• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SHPËTIM LUKU/ Domethënë fajin e paska populli!
Home
Blog

SHPËTIM LUKU/ Domethënë fajin e paska populli!

March 12th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Opozita e shpalli listen e vet te garuesve ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit dhe ajo qe bie lehtesisht ne sy eshte se kjo oferte mbetet pak a shume e njejte me ate te vitit 2013 dhe vitit 2017.

Pra, opozita synon nje rezultat ndryshe me te njejten kategori kandidatesh, per te cilat ne dy zgjedhjet e fundit u ndeshkua keqaz.

Natyrisht, nuk duam qe tiu japim mend drejtuesve te opozites, por te shpresosh te korresh nje rezultat ndryshe heren e trete, kur dy here kjo menyre sjelljeje dhe veprimi ka marre ndeshkim te pazakonte, nuk eshte dicka racionale. Por me sa duket opozita shpreson dhe mendon se ai qe duhet te ndryshoje qendrim duhet te jete populli.

Sipas tyre, duhet pra qe ky i fundit  te beje autokritike per vendimet qe ai ka marre ne dy zgjedhjet e kaluara, duke  e lene PD dhe partite e tjera ne opozite.

Pergjate gjithe kohes e vetmja taktike e perdorur nga opozita ka qene perpjekja per te “pikturuar” Edi Ramen ne syte e elektoratit shqiptar si e keqja me e madhe per te. Madje edhe per gjithe kombin shqiptar. Nese do rezultoje efikase kjo menyre veprimi mbetet te verifikohet dhe koha kur kjo do ndodhe eshte e afert.

Por qe kjo sjellje e opozites, duke shpenzuar energji te pafundme per nxirjen e kundershtarit, pa bere asnje reflektim mbi shkaqet dhe arsyet qe cuan elektoratin shqiptar ta ndeshkoje ate ne dy zgjedhjet paraardhese, nuk sjell asgje te mire per demokracine e brishte shqiptare. Kjo eshte mese e qarte. Kjo sjellje e opozites shqiptare, duke shpresuar vetem tek konsumimi i kundershtarit, per te shpresuar rotacionin politik eshte demsjellese dhe regresuese per vendin ne teresi e politiken ne vecanti.

Te mos reflektosh, e te abuzosh me  nevojen e rotacionit, te rrish ne pritje qe pushteti te te bjere ne preher, sikurse bie nje kokerr fiku e pjekur, do te thote te mbetesh thjesht ne kufijte e abuzimit me procesin e alternimit te pushtetit, pavaresisht se kur ajo mund te ndodhe.

Nderkohe qe pushteti duhet merituar e se per te fillohet te mendohet e veprohet qe ne ditet e para kur kalon ne opozite. Te shpresosh qe te rikthehesh ne pushtet me te njejtet njerez, per te cilet je larguar prej tij me 1 milion vota, do te thote te shkosh ne sens te kundert me ligjesite e jetes e te shoqerise.  Mqs kete gje shume vete nuk e kuptojne e disa te tjere nuk duan ta kuptojne, po bejme nje arsyetim, bazuar ne nje realitet imagjinar.

Po supozojme se taktika e opozites per sterrosjen e kundershtarit ka sukses dhe populli shqiptar i jep Edi Rames 1 milione shuplaka, duke e kaluar ate dhe PS ne opozite. Mirepo Rama ndjek pike per pike sjelljen e PD ne opozite. Pra vazhdon edhe me pas aktivitetin e tij politik ne krye te PS-se. Pa bere asnje analize mbi shkaqet e humbjes. Pa dhene asnje llogari per te.  Shembujt i ka gati.

I ka tek Berisha deri ne 2005 dhe tek Basha deri ne 2021. Te cilet, pavaresisht se humben zgjedhjet vazhduan te rrinin ne krye te PD-se, duke besuar e spekuluar shume me teorine qe ne demokraci pushteti alternohet ne menyre te pashmangshme. Rreth vetes mban ata persona qe kane mbajtur edhe kreret e opozites te tyret, pavaresisht se ata jane nje nga shkaqet kryesore te ndeshkimit.

Nese opozita pra realizon fitoren, duke i larguar popullit “te keqen me te madhe”, “armikun kryesor”, “fajtorin” e braktisjes se vendit etj etj, ai vazhdon te qendroje ne krye te opozites, fillon qe te nesermen te qesendise e stigmatizoje qeverisjen e re(dhe kete e ben me mire se kushdo) dhe nisur nga antilogjika e shfaqur shpesh gjate ketyre viteve qe cdo 8 vjet duhet te ndodhe rrotacion politik, pret te rikthehet ne pushtet.

Dhe ne perfundim te kesaj hipoteze pyetja qe mbetet te shtrohet edhe njehere lidhet me faktin se cfare fiton populli me kete lloj sjelljeje qe ka shfaqur opozita aktuale pergjate ketyre viteve? Me kete lloj sjelljeje qe duket sikur i thote vete popullit: fajin e ke ti qe nuk na votove zgjedhjet e kaluara, ne po ata jemi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Basha vërtetoi se është kukull e shefave
Previous article EDVIN KULLURI/ Opozita për shkak të Bashës e ka të pa mundur të fitojë mbi Rilindjen

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k