Shumë media online apo gazeta qe përkrahin opozitën I janë futur kokë e këmbë artistëve të cilët përkrahin Ps dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Shumica prej tyre I kane cilësuar se po përdoren nga kreu I Bashkisë për zgjedhjet e 2021. Javëve të fundit të shumtë ishin artistëtët, që përkrahën publikisht PS dhe Veliajn. E para që e bëri publike përkrahjen për PS dhe Veliajn ishte aktorja e famshme Arjola Demiri, ku ajo shruante se: “Miq e mikesha,familjare e fansa te mij,po ju komunikoj se ne zgjedhjet e priteshme parlamentare do jem perkrah Edi Rames me tere mundesite dhe energjite e mija. Vij nga nje familje e djathte ne gen por pikerisht kjo me intrigon te braktis pergjithmone te ashtuquajturit te djathte qe abuzuan me idealet e prinderve e gjysherve te mij.I bashkohem Edi Rames se qytetin tim te lindjes nga nje germadhe e varreze politike per 25 vjet e riktheu ne jete e nje qytet modern qe bashkjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramen do jem jo vetem per mandatin e trete por dhe per te katertin…”. Pas Arjola Demirit, një tjetër emër i njohur i botës së artit iu bashkua fushatës së Veliaj në Tiranë.
Mexosopranoja e njohur, Vikena Kamenica, e ftuar në takimin e sotëm të grave socialiste, tha se Veliaj është kryetari transformues i Tiranës. Ajo ftoi të gjitha gratë e Shqipërisë që, në respekt të vetes, por edhe për shpresën e madhe për të ardhmen, të mbështesin PS më 25 prill.
Pas Vikena Kamicës, edhe Landi i West Side Family i është bashkuar Erion Veliajt në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Aktori I njohur I Humorit Gaz Paja dhe ish futbollisti I kombëtares Redi Jupi I u bashkuan ekipit të Tiranës duke punuar në terren për shtimin e radhëve të socialistëve të rinj për t’i dhënë PS një mandat të tretë në krye të punëve të vendit. Kujtojmë se aktori I humorit Gaz Paja e ka përkrahur Veliajn edhe ne fushatën e 2019 për mandatin e dytë nga ku edhe ai u zgjodh antar në këshillin bashkiak te Tiranës.
Aktorja Monika Lubonja gjithashtu i është bashkuar Partisë Socialiste pak muaj para zgjedhjeve të prillit 2021. Ajo është prezantuar në një takim që Kreu i Bashkisë Erion Veliaj zhvilloi me Asamblenë socialiste në Njësinë 2.
Edhe ish misi I parë shqiptar Valbona Selimllari vendosi që të bëhet pjesën e familjes socialiste. Ajo shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare:
“Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë.”
“Surpriza” ishte këngëtarja shumë e dashur për të gjithë Eli Fara e cila u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa theksoi se ajo që e ka bashkuar me socialistët, është puna e tyre për njerëzit.
Pas personazheve të tjerë të showbizit, në radhët e Partisë Socialiste është shtuar edhe Kastro Zizo, i cili për shumë vite ka pjesë e LSI.
Se fundmi hapur krah kryebashkiakut Erion Veliaj, u pa edhe artisti Helidon Haliti i cili rrëfeu pse e mori këtë vendim.
“Pse mos t’i bashkohem kësaj familjeje, kur i jam bashkuar pikërisht në vitet ’90, kur Edi Rama filloi ndryshimin. Unë e kisha profesor, pedagog në atë kohë dhe në të njëjtën klasë jap mësim. E pse mos t’i bashkohesha kësaj familjeje, kur ne në vitin 2015 kishim një ëndërr që të sillnim mijëra artistë nga e gjithë bota dhe dukej si e pamundur, por falë Erion Velisë, kjo u bë e mundur dhe ne kemi ftuar mbi 2 mijë artistë. Kemi realizuar “Bienalen e akuarelit” e cila sot, lehtësisht e kontrollueshme, është nga më prestigjiozet në botë dhe secili artist ka dëshirë të vijë në këtë vend. Ka dëshirë të vijë në këtë vend, por në 2015-ën, ne na duhej ta pikturonim Tiranën, artistët e pikturonin Tiranën. Dhe në 2017 kur e takuan kryetarin e bashkisë, ia thanë me fjalët e tij – Kemi parë ndryshime të jashtëzakonshme! Dhe nga kjo mua më vjen shumë mirë, sepse është lehtësisht e pikturueshme Tirana jashtë saj, por brenda saj në ato pikturat që themi ne urbane, kishte vështirësi. Ndërkohë që kemi elemente të cilat spikaten dhe sinqerisht dua ta përgëzoj kryetarin e bashkisë, sepse është një nga kuratorët më të mirë që kemi dhe dua t’i fal një penel të personalizuar me emrin tim, i cili sot është në tregun e gjithë botës, sepse ju jam i bindur, jeni një detajist i jashtëzakonshëm dhe si detajist, do ta perfeksionin këtë vend, Tiranën dhe gjithçka”, tha Haliti.
Pyetjes se: Pse artisët përkrahin Veliajn?. Kreu I Bashkisë së Tiranës e dha vetë në një takim me asamblen socialiste në Ndroq, nga ku u shpreh se:
“E tha dikush e ç’janë gjithë këto VIP-a që sjell Lali Eri, gjithë këto, këngëtarë e këto. Po mir mo se po shihja lajmit tani, për ju që jeni çuna dhe goca të reja. Taylor Sëift, artistja më e pasur në botë, s’ka pikë nevoje për politikën, dhe doli dhe tha: – Unë do votoj për Joe Biden. Pse sepse do jetoj në Amerikë, jeta ime është serioze pavarësisht se i kam të gjithë gjërat e rregulluara. Unë kam opinion. Ore fakti që jam VIP dhe jam i famshëm s’do të thotë që skam opinion, s’do të thotë që nuk arsyetoj, s’do të thotë që nuk marr vendim, s’do të thotë s’më punon logjika. Kështu që patjetër mo dhe VIP-a të njohur dhe artistë dhe sportistë. Çdo njeri mo , edhe një, edhe një, kështu bëhet familja e madhe”.
Leave a Reply