• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
RUPERT WIEDERWALD/ Gjermania ashpërson politikat ndaj refugjatëve
Home
Blog

RUPERT WIEDERWALD/ Gjermania ashpërson politikat ndaj refugjatëve

May 30th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Pas dyerve të mbyllura, ministri i Brendshëm u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për aferën e Zyrës Federale të Migrantëve e Refugjatëve, BAMF. Kjo tregon gjendjen jo të mirë në politikë ndaj refugjatëve në Gjermani.

Një katalog prej gjashtëdhjetë pyetjesh patën bërë të ditur të Gjelbrit – por cilat qenë përgjigjet që dhanë ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU) dhe Jutta Cordt, Presidentja e  Zyrës Federale të Migrantëve e Refugjatëve (BAMF), këtë publiku e mësoi vetëm indirekt. Ministri i brendshëm pati premtuar transparencë maksimale dhe sqarim – por vërtet në mënyrë transparente sqarimi nuk bëhet.

Vetëm me copa po del në sipërfaqe që ajo që ka ndodhur me të vërtetë në zyrën rajonale të BAMF-it në Bremen. Që në 1200 raste është dhënë azil, megjithëse për këtë nuk ka pasur asnjë bazë juridike. Raste të veçuara për të ardhur keq, veprime kriminele të disa pak vetëve – ky është shpjegimi monumental nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme. Asnjë fjalë për faktin që është vetë një zyrë federale ajo që ka minuar sqarimin dhe transparencën. Se probleme ka edhe në zyra rajonale të tjera. Dhe se duket shumë qartë se i gjithë institucioni është krejtësisht i mbingarkuar me ritmin gjigand të punëve, që i imponoi politika që në vitin 2015.

Instrumentalizim politik

Në vend të sqarimit, po përjetojmë se si të gjitha partitë përpiqen ta shfrytëzojnë për synime vetjake skandalin e BAMF-it. Ministri i Brendshëm Seehofer, i cili synon të mprehë profilin si përcaktues i vijës së ashpër shpall se si pasojë e kësaj ndodhie, do të rikonceptohet e gjithë politika ndaj refugjatëve në Gjermani. Dhe se përballë refugjatëve do të veprohet edhe më ashpër.

Partia socialdemokrate SPD e sheh këtë aferë si një shans për të luajtur rolin e opozitës edhe duke qenë pjesë e qeverisë. Ajo i kërcënon partnerët e saj të koalicionit të CDU dhe CSU me një komision hetimor parlamentar dhe përpiqet që si kalimthi të bëjë bashkëfajtore për këtë aferë Kancelaren. Kjo në një kohë kur në këtë kuadër natyrisht që nuk përmendet, që socialdemokratët që prej vitit 2015 e kanë formësuar së bashku me partinë unioniste të Kancelares politikën ndaj refugjatëve.

Opozita ndërkohë ka mendime të ndryshme për atë se si duhet të vijojë puna sqaruese. AFD dhe FDP kërkojnë një komision hetimor, para së gjithash për AFD-në, komisioni hetimor do të ishte një rast i shumëpritur për ta vënë në bankën e të akuzuarve të gjithë politikën e qeverisë ndaj refugjatëve. Edhe për këtë shkak, Të Gjelbrit dhe të Majtët janë kundër këtij instrumenti.

Skandali i mirëfilltë

Por edhe pa një komision hetimor parlamentar është para së gjithash AFD-ja populiste e djathtë që përfion nga skandali i BAMF. Mënyra se si i bëjnë bisht të gjithë pjesëmarrësit një konstatimi të ndershëm të fakteve, fuqizon tezat e të gjithë atyre që kanë qenë gjithmonë kundër një politike liberale ndaj refugjatëve. Dhe e godet edhe më tej besimin në instuticionet publike. Ky është skandali i mirëfilltë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Integrimi i Ballkanit Perëndimor në bllok, është i mundshëm apo është iluzion?
Previous article Çfarë mendon vërtet Kina për Korenë e Veriut?

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k