Perpara disa diteve ne nje raportim te mediave rreth gjyqit te Emiliano Shullazit per kercenimet ndaj Mynyr Konit kishte nje reagim te te parit karshi te dytit. Pse u ndjeve i kercenuar ti per kerkesen e doreheqjes, une i them cdo dite drejtorit te burgut dorehiqu e ai nuk ndjehet i kercenuar. Dhe eshte e vertete. Me ate deshmi te shkurtuar e te “redaktuar” te Mynyr Konit kercenimi nuk duket kurrkund. Sepse kercenimi fshihet te autoriteti i frikes qe transmeton personi nga goja e te cilit dalin keto fjale “normale”. Por qe mund te kene qene edhe “keshilla miqesore”. Pra jane fjale qe mund te intepretohen si te duash. Shkurt, nuk perbejne asnje prove, aq me teper kur nuk drejtohet gishti kundrejt personit qe i ka formuluar ato. Ne ket menyre, nepermjet batutes replikuese te tij, Emiljano Shullazi nxjerr ne pah shkathtesine e njeriut te rrahur me rrugen. Dhe kur shikon pastaj logjiken juridike te prokuroreve te krimeve te renda ne komisionin parlamentar, konceptin e tyre per proven, atehere kupton edhe nje nga arsyet pse krimi eshte i pandeshkuar ne Shqiperi.
Leave a Reply