• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Gazetarë investigative apo zëdhënës të padeklaruar institucionesh?
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Gazetarë investigative apo zëdhënës të padeklaruar institucionesh?

March 16th, 2025 F.autor Blog 0 comments

“Sipas burimeve të mia…”, “nga burimet e mia…”.

Këto janë disa shprehje të përdorura tashmë rëndom nëpër emisione televizive, kryesisht nga gazetarë të kronikës, por që prezantohen me një titull më të avancuar, me një titull më joshës e më intrigues, si gazetarë investigativë. Manifestojnë një besim të madh, kanë vetë kënaqësinë dhe vetësigurinë se i’a kanë arritur qëllimit që të perceptohen nga publiku sikurse dëshirojnë ata. Por në të vërtetë, nga mënyra si sillen, nga mënyra si performojnë e si analizojnë përçojnë dyshime shumë të mëdha për profesionalizmin e tyre. Sepse nëse do arsyetojmë nga këndvështrimi profesional dhe etik, gazetarët që marrin dhe transmetojnë informacion ekskluzivisht nga burime të institucioneve të drejtësisë, si SPAK apo policia, pa verifikuar ose analizuar më tej të dhënat, mund të vlerësohen si më shumë korrierë lajmesh sesa gazetarë investigativë.

Këta gazetarë që veprojnë thjesht si transmetues të të dhënave nga institucionet, ndihmojnë në krijimin e një narrative që favorizon vetëm njërën palë. Të asaj narrative që duan të përhapin institucionet që i përdorin ata si zëdhënës të padeklaruar të tyre.

Gazetaria e mirë kërkon hulumtim të pavarur, kërkon krahasim burimesh dhe analizë për të kuptuar kontekstin e plotë. Nëse informacionet selektive përdoren për të goditur individë ose grupe të caktuara, gazetari mund të bëhet pa dashje dhe me dashje pjesë e një loje politike apo institucionale. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur dhe po ndodh me një pjesë të madhe të gazetarëve të kronikës apo me persona, të cilët ftohen për analiza ngjarjesh nëpër televizione me cilësinë e ekspertit. Kohët e fundit vihet re një dukuri pozitive në disa media vizive. Ftohen për diskutime e debate disa avokatë të njohur, të cilët e bëjnë më profesional diskutimin duke evidentuar diferencë të dukshme me mënyrën e të menduarit e të analizuarit në krahasim me gazetarë të ndryshëm Pra me ata gazetarë që e nisin diskutimin me “sipas burimeve të mia…”

Gazetarët është e nevojshme të arrijnë të mbajnë një qasje të balancuar, duke marrë informacione nga burime të ndryshme dhe duke analizuar ato në mënyrë kritike. Vetëm kështu ata mund të jenë ndihmës për informimin e publikut pa rënë në rolin e thjeshtë të zëdhënësve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët
Previous article ILIR YZEIRI/ Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k