• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SABINE KINKARTZ/ SHBA-BE, nis lufta tregtare
Home
Blog

SABINE KINKARTZ/ SHBA-BE, nis lufta tregtare

June 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Donald Trump bën realitet kërcënimin e tij: Duke nisur nga 1 qershori BE-ja nuk përjashtohet më nga tarifat doganore për çelikun dhe aluminin.

Asnjë “cicërimë” në Twitter apo deklaratë personale – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia la kësaj here ministrit të tij të Tregtisë Wilbur Ross tribunën dhe ky njoftoi vendimin: Duke nisur nga kjo e premte importet e çelikut nga BE-ja, por edhe nga Kanadaja dhe Meksika do të taksohen me dogana në masën 25 për qind, për importet e aluminit taksa do të jetë dhjetë për qind. Përjashtimi nga ky rregull për taksat doganore të vendosura në mars, i cili vlente deri tani për këto tri vende, shfuqizohet më 1 qershor 2018.

Evropianët nuk i habit ky vendim. Ata u përpoqën deri në fund ta zbusnin konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara,  por kjo dështoi, sepse të dyja palët ngulnin këmbë tek pozicionet e tyre. Ndërsa SHBA favorizojnë marrëveshjet dypalëshe, BE-ja nuk dëshiron të ndahet dhe insiston tek respektimi i rregullave të OBT-së.

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë parimet e tregtisë së lirë dhe marrëveshjet e ndërsjella, tha ministri federal i Ekonomisë Peter Altmaier në takimin ministror të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris. “Javët e fundit, ne kemi punuar shumë intensivisht, me shumë solidaritet dhe shumë të vendosur në nivel evropian” – tha Altmaier dhe kështu duhet të vazhdojmë.

Pasoja të shumëllojshme

BE-ja do të ankohet pranë OBT-së dhe do të marrë masa mbrojtëse për ekonominë evropiane si dhe do të vendosë taksa doganore për mallrat që importohen nga SHBA-ja. Ndër mallrat për të cilat do të vendosen taksa doganore janë uiski (whiskey) motorët e markës  Harley-Davidson dhe prodhimet e xhinsit, të cilat prodhohen në shtetet amerikane ku janë në fuqi republikanët. Komisioni Evropian thotë se masat që po merr BE-ja kanë pra sfond politik dhe nuk janë taksa doganore ndëshkuese.

Donald Trumpi ka kërcënuar se do të ngrejë edhe taksat doganore për automjetet nga Evropa. Në një rast të tillë më e prekur do të ishte ekonomia gjermane.

Në rrezik mjaft vende pune

Shumë koncerne gjermane të automobilëve prodhojnë në SHBA. Madje në SHBA prodhohen shumë më tepër automjete gjermane, se sa dërgohen nga Gjermania për t’u shitur në SHBA. Në këtë mënyrë sipërmarrjet gjermane sigurojnë vende pune në SHBA.

Por për shkak se koncernet gjermane të automobilëve në SHBA i importojnë shumë pjesë për prodhimin e automjeteve nga Evropa, ka rrezik që për shkak të taksave më të larta doganore, ata t’i mbyllin fabrikat në SHBA. Po ashtu shtrenjtimi i automjeteve gjermane do të kërcënonte edhe aftësinë konkurruese të koncerneve amerikane të automobilëve dhe kjo do të shkaktonte në fund të fundit humbje për të gjithë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUSANNE EICKENFONDER/ Trumpi pendohet për emërimin e ministrit të Drejtësisë
Previous article KLAUDIA MALAJ/ Pse e braktisi opozita Babalen?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k