• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ROBERT HASA/ “ENVERIADA” në duart e një studenti gazetarie
Home
Blog

ROBERT HASA/ “ENVERIADA” në duart e një studenti gazetarie

February 2nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Romani i dytë historiko-politik i shkrimtarit Alfred Peza mori vëmëndjen e mediave televizive, online dhe gazetave.

Duke ecur nëpër rrugët e Tiranës në vitrinën e një librarie vura re një libër me kopertinë të njëjtë si romani i parë “Sarah”, por titulli dhe foto ishin tashmë të ndryshe. Shkrimtari e kishte titulluar atë “Enveriada” dhe në rreth ishte një foto e Diktatorit komunist. Personazhet brënda romanit ishin jo të Mbretërisë së Zogut, por të “kështjëlles së hekurt” të Paraardhësit. Më bëri kurioz titulli dhe nxitova ta merrja pasi ishte kopja e fundit në atë librari dhe e pyeta punonjësen: Çfarë ka ky libër dhe a ia vlen që ta blesh?

Librashitësja u ngrit nga karrigia ku ishte ulur dhe më tha: Merre mos e paguaj kur ta mbarosh së lexuari atëhëre eja dhe më thuaj në qoftë se ja vlente ta blesh ose jo. E mora librin dhe e futa në çantë, i premtova zonjës se sapo ta mbaroja librin do rikthehesha. Duke ecur po afrohesha në Bllokun e famshëm të Tiranës, atje ku kishin jetuar edhe njërëzit e “Enveriadës”, u ula për të konsumuar diçka.

Përballë meje ishte televizori. Po fillonin intervistat ku i ftuar ishte autori i “Enveriadës” Alfred Peza i cili po fliste per përmbajtjen e librit. Titrat në televizion shkruanin, “Qendra sekrete që mbajti në këmbë diktaturën”, Alfred Peza promovon librin “Enveriada”: Mesazhet politike përsëriten edhe në demokraci.

Romani për të cilin po flitej ndodhej në çantën time, dhe vendi s’po me mbante derisa nisa për në shtëpi që ta lexoja. Historiku i 45 vitet të sistemit diktotariale në Shqipëri, ku lufta e klasave për pushtet ishte e ashpër. Kupola e sistemit komunist varej nga: Paraardhësi (Enver Hoxha), Pasardhësi (Mehmet Shehu), Udhëheqësi i Ri (Ramiz Alia) si dhe më kryesorja, Shefja (Nexhmije Hoxha).

Të katërt këto individ, kishin në dorë fatet e shqiptarëve, shkrimtari këto personazhe i vendos përballë “Syrit të Shqiponjës” i cili mbikqyrte rivalët e paraardhësit. “Syri i Shqiponjës” është një strukturë sekrete, e ndërtuar për komandimin e pushtetit në prapaskenë, për të cilën kishin dijeni vetëm Paraardhësi dhe Shefja.

Romani nis me Udhëheqësin e Ri (Ramiz Alia) i cili po përgatiste veten fizikisht dhe emocionalisht për marrjen e pushtetit, pas ndarjes nga jeta të paraardhësit (Enver Hoxha). Takimin e parë ai e pati me Besim K. drejtuesin e “Syrit të Shqiponjës”, i cili kishte në dorë “çelësin” e portës së madhe të kështjelles së sistemit komunist. Pjesë e romanit është edhe Sofie Tafaj, volejbollistja e cila rrëmbeu zemrën e djalit të Pasardhësit (Mehmet Shehut) dhe tronditi themelet e pushtetit komunist. Letrat e popullit të cilat në roman marin një rëndësi, të madhë nga ku vetë drejtuesit e sistemit merreshin personalisht me ta.

Nga keto letra thureshin komplote dhe rengje ndaj atyre që ishin kunder sistemit komunist dhe liderëve të tyre. Në libër trajtohet me ironi edhe ëndrra e Pasardhësit (Enverit), i cili ëndërrontë një Shqipëri të fortë si Kuba dhe Koreja e Veriut por nga ana tjeter kishte frikë të mos kishte fati e Çausheskut të Rumanisë i cili u ekzekutua së bashku me gruan e tij ditën e Krishtlindjeve.

Pra romani i mëson një studenti si unë dhe bashkëmoshatarëve të mi se si ka qenë Shqipëria Komuniste dhe lufta për pushtet, internimet dhe ekzekutimet e atyre që ishin kundër sistemit. Përvoja e autorit të romanit si gazetar, politikan dhe shkrimtar e ka bërë ekspert të fushës së letërsisë dhe një penë ndryshe në grupin e kolosëve të letërsisë shqiptare…

Pasi e mbarova romanin dhe dola nga bota e “Enveriadës” , mu kujtua librashitësja. U nisa ta takoj zonja sapo mbyllte librarinë, u afrova dhe me kishte mbajtur mend dhe mu kthye: Hë si tu duk, të pëlqeu? Dhe unë që ju përgjigja: Po më pëlqeu shumë! Ia vlen ta kesh në bibloteke përkrah Kadaresë, Agollit, Nolit, vëllezërve Frashëri etj.

Sapo u bera gati te beja pagesen, zonja mu përgjigj me një buzëqeshje kuptimplote: Librat nuk janë biznes por e ardhme dhe dije për njerëzit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pse Basha prezanton Tiranën, me ekipin e tretë rezervë të PD-së?
Previous article FLOGERT MUÇA/ Lulzim Basha dhe besimi i tij i verbër tek Edi Rama

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k