• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Të paktën kërkojini falje Andrea Stefanit
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Të paktën kërkojini falje Andrea Stefanit

May 27th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Gazetari i njohur, Andrea Stefani e la këtë jetë si një njeri i keqkuptuar dhe i mallkuar nga jo pak vetë. I përjetoi në të gjallë, por ato e shoqëruan edhe ditën që ndërroi jetë. “Komunist”, “armik i betuar i opozitës” ishin disa nga epitetet kryesore që, pikërisht militantë trushpëlarë të opozitës, i adresonin pa kursim Andreas.

Dhe kjo ndodhte sepse analisti i njohur në studiot televizive ku merrte pjesë si opinionist shprehte rezervat e tij, shpaloste kritikat e tij për opozitën pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013.

I bindur për dobinë e saj si një institucion i rëndësishëm për vendin, për rolin e saj si korrektuese e pushtetit, si amortizuese e pushtetit, si “kërcënuese” e pushtetit, Stefani kishte kuptuar herët, që në çastet e para të ndërrimit të pushtetit, taktikën djallëzore të PD dhe aleatëve të saj.

Pa kryer asnjë analizë reflektuese rreth shkaqeve që çuan në humbjen elektorale, pa reforma reale brenda forcës më të madhe politike të opozitës, për Stefanin kjo mënyrë veprimi nuk premtonte kurrë ti krijonte vendit ato të mira që i sjell një opozitë serioze.

Një opozitë e besueshme. Një opozitë e ripërtërirë nga ana morale. Dalja në prapaskenë e Sali Berishës, e maskuar si dorëheqje, ndërhyrja në procesin e zgjedhjeve brenda PD-së, duke emëruar Lulëzim Bashën, ishte shfaqja më e dukshme e dëshirës për mosndryshim, e dëshirës për mosreflektim nga ana e PD.

Dhe Andrea Stefani nuk u lodh kurrë së mëshuari këtij fakti. Aq sa shumë të ashtuquajtur analistë pro opozitës, por që në fakt janë thjesht shërbëtorë të saj, filluan shpesh ta stigmatizonin në debate me shprehjen kinse ironike: ë Andrea, fajin e ka Saliu?!

Po ore po, fajin për këtë gjëndje ku ndodhet Partia Demokratike sot, fajin për mjaft probleme që i janë krijuar shoqërisë shqiptare e ka Saliu.

Mirëpo budallain nga intelegjenti, përveç shumë e shumë gjërave të tjera i dallon edhe fakti se budallenjtë duan të konsumojnë një fuçi verë për të krijuar idenë për cilësinë e saj, ndërkohë që intelegjentit i mjafton një gotë. Andrea Stefani nuk u lodh kurrë duke nënvizuar këtë gjë thelbësore.

Sigurisht, nuk ishte i vetmi që mendonte në këtë mënyrë, por në dallim nga të tjerët kishte edhe kurajon e formulimit e artikulimit të çështjeve të tilla, por edhe mundësinë, vendin e duhur ku të shpaloste pikëpamjet e tij.

Ndaj, i duhej të përballonte edhe lumin e vrerit, breshëritë e sharjeve e të mallkimeve nga fanatikë të opozitës, të cilëve Andrea Stefani guxonte tiu prekte prijësin.

“Nëse do tiu thuash njerëzve të vërtetën, fillimisht bëji të qeshin sepse ata të vrasin për këtë”- thotë Bernard Show.

Andrea Stefani ka 5 vite që është ndarë nga jeta. Por zhvillimet në përgjithësi e ato politike në veçanti gjatë kësaj kohe që ai nuk është më mes nesh kanë verifikuar saktësinë e analizave të tij.

Sot PD, pas humbjes së tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare ndodhet përpara nevojës së ndryshimit real, ku veprimi më i rëndësishëm është ndarja nga ndikimi i Sali Berishës. Ndaj, të dashur militantë të opozitës është koha për një kërkim ndjese kundrejt Andreas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ 21 Janari duhet rihapur si një çështje e Sali Berishës
Previous article MERO BAZE/ Kryetari i ardhshëm i PD, nuk po kandidon më 13 qershor

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k