Nga Prof. Dr. med. Sucharit Bhakdi
Shumë e nderuara Kancelare federale,
Si Ex-Profesor i Universitetit të Johannes Gutenberg në Mainz dhe shumë vite shef i Institutit të atjeshëm për Mikrobiologji Mjekësore dhe Higjienë, unë ndjehem i detyruar të diskutoj në mënyrë kritike mbi kufizimet shumë të zgjeruara që ne kemi vendosur në jetën publike për të reduktuar përhapjen e virusit COVID-19.
Qartësoj se nuk nisem me intensionin që të minimizoj rreziqet e sëmundjes virale ose të përhap një mesazh politik. Sidoqoftë, unë e ndjej se është detyra ime të jap një kontribut shkencor në klasifikimin e saktë të të dhënave aktuale, gjykimin në perspektivë të fakteve që ne njohim deri tani – dhe nisur nga këto të ngre pyetje, të cilat rrezikojnë të mos konsiderohen në diskutimin e nxehur.
Arsëyeja kryesore për shqetësimin tim lidhet para së gjithash me pasojat me të vërtetë të paparashikueshme social-ekonomike të masave drastike të kufizimeve që po praktikohen aktualisht në një masë të madhe në Gjermani dhe në pjesë të mëdha të Evropës.
Dëshira ime është që në mënyrë kritike dhe me largpamësinë e nevojshme të diskutojmë mbi avantazhet dhe disavantazhet e kufizimit të jetës publike dhe efektet afatgjata që vijnë prej tyre.
Më lindin pesë pyetje të cilave deri më tani nuk u është dhënë përgjigje adekuate, por që janë thelbësore për një analizë të ekuilibruar.
Unë ju lutem dhe njëkohësisht i apeloj qeverisë federale për tu pozicionuar dhe për të zhvilluar strategjira, që mbrojnë në mënyrë efektive grupet më të rrezikuara pa e ndërprerë gjerësisht jetën publike dhe duke mbjellë kështu farat për një polarizim edhe më intensiv të shoqërisë sesa ky që po ndodh tashmë.
Me vlerësime të larta,
Prof. Dr. med. Sucharit Bhakdi
1. Statistikat
Në infektiologji – bazuar tek vetë instituti Robert Koch – tradicionalisht bëhet dallimi midis infeksionit dhe sëmundjes.
Një sëmundje kërkon një konkretizim klinik. Prandaj, vetëm pacientët me simptoma të tilla si ethe ose kollitje përfshihen në statistika si raste të reja.
Me fjalë të tjera, – siç matet në testin COVID-19, një infeksion i ri nuk do të thotë domosdoshmërisht që kemi të bëjmë me një pacient të ri të sëmurë, i cili nevoit një shtrat spitalor.
Por aktualisht merret si e mirëqenë sikur pesë përqind nga të gjithë personat e infektuar sëmuren rëndë dhe nevoisin domosdo ventilim. Nisur nga kjo, përllogaritjet thonë se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohej.
Në këto përllogaritje a u bë dallimi midis të infektuarve pa simptoma dhe pacientëtve të sëmurë faktikisht – pra njerëzve ku simptomat janë zhvilluar ?
2. Rrezikshmëria
Një numër i viruseve të koronës kanë qenë prej kohësh në qarkullim – pa u vënë re nga media përgjatë kohës. Nëse nga kjo dilet me arësyetimin se virusi COVID-19 nuk nuk ka ndonjë diferencë me peshë rrezikshmërie në raport me coronaviruset e tjerë, qartësisht do na dilnin të tepërta gjithë masat e ndërmara.
Në revistën profesionale të njohur ndërkombëtarisht “International Journal of Antimicrobial Agents“ së shpejti do të shfaqet një punim, që i adresohet tamam kësaj pyetjeje. Rezultatet paraprake të studimit janë tashmë të dukshme dhe çojnë në përfundimin se virusi i ri, në kuptim të rrezikshmërisë NUK NDRYSHON nga koronaviruset tradicionalë.
Autorët e sjellin në vëmendje këtë në titullin e veprës së tyre “SARS-CoV-2: Frika kundrejt të dhënave”.
Cili është niveli aktual i ngarkesës në repartet e kujdesit intensiv me pacientë të diagnostikuar me COVID-19, në krahasim me infeksionet e koronaviruseve të tjera, dhe në çfarë mase këto të dhëna merren parasysh nga qeveria federale në marrjen e vendimeve në vazhdim ? Përveç kësaj: A u mor në konsideratë studimi i mësipërm në planifikimin e deritanishëm ? Edhe këtu duhet natyrisht të vlejë: Diagnostikuar do të thotë, se virusi ka edhe një pjesë të rëndësishme në nivelin e sëmundjes së pacientit, dhe jo që luajnë rol më të madh sëmundjet e mëparshme.
3. Përhapja
Sipas një raporti të Süddeutsche Zeitung, madje as vetë i shumë cituari Instituti Robert Koch nuk e di saktësisht se sa po testohet për COVID-19. Sidoqoftë është fakt, që me rritjen e volumit të testimit në Gjermani mund të vërehej një rritje e shpejtë e rasteve. Pra afrohet dyshimi se virusi tashmë është përhapur pa u vënë re në popullatën e shëndetshme.
Kjo do të kishte dy konsekuenca: Së pari, do të nënkuptonte që koefiçienti zyrtar i vdekshmërisë është caktuar shumë i lartë – më 26 Mars 2020 ishin aty tek 206 raste vdekje nga rreth 37.300 infeksione, ose 0,55 përqind . Dhe së dyti, sepse është vështirë të jetë më e mundur parandalimi i përhapjes në popullatën e shëndetshme.
A ka pasur tashmë një ekzaminim tip sondazhi të popullsisë së përgjithshmë të shëndetshme për të vërtetuar përhapjen e vërtetë të virusit, ose a është planifikuar kjo për në kohë të afërt ?
4. Vdekshmëria
Frika nga një rritje e nivelit të vdekshmërisë në Gjermani (sot për sot 0,55 përqind)
aktualisht po diskutohet me intensitet të veçantë në media. Shumë njerëz shqetësohen se mundkërka të kërcente lart si në Itali (10 përqind) dhe Spanjë (7 përqind) nëse nuk veprohet me kohë.
Në të njëjtën kohë, bëhet në të gjithë botën gabimi, duke i raportuar sa më shpejt vdekjet si të kushtëzuara me virusin sapo konstatohet që virusi ishte i pranishëm tek i vdekuri – pavarësisht nga faktorët e tjerë. Kjo shkel një parim themelor të infektiologjisë: vetëm nëse krijohet siguria, që një agjent shkakësor është vendimtar për sëmundjen ose vdekjen, lejohet të formulohet diagnoza. Bashkësia e shoqërive profesionale, shkencore, mjekësore shkruan shprehimisht në direktivat e saj se : ” Në certifikatën e vdekjes, bashkë me shkakun e vdekjes, duhet të specifikohet një zinxhir kauzal me sëmundjen kryesore përkatëse.
Herë pas here, duhet të jepen edhe zinxhirë kauzalë prej katër pjesësh. ” Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë zyrtare nëse të paktën në retrospektivë janë ndërmarrë analiza kritike të kartelave të të sëmurëve, që të përcaktohet se sa vdekje janë me të vërtetë për shkak të virusit.
Gjermania, a e ka ndjekur tendencën e dyshimit të përgjithshëm për COVID-19 ? Apo mendohet që ky kategorizim të vazhdojë si në vendet e tjera, në mënyrë jo kritike? Si do mundet atëhere që të bëhet dallimi midis vdekjeve vërtet të lidhura me koronën dhe rasteteve me prezencë të virusit në kohën e vdekjes?
5. Krahasueshmëria
Situata tmerruese në Itali përdoret pa pushim si skenar referimi për krahasueshmërinë.
Porse për shumë arësye roli i vërtetë i virusit në Itali është plotësisht ipaqartë – jo vetëm sepse pikat 3 dhe 4 sa më sipër, vlejnë edhe për këtu, por edhe sepse ekzistojnë faktorë të jashtëzakonshëm të jashtëm që i bëjnë këto rajone veçanërisht të prekshme.
Ndërmjet të tjerash kjo përfshin rritjen e ndotjes së ajrit në veri të Italisë. Sipas vlerësimeve të OBSH, kjo çoi edhe pa një virus në situatën e pas 2006-tës, me mbi 8,000 vdekje shtesë çdo vit vetëm në 13 qytetet më të mëdha në Itali. Situata nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga ajo kohë. Tek e fundit është e provuar se ndotja e ajrit e rrit shumë rrezikun e sëmundjeve virale të mushkërive tek më të rinjtë dhe më të moshuarit.
Përveç kësaj, në Itali 27.4 përqind e popullatës veçanërisht të rrezikuar jetojnë bashkë me të rinjtë, në Spanjë madje 33.5 përqind. Kurse në Gjermani vetëm shtatë përqind për krahasim.
Shtojmë këtu faktin se, sipas Prof. Reinhard Busse, drejtor i departamentit Menaxhimi të shëndetësisë në Universitetin Teknik Berlin, përsa i përket reparteve të kujdesit intensiv Gjermania qartazi është e pajisur më mirë se Italia – me një faktor prej rreth 2.5.
Leave a Reply