• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SHËNIM/ 2 javë më parë, Italia ishte si ne
Home
Blog

SHËNIM/ 2 javë më parë, Italia ishte si ne

March 24th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nga Nick Squires*

Teksa lexojmë për krizën e shkaktuar nga koronavirusi në Europë, ekziston një ndenjë déjà vu këtu në Itali. Dy javë më parë, ne ishim saktësisht në të njëjtën pikë që Europa është sot. Ditë më parë, miliona italianë përfituan nga moti i ngrohtë pranveror për të shijuar natyrën, ashtu siç ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar të dielën.

Ekzistonte një ide këtu se situata nuk ishte serioze dhe në çdo rast, problemi shëndetësor ishte i kufizuar në Lombardi dhe zonat përreth, shumë larg në veri.

Unë dhe familja ime u drejtuam në një plazh jashtë Romës për drekë me miqtë. Ishte plot me njerëz.

Duhej të telefononim tre restorante përpara se të prenotonim. Qindra njerëz shihje vërdallë.

Të nesërmen, qeveria italiane na quajti të gjithëve “fëmijë të papërgjegjshëm”. Ministrat u zemëruan. Pamja e njerëzve që mblidheshin për drekë ishte e turpshme dhe e papërgjegjshme thanë ata. Njerëzit thjesht nuk e kuptonin rëndësinë e situatës.

Kur situata mori të tatëpjetën në vetëm 24 orë, ne po hanim spaghetti alle vongole dhe po shijonim verë të ftohtë në plazhin afër Romës.

Që atë moment, gjërat ndryshuan.

Qeveria ka kryer me miliona kontrolle në vend duke u siguruar që njerëzit të qëndrojnë brenda. Ushtria është vendosur në Lombardi, rajonin më të goditur. Në Bergamo, varrezat lokale u tejmbushën me viktima, ndaj arkivolët duhet të grumbulloheshin në makina ushtarake që të transportoheshin nëpër qytete.

Pasi u vendos bllokimi total, ikja në shtëpi ishte e ndaluar. Nëse largoheshe në kohë, ishe me fat; nëse jo, ngece.

Situata është e rëndë, ekstreme. Ekziston një ndjenjë që ngjarjet kanë dalë jashtë kontrollit. Të shtunën ndërruan jetë 793 njerëz, të dielën 651 të tjerë. Ka vetëm dy javë dhe Italia u prangos keq. Ato ditë të shkujdesura të drekave me miqtë nëpër plazhe duken si një ëndërr e largët.

*The Telegraph

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BBC/ A do ta “vras” moti i ngrohtë koronavirusin?
Previous article MERO BAZE/ Koronavirusi, si një ëndërr opozitare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k