Nga Altin Zefi
““Duhet ta lexosh [Biblën] se s’bën”, i thosha vetes. Duhet ta lexoja si një libër themelor të historisë botërore të kulturës, por edhe për të tentuar një marrëdhënie me Zotin.” thotë Mustafa Nano në librin e tij “Provocateur”. Tentativa e dyte për te lexuar biblën rezultoi e suksesshme. E para kishte dështuar vite me pare, ne 1991, kur kishte marre për here te pare një Bibël ne dore. Fjalët e para te biblës e kishin trazuar.
“Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë.”
Këto fjale nga Zanafilla 1:1-3 shkaktuan “mërzitje” dhe Z. Nano e hodhi biblën për një fare kohe për ta marre ne dore përsëri më shume si një detyrim intelektual për te lexuar librin me te lexuar të të gjitha kohërave.
Për Z. Nano Zoti i biblës është i ngjashëm me zotat e tjerë pagane. “[Zoti] [m]ë bind aq sa të bindin edhe qindra zotër të tjerë që u kanë paraprirë në kohë, hyjnitë pagane të lashtësisë, hyjnitë e Egjiptit të lashtë, si Amuni, Osirisi, Raja etj. (janë rreth 1500 hyjni të Egjiptit të njohura me emër)…”.
Z.Nano sugjeron qe Zoti i feve monoteiste ka te njëjtin arsye logjike për ekzistencë sa ai i zotave te mitologjisë së lashtësisë. “Ne një diskutim racional, të gjithë këta Zotër, përfshirë këtu edhe Zotin e feve monoteiste, janë njësoj.”
Pasi tërhiqet nga ky irracionalitet Z. Nano këmbëngul qe Zoti i biblës “ka dalë zbuluar herë pas here përballë arsyes e shkencës humane.”.
A e nxjerr arsyeja dhe shkenca humane zbuluar Zotin?
Argumenti qe Z. Nano përmend kundër besimit ne Zot është se cili nga trupat qiellor lëviz, toka rreth diellit apo dielli rreth tokës, geocentrizem (geo – toke) apo heliocentrizëm (helio – diell)?
Z.Nano përpiqet te argumentoje qe bibla mbështet idenë qe dielli rrotullohet rreth tokës. Dhe duke qene se zbulimet shkencore kane hedhur poshtë sistemin gjeocentrik ne favor te sistemit heliocentrik atëherë edhe bibla dhe Zoti dalin “zbuluar”.
Ky është argumenti i vetëm qe ngre Z. Nano për te refuzuar biblën si primitive për mendjen shkencore moderne. “[N]e të gjithë e dimë tanimë që ky vizion gjeocentrik i botës ka ardhur prej padijes.” thotë ai.
Mohimit te biblës si fala e Zotit qëndron ose bie mbi argumentin qe bibla mbështet një pikëpamje gjeocentrike për universin. A është toka ne qendër te universit sipas biblës? A kishte Kisha Katolike te drejte qe u mbështet te bibla qe te dënonte Galileon dhe Brunon?
Për fat te keq Kisha Katolike ka mbajtur krahun e geocentristeve ne këtë debat shkencor. Papa Paul V ne një letër për At Foscarini ne 12 April 1615, thotë duke dënuar Galileon:
“…dielli është ne qiell dhe lëviz shpejt rreth tokës dhe qe toka është larg nga qiejt dhe qëndron ne qendër te universit”.
Ne fakt përgjigjja qe Kisha i dha Galileos(1564–1642) u frymëzuar kryesisht nga Aristoteli (384–322 para Krishtit), Ptolemy (127–145 pas Krishtit) dhe filozofe te tjerë greke dhe jo nga bibla.
Sipas Dr. Danny R. Faulkner, astronom, dhe profesor ne Universitetin e Karolines se Jugut ne Lancaster dhe studiues i “Pergjigje ne Zanafille”, pothuajse te gjithë shkencëtarët heliocentrike qe besojnë biblën mendojnë qe bibla nuk mbështet as sistemin gjeocentrik dhe as atë heliocentrik. Bibla nuk është një libër mbi astronominë apo shkencën, edhe pse gjithçka qe ajo thotë për astronominë dhe shkencën është shkencërisht e sakte.
Duke qene se bibla nuk mbështet asnjërin sistem, pasi nuk ka qellim te na japë përgjigje mbi shkencën por Zotin, do te thotë qe refuzimi i biblës dhe Zotit si te gabuar shkencërisht është i pa baze.
Z.Nano nuk është ateist “fale Zotit”. Zoti i ka dhënë atij çdo prove për te qene teist. Arsyeja dhe shkenca humane vërtetojnë qe universi është i sinkronizuar shume mire për te mundësuar jetën ne toke, dhe vete ekzistenca e jetës dhe e qenieve komplekse si zogjtë, kali, elefanti, dinozauri por me se shumti e njeriut nuk janë rastësi por vepër e një Zoti madhështor.
Nëse nuk ka Zot atëherë ekzistenca e jetës dhe universit është e pashpjegueshme. Zoti është i vetmi shpjegim logjik për ekzistencën dhe jetën.
Ai na ka krijuar dhe na fton qe te shkojmë para tij përmes shpëtimtarit, Krishtit, te dërguar ne bote për te na pastruar dhe falur mëkatet.
Fale Zotit unë jam teist.
Po ti?
Leave a Reply