Celulari është bërë kaq i rëndësishëm në shoqërinë tonë moderne saqë duket sikur është shndërruar si një pjesë trupore. Dhe duke e përdorur (abuzimin e saj) është shndërruar në një nevojë për të gjithë qeveritarët. Franca mes atyre. Shembullin e parë e ka dhënë vetë Presidenti i Republikës Emmanuel Macron, i cili ka ndaluar celularët në mbledhjet e qeverisë. Para se të nisin diskutimet përfaqësuesit e Ekzekutivit i lënë celularët e tyre në dollap. As nuk sheh emailin, as nuk kontrollon Twitterin dhe nuk shkëmbejnë mesazhe në Whatsapp ndërkohë që ministrat i shohin me kujdes të imtësishëm “Pro” dhe “Kundrat” të një vendimi para se ta miratojnë.
Me mbështetjen e Këshillit të Ministrave, Macron dëshiron të shtrij edhe në zona të tjera ndalimin e përdorimit të telefonave celular. Si fillim, në shkolla. Nxënësit, të “fiksuar” pas telefonave celularë, do të duhet të mësohen ta heqin nga duart. Jo vetëm në klasa, por edhe në argëtim. Franca e prezanton këtë si një proces “detoksifikimi”. Ajo do të favorizojë të jenë më të vëmendshëm ndaj profesorit, do të luftojë bullizmin dhe do të zbusë ankthin tek adoleshentët “skllavë të teknologjisë”.
Studimet treguan se telefonët celularë theksojnë se mes nxënësve mundësohet lehtësisht aksesi në shikimin e pornografisë, dhe ndikojnë në izolimin social. Është një formë e re e shtuar si nozofobia. Në mbrojtje, pasi edhe ligji e ndalon përdorimin e tij, ministri francez i Edukimit, Jean-Michel Blanquer, është shprehur për celularët: “Janë një anavcim i teknologjsë, por nuk mund të monopolizojnë jetën tonë. Nuk mund të ketë progres në një botë ku mbizotëron teknologjia nëse nuk di të lexosh, të shkruash, të tregosh, të respektosh të tjerët dhe punën në ekip”.
Nëse do të ecin planet e Macronit në vitin e ardhshëm shkollor, këto pajisje do të ndalohen në shkolla.Ky vendim do të ketë një ndikim të madh (90% e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart kanë një telefon celular), edhe pse shumë dyshojnë se kjo mund të përdoret në mënyrë efektive.Kundërshtarët e saj sigurojnë se projektligji është thjesht një “veprim komunikimi” që nuk do të ketë efekt pasi gjysma e shkollave tanimë i ndalojnë smartfonët brenda ambienteve.
Mbetet të shihet se nëse kolegji nuk e respekton ligjin ata do të sanksionohen dhe sistemet do të arbitrohen në mënyrë që mësuesit ta zbatojnë atë në është shkruar në letër. Nëse Franca e kalon këtë provë të vështirë me të cilën duan të japin në mesazh: “Shendeti publik” në shtetet si, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda mund të ndjekin të njëjtën rrugë.
Të ndalosh përdorimin e telefonëve celular në shkolla është pjesë e rregullit që po vendos Macron i cili është gjithashtu edhe arsenali ligjor ndaj të cilit është vendosur kundër manipulimit të informacionit. Tashmë nuk do të flitet për Fake News. Apo për lajme false. Deputetët e opozitës kanë ulur aspiratat rregullatore dhe e kanë bërë këtë nën argumentin se kur fuqia përcakton atë që është e vërtetë apo e rreme, demokracia është në rrezik. Nga aty, censura Mund të ketë një shtrirje shumë të shkurtër (dhe të rrezikshëm). Në një demokraci edhe gënjeshtarët kanë vend. Ajo që duhet të bëni është t’i zbërthejë ato në mënyrë që qytetarët t’i identifikojnë./EL Pais
Përktheu: AlpeNews.al



Leave a Reply