• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
RIGELS LENJA/ Përballja Rusi-Perëndim, pse nuk është një luftë e ftohtë
Home
Blog

RIGELS LENJA/ Përballja Rusi-Perëndim, pse nuk është një luftë e ftohtë

April 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Kriza e fundit mes Rusisë dhe Perëndimit, është e karakterizuar nga largimi i diplomatëve rusë nga 26 vendet Perëndimore, e pasuar nga kundërpërgjigjja e Rusisë për diplomatët Perëndimorë. Përplasja çoi  në nivelin më të ulët të marrëdhënieve Rusi-Perëndim, që pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë.

Për shumë analistë dhe komentatorë, u pa si një ringjallje e luftës së ftohtë. Në sipërfaqe duket si një e tillë, por në thellësi jo.

Çfarë është ‘lufta e ftohtë’?

Lufta e ftohtë, nisi në vitin 1945 (shumica  e studiuesve bien dakord për këtë vit) dhe u mbyll në vitin 1989, me rënien e Murit të Berlinit. U quajt luftë e ftohtë, pasi dy blloqet rivalizonin me njëra-tjetrën, në çdo sferë, pa u përballur në mënyrë direkte, por duke përdorur vende të treta si fushë beteje, si në rastin e Afganistanit, Vietnamit, Angolës dhe Koresë. Të dy kampet garonin me dy lloje të ndryshme ideologjish, komunizmi për BRSS dhe kapitalizmi për kampin Perëndimor, udhëhequr nga ShBA-të. Sot, ky fakt është një nga më kryesorët se pse nuk ka një Luftë të Ftohtë.

Nëse Perëndimi ka sot si ideologji kapitalizmin dhe demokracinë liberale, dhe e eksporton kudo, Rusia nuk ka një ideologji për ta eksportuar. Pasi ka ndërtuar një regjim personal autoritar, nën lidershipin e Vladimir Putin.

Ku përplaset Perëndimi me Rusinë?

Nëse e sheh në planin historikë, Rusia është më shumë se kurrë e izoluar në anën diplomatike dhe strategjike. Rivaliteti mes SHBA-së dhe Rusisë është në Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri. Të tria vendet, dikur zona të padiskutueshme të influencës ruse. Duket qartë se Perëndimi është më shumë se kurrë, triumfues.

Nëse lufta e ftohtë në vitet 1945-1990, qe përballje dypolare ShBA vs BS. Sigurisht SHBA-të aktualisht mbajnë petkun e udhëheqjes globale, por nuk mund të anashkalohen edhe fuqitë në rritje të Kinës, Japonisë, Indisë, Brazilit dhe Gjermanisë.

NATO VS Rusi

Perëndimi është i grupuar në një aleancë mbrojtëse, themeluar 69 vite më parë, NATO. Rusia nuk e ka një aleancë të ngjashme, pas kapitullimit të BS, u shkërmoq edhe Traktati i Varshavës. Nëse hedhim një shikim se sa shpenzojnë vendet e NATO-s, për modernizmin e ushtrisë dhe armatimeve, diferenca është 1/15, me atë se çfarë shpenzon Rusia.

Buxheti ushtarak i ShBA-ve për vitin 2018 është ekuivalent me çfarë kanë planifikuar të gjitha vendet e G8, të grupuara së bashku. I shprehur në shifra, ShBA-të planifikojnë të shpenzojnë rreth 640 bilion $, ndërsa, Rusia ka një buxhet prej 51 bilion $. Në bazë të këtyre shifrave, Rusia renditet e treta, pasi është Kina me një buxhet prej 165 bilion $.

Një hendek oqeanik është dhe posedime  i bazave ushtarake, jashtë kufijve kombëtarë. Rusia, ka rreth 11-18 baza ushtarake në vende të ndryshme të botës (përfshirë dhe bazën pothuajse të braktisur të Kubës), ShBA-të kanë rreth 602 baza ushtarake. Prezenca e ushtrisë amerikane është në rreth 165 shtete, pra në gati 2/3 e globit.

Gara për aleatë?

Nëse për ShBA-të, mund ta marrim të mirëqenë se vendet e NATO-së janë aleatë natyralë, megjithëatë nuk kanë munguar përplasjet për çështje të ndryshme. SHBA-të kanë aktualisht aleatë edhe fuqi me potencial të lartë si: India, Japonia, Arabia Saudite, Brazili apo Izraeli. Duket pak çështje e komplikuar pozicionimi i Kinës. Kina është vend kufitar me Rusinë dhe ka marrëdhënie shumë të mira, por më shumë se 40% e shkëmbimeve tregtare të Kinës kryhen me SHBA-të. Aktualisht, Kina është një investitor kyç për tregun amerikan, me rreth 3.3 trilionë $ investime për 5 vitet e fundit.

Aleatët e Rusisë, janë pothuajse vende pa influencë botërore si shtetet e Azisë Qendrore, vende të falimentuara si Siria apo Venezuela, apo Irani, i vendosur nën presion me sanksionet ekonomike nga OKB-së. Nuk mund të themi me siguri, për Turqinë, e cila megjithëse është anëtare e NATO-s, aktualisht është në nivelin më të ulët në bashkëpunimin e saj me ShBA-në dhe vendet e BE.

Për çfarë luftohet?

Duket se Rusia është në një përpjekje për të ruajtur sado pak zona të dikurshme të influencës së saj. Megjithëse, Rusia mund të quhet superfuqi vetëm në nivelin e eksportit të naftës apo të gazit natyror. Ulja e liderit të Koresë së Veriut në bisedime, tregoi se SHBA-së janë superfuqia drejtuese globale. Kërcënimi i Presidentit Trump, për një dislokim të ushtrisë amerikane dhe goditjen mbi Korenë e Veriut, detyroi Kinën dhe Rusinë, të trembura nga një afrim në kufi i ShBA-së, të ndërprisnin ndihmat për Penianin.

Mund të themi, se tentativa për eliminimin e spiunit të dyfishtë rus, i shërbeu më shumë se kurrë Perëndimit. Për faktin se me gjithë problemet e brendshme të Perëndimit si p.sh. BREXIT, përballë një kërcënimi të jashtëm, vendet Perëndimore, gjetën gjuhën e përbashkët për një kundërpërgjigje në unison. Rusia është një vend me një të shkuar të lavdishme, dhe pa diskutim  një fuqi e madhe ushtarake që nuk mund të neglizhohet, por aktualisht nuk mund të themi se është një lojtar global, më shumë është një superfuqi rajonale.

*Studiues

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA DEDJA/ Fëmijët po vrasin veten. Thirrje për strategji parandalimi
Previous article BEN ANDONI/ Çërçilli dhe Enveri, a mundet arti t’ua ndryshojë imazhet?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k