• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Pse nuk jam euforik nga studentët?!
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Pse nuk jam euforik nga studentët?!

December 14th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kam lexuar keto dite opinione te ndryshme lidhur me protestat e studenteve per disa kerkesa ekonomike dhe disa te tjera qe tentojne te rrisin cilesine e universitetit. Mjaft prej ketyre opinioneve te shkrijne se qeshuri per nga shkalla e naivitetit dhe euforise qe permbajne.

Pa asnje lidhje me te verteten, pas asnje perafrim rreth saj. Edhe mua me vjen mire qe nje grup interesi, ne kete rast, studentet, cohen per te drejtat e tyre, por do isha akoma me shume entuziast nese nje levizje e tille studentore do te trondiste gjithe establishmentin e jetes politike e publike ne Shqiperi.

Dhe ne kete rast do te kishim plotesimin e asaj deshires se shprehur nga shumekush ne forma te tilla: ah si spo lind nje force si Syriza ne Greqi ose si levizja 5 Yjet ne Itali! Por kjo nuk mund te pritet prej ketyre protestave.

Vete fakti qe ne keto protesta nuk ka organizatore, te cilet do te kanalizonin simpatine publike dhe do te kishin premisa te mira per protagonizem publik, nuk jep asnje shprese.

Qe Shqiperia ka nje klase politike, pergjithesisht te diskretituar dhe fajtore per shume te keqia qe i kane ndodhur vendit, kjo tashme dihet nga te gjithe.

Qe Shqiperia ka patur nje gjyqesor thellesisht te korruptuar, qe ka ngulitur ne Shqiperi kulturen e mosndeshkimit, edhe kjo eshte nje e vertete qe e dijne edhe bebet qe skane dale akoma nga barku i nenes.

Qe Shqiperia ka nje media te kompromentuar thelle, pa asnje rol per publikun, por vetem ne funksion te interesave ekonomike te pronareve te tyre problematike edhe kete e di i madh e i vogel.

Qe Shqiperia ka patur pushtete egzekutive te korruptuara kjo eshte e perjetuar nga te gjithe ne si deshmitare dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Sepse kur nuk ka mundesi te ndeshkohesh penalish(pushteti gjyqesor i korruptuar) dhe moralisht( media e kompromentuar) atehere ska arsye te kesh frike dhe gjen shesh e ben pershesh.

Shkurt, ne Shqiperi ka qene krijuar nje rreth i madh vicioz, dhe nga rrethet vicioze nuk mund te dilet me presion nga brenda, por vetem me presion nga jashte. Protestat e studenteve nuk mund ta kryejne kete mision sepse kemi dy raste te tjera qe na pengojne te jemi optimiste per kete.

Se pari eshte Levizje e Dhjetorit te 90-es, ku serish te fituar prej saj dolen ata qe nuk duhet te ishin fare ne skenen e re politike dhe se dyti eshte viti 1997, ku perseri, ata qe ishin shkaku pse Shqiperia u katandis ne ate gjendje vazhdojne edhe sot e kesaj dite te jene protagoniste te rendesishem te jetes publike shqiptare.

Po mos do te thote kjo qe jemi ne nje situate fataliste? Aspak, perkundrazi, gjerat kane filluar te permiresohen. Sikurse e thashe edhe me lart, rrethi vicioz cahet vetem me goditje e presion nga jashte, aty ku eshte edhe pika me e dobet. Kjo goditje ka ndodhur dhe po ndodh ne vazhdimesi ne sistemin gjyqesor.

Ngritja e dy institucioneve te rendesishme te tij, KLP-se dhe KLGj-se do te thote tashme reforma ne kete sistem do te ece pavaresisht pengesave qe dalin perpara.

Deklarimet dhe prononcimet sistematike te perfaqesuesve te SHBA dhe BE tregojne se reformimi i sistemit te drejtesise eshte hallka kryesore, eshte prioriteti numur 1.

Pastaj eshte ky pushtet i reformuar ai qe do korrektoje e permiresoje edhe pushtetet e tjera ne formen e nje reaksioni zinxhir.

Kurse sa i takon medias, situata eshte me pesimiste pasi duhen shembuj ndryshe nga kjo media klasike qe kemi deri me tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBEN IMAMI/ Basha po shkel statutin, mesazhi i gabuar që po u jep studentëve
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Mos bëni gabimin e Lulzim Bashës, që iu ul Ramës në takim!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k