• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
“RD”: Si e bleu për 30 aspra të qelbura Alfred Lelën, Edi Rama dhe kë përdori për këtë
Home
Blog

“RD”: Si e bleu për 30 aspra të qelbura Alfred Lelën, Edi Rama dhe kë përdori për këtë

September 3rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

“Rilindja Demokratike” në faqen e saj online ka si editorial një shkrim me titull “Për 30 aspra”, me autor Rexhep Polisin.

Aty tregohet se si Rama arriti të “blejë” Alfred Lelën, për ta përdorur kundër Lulzim Bashës.

Shkrimi i RD

Në listën e mediave që Edi Rama kontrollon tani ka edhe një portal të ri. Emri i tij është Politiko.al, deri dje një portal me profil opozitar, që i bënte elozhe çdo vendimi të lidershipit të PD. Por Alfred Lela, drejtuesi i këtij portali, ka vendosur të rreshtohet hapur në rradhën e mercenarëve të Edi Ramës, i cili duket se po djeg ushtar pas ushtari në strategjinë e dështuar për të goditur “nga brenda” Lulzim Bashën me politikanë të skaduar.

Edi Rama duhet të jetë aq keq, sa nuk po lë gur “opozitar” pa lëvizur që të flasin dhe veprojnë kundër Lulzim Bashës. Shkrime promovuese, intervista të ethshme televizive nga persona që kanë folur veç për të marrë dhe kurrë për të dhënë, statuse të posaçme që shpërndahen enkas për të dubluar liderin e opozitës, janë pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur Lulzim Bashën. Një nga këta gurë është edhe Alfred Lela.

Në thatësinë e verës, prej tij ka avulluar çdo parim moral që shiste me bujë publike dhe jo publike. Alfred Lela i është shtuar “listës së 30 asprave” të Edi Ramës, listë në të cilën bëjnë pjesë gazetarët që të verbuar nga joshja e parave, njësoj si Juda Iskarioti, tradhëtojnë besimin dhe misionin e tyre. Në “listën e 30 asprave”, Alfred Lela nuk është as i pari dhe as i fundit gazetar që preferon pasurinë e lehtë përpara rrugës së mundimshme të vërtetës. Por, ndryshe nga shumica e kolegëve të tij mercenarë, Alfred Lela, është në një pozicion jo aq të preferuar, tani për tani.

Ai nuk paguhet direkt nga ministra, ish ministra, drejtorë të mëdhenj, apo ndihmësa të afërt të Edi Ramës. Ai akoma nuk e meriton shpërblimin për ta parë në sy njeriun për të cilin punon. Pranon që “30 asprat” për të sulmuar me të pavërteta opozitën, t’i marrë nga Erion Veliaj dhe nga gazetari mercenar i grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes, Sokol Balla. Ky ka edhe një veçanti tjetër, që e spikat nga të tjerët: është mercenari më i nënshtruar i Edi Ramës, deri në përçmim.

Me futjen e Alfred Lelës në listën e “30 asprave”, pozicioni i lëpirësit numër 1, mund t’i rrezikohet nga lëpirësi numër 2. Gara është e fortë.

Kush shan më shumë Partinë Demokratike, ai paguhet.

Kush shpif më shumë kundër Lulzim Bashës, ai paguhet shumë.

Kush promovon më shumë “opozitarë të pakënaqur” me Bashën, ai paguhet më shumë!

Kush gjen “opozitarë të keqardhur” se PD nuk po vjen dot në pushtet sa hap e mbyll sytë, ai paguhet akoma më shumë!

Në këtë drejtim, Alfred Lela e ka të sigurtë se mund ta konkurojë shpejt Sokol Ballën. Siç thoshte edhe vetë, me të drejtë, në një shkrim diku nga janari, kur përshëndeste heshtjen e kundërshtarëve të Bashës për rinovimin e partisë prej tij,  “çdo zhurmë dhe paqartësi ndaj PD-së, ndihmon Ramën”. Por e vërteta tani nuk ka më rëndësi për Alfred Lelën dhe portalin e tij. “Refleksionet” e pas 30 Qershorit mund ta ngjisin shumë lart në “Listën e 30 asprave” të Edi Ramës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Lulzim Bashës i duhet një fajtor për dështimet e tij
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Që sot Basha sulmon gazetarët (po sikur të vij në pushtet…)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k