat ekonominë.

-Sepse në atë Beratin që do të bindësh zotrote dhe që është qytet nga më të vjetrit që kemi, një pjesë mbajnë mbiemrin në dy pjesë, gjysmë-ortodoks dhe gjysmë-mysliman. Dhe kur vjen rreziku nga grekët, mbajnë gjysmën turke të mbiemrit e anasjelltas… Kështu që kam frikë, se në vend që të na besojnë, do të na tallin më shumë nga sa mendon…

Puna e “Çekut të bardhë” ka mbetur tashmë legjendë dhe përdoret, thjesht për t’u tallur edhe nga kritizerët, edhe nga populli.

Po me sëmundjen e Pashkos, apo me një variant të ngjashëm, jam sëmurë vetë. Ia lë lexuesit të mirë të Konicës, ta gjykojë këtë punë. Sepse militantët, siç e kam shkruar shpesh, nuk kanë ilaç t’i shërojë,

Kështu, në vend të “Çekut të Bardhë të Pashkos” ka zënë të më mundojë ideja e “Çekut një milion”. Po çfarë është ky çek?

Fabula e shtjelluar mijëra herë në tregime, apo dhe në filma, mbi këtë çek, është e thjeshtë.

Një njeri i mbetur pa para, në mes të rrugëve, bie pre e dy pleqve të pasur englezë, që vënë bast çdo t’i ngjajë këtij njeriu, nëse i lënë në dorë një çek një million paund, kopjen apo garancinë për të cilin, e ka vetëm banka e Anglisë dhe asnjë dyqan i saj, nuk mund ta thyejë.

Njëri prej pleqve mendoi burgun, pas njëzet e katër orësh, për të varfrin dhe tjetri, se pas një viti, ai do të ishte bërë milioner, pa e thyer asnjëherë çekun. I varfri e fitoi bastin dhe u ktheu Çekun, pas një viti, të paprishur fare.

Thelbi i kësaj historie, për vendin, është i tillë:

Edhe tani, pas tridhjetë vjetësh tranzicion, ne vazhdojmë ta bëjmë buxhetin në mënyrë komuniste, pra, duke ndarë në fund a fillim të vitit, paratë e mbledhura nga taksat në mijëra thërrime. Është një praktikë pune e futur në Shqipëri, aty nga viti 1947, prej Troickit, një ekonomist sovjetik, që ushqeu vendin me idenë e palneve 2 dhe 5-vjeçare.

Kjo mënyrë e bërjes së buxhetit, vazhdon dhe sot. Tradita e ministrave, apo ministrisë së financave, është po ajo e Troickit . Në fund të historisë, gjithçka thërmohet pa fund dhe mjerimi zgjatet deri në infinit…

Po çafrë lidhje ka “Çeku një milion” me këtë punë?

Jashtë profesionit të ekonomistit dhe brenda zantait tim, mendoj se duhet hequr dorë nga kjo mënyrë.

Ç’do të thotë që një ministri, ta zëmë, ajo e Shëndetësisë, ka në dorë një çek rreth 350 milionë euro në vit dhe prapë, gjendemi keq me shëndetësinë? Duhet të ndajmë thërrimet si më parë, apo të kuptojmë se, duke tundur këtë çek, mund të afrojmë investues, apo të kërkojmë një formë tjetër menaxhimi, me këto para?

Në një shkrim të mëparshëm, mora një shembull me spitalet që edhe nëse do t’i bënte Siemensi’ do të kërkonin 1 euro për person të dhënë, për kartën e tij të siguracionit në muaj, pra, aq sa kërkon parkingu i spitalit për çdo makinë të parkuar. E kështu, do të kishim spitalet më të mira në botë.

E njëta gjë, bëhet edhe për konviktet e studentëve etj.

Të luash me lojën e ‘Çekut një million’, nganjëherë nuk përdor fare para, si personazhi i tregimit. Filmi apo tregimet e pafundme mbi të, janë shembulli tipik i funksionimit të kapitalizmit, apo të ideve në këtë sistem që po e ndjekim dhe ne, nëse e doni pak më thjeshtë.

Për ta ilustruar me një shembull të thjeshtë:

Nëse Shqipëria i ka eksportet e saj më të rëndësishme, të rënda si minerale: çimento, gurë etj., etj., ajo kërkon jo rrugë, por hekurudha dhe porte.

Kjo do të thotë që, nëse kemi një port të madh, e me ide të qarta për kapacitetin e tij  dhe unë zë e mendoj gjithnjë për Vlorën, atëherë kuptohet se rrugët dhe hekurudhat, që do të ndërtohen për mallrat e dala prej portit, dalin me leverdi, apo ndryshe jepen lehtësisht me koncension.

Kur dikur Berishës i propozuan idenë e Portit të Vlorës, në derë ia behën, pak më vonë, estonezët, që kishin traditë nga koha e dikurshme, hekurudhat. Ata ishin gati t’i bënin me koncension, ato, apo rrugët, se ua nxirrte porti paratë…

Koncepti i portit, bënte të mundur atë të rrugëve apo hekurudhave, apo të tjerave, që vijnë më pas. Natyrisht, i bën porti hekurudhat dhe rrugët, e anasjellta, nuk është shumë e vërtetë.

Ka shumë shembuj, që të çojnë te personazhi i tregimit të “Çekut një milion”.

Për t’i rënë shkurt, mendoj se ka ardhur koha që të mendojmë, si personazhi i tregimit. Nuk mund të ndërtojmë, apo projektojmë me këtë mënyrë, si deri tani.

Kur Rama, ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, fliste shpesh, se buxheti nuk duhej bërë thërrime. Kjo praktikë dhe kërkesë e tij, imponon bërjen e buxhetit me të tjera mënyra. Natyrisht, kërkon dhe njerëz, le të themi, ministra që bëjnë politika dhe jo tendera, apo emërimë zyrtarësh, nga më i madhi deri te më i vogli.

Në një portal, nuk ka vend për akademizma, por për ide të divulguara. Pra, qëllimi i tij është të bëjë më të aftët, të mendojnë. Pastaj, sa i drejtë është mendimi, vlen të citosh Hygoin, që ua jap si shembull, në inat e sipër militantëve, që nuk dëgjojnë asgjë çfarë u thua.

Shikoni – thotë Hygoi – Kush i ka veshtë të mëdhenj, do të dëgjojë shumë budallallëqe, kush i ka të vegjël, do t’i dhembin. Pra, kush di më shumë dëgjon budallallëqe, kush di më pak, i dhembin veshët.

Thelbi, për ta mbyllur…

“Çeku një milion” do të thotë, që paratë nga taksat, nuk bëhen thërrime për të kënaqur palët. Kështu, nuk shkojmë gjëkundi, vetëm se shpërndajmë mjerimin.

Prandaj, shtroj edhe njëherë pyetjen; A e ka njeri “Çekun një milionë”?(konica.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Shtohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave
Previous article ARTUR AJAZI/ Pritja (dhe makthi) pa fund e Lulzim Bashës

bora.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog
January 22nd, 2021

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje Blog
January 22nd, 2021

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog
January 21st, 2021

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh

Blog Jan 16th, 2021
MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Jan 15th, 2021
PANAJOT BRAKA/ E vërteta që “heroi” Marin Mema fsheh për Dropullin “shqiptar” Blog

PANAJOT BRAKA/ E vërteta që “heroi” Marin Mema fsheh për Dropullin “shqiptar”

Jan 18th, 2021
FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë? Blog

FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

Feb 21st, 2018
ENDRI KAJSIU/ Juda dhe 12 dishepujt e qarqeve të Partisë Demokratike Blog

ENDRI KAJSIU/ Juda dhe 12 dishepujt e qarqeve të Partisë Demokratike

Jan 19th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k