• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Raportet Ndërkombëtare dhe balta e Lulit dhe Monikës
Home
Blog

Raportet Ndërkombëtare dhe balta e Lulit dhe Monikës

May 2nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Taulant Balla/

Me një cinizëm të theksuar politik, gati gati me një nihilizëm të ushqyer nga interesat e politikës së ditës, kemi parë deputetë të opozitës që duke iu referuar abuzivisht raporteve ndërkombëtare si ai i DASH, të ngrejnë lloj lloj historish melodramatike për një Shqipëri që zhytet çdo ditë e më shumë në krim e drogë.

“Tirana vlerësohet si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”, deklaroi në emër të LSI Luan Rama.

Nuk dëshirojmë të merremi gjatë me arsyet pse e bën opozita e vëndit këtë, sepse jehona e zbrasëtisë së tyre politike që duan ta kompensojnë me baltën ndaj vendit është e dukshme. Megjithatë, ndiejmë detyrimin që t’u tregojmë qytetarëve shqiptarë dallimin me baltës dhe realitetit e fakteve.

Për t’i marrë me rradhë, secilën akuzë, duke nisur me përmasat e mëdha të krimit sipas tyre, ju kujtojmë se krimet e rënda ndaj personit janë ulur me 4.2% dhe për herw tw parw nw kwto 26 vite, në shkurt 2018 u rregjistrua vetëm 1 vrasje.

Numri vrasjeve me dashje ka ardhur në rënie nga 2013, duke arritur në 52 në 2017, numri më i ulët në 27 vjet.

Kujtojmë se në vitin 2012 është niveli më i lartë me 126 vrasje dhe qeveria e tyre kishte kapitulluar para krimit.

“Qeveria në mënyrë tinzare dhe për të shmangur përgjegjësinë nga vetja mbi krimin e ka drejtuar gishtin ndaj sistemit të drejtësisë”, thotë kolegu im tani nw opozitw Luan Rama. Wshtw pwr tw ardhur keq, sesi PD dhe LSI mbyllin sytë në mënyrë tinzare para faktit që Konfiskimet dhe Sekuestrimet e Aseteve kriminale nga 2013-2018 arritën vlerën e mbi 152 mln euro, ose rreth 5 herë më shumë se në 2008-2013 (rreth 27 mln euro).

Si mund të jetë “nën presionin dhe autoritetin e vendimmarrjes se strukturave kriminale”, një qeveri që inkurajon fort policinë e shtetit, e cila ka goditur plot 9 grupe dhe organizata kriminale?!

Në qarkun më të madh të vendit, në Tiranë, që ish-Ministri i Rendit socialist Luan Rama e cilëson vatër të krimit, zbulueshmëria e krimeve nga fillimi i 2018-s është 100%.

U kultivua 0 bimë kanabis deri në fund të marsit 2018, por për Lulin dhe Monikën kanabisi po bën kërdinë në Shqipërinë e gjorë.

Ka një fjali në raportin e DASH që opozitarët e kulluar të vendit, e ngrejnë si flamurin e “betejës” së tyre:

“Korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Së pari, korrupsioni nuk është një fenomen që lindi me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet. Është një plagë e thellë e një sistemi që u ngrit nga këta që sot vajtojnë mbi të, por ky nuk është justifikimi ynë.

Ne jemi vullnet-plotë që ta shfarosim fenomenin në çdo zyrë të shtetit dhe rezultatet e deritanishme e shprehin këtë vullnet.

Në tremujorin e parë të 2018 kemi 12.7% më shumë zyrtarë shtetërorë publikë për Korrupsion, krahasuar me tremujorin e parë të 2017.

Në korrik 2016, Zëvendës drejtori i përgjithshëm i burgjeve, I. Labi, u arrestua për përfshirjen e tij në krijimin e dokumenteve të rreme të prokurimit për kompanitë që furnizonin ushqime.

Shumica e drejtorëve të burgjeve në vend, të emëruar nga Partia e Luan Ramës, u shkarkuan gjatë vitit për shkak të korrupsionit, abuzimit të detyrës dhe të tjera shkelje të ligjit.

Në shkurt, policia arrestoi për akuza të ngjashme korrupsioni, ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, A. Zoto, i cili kishte dhënë dorëheqjen vullnetarisht pak ditë pas arrestimit të Labit.

Gjatë vitit, persona të personelit të lartë drejtues të burgjeve u arrestuan dhe dënuan për furnizimin me drogë të të burgosurve ose sepse kërkonin para për të lejuar vizita të familjarëve.

Qeverisja jonë nuk mund të marrë kusuret e atyre që sot e gjithë ditën çirren për korrupsionin, por vetëm mund të angazhohet për ta shëruar këtë plagë.

Dënimet për korrupsion në shkallën e dytë të gjyqësorit kanë vijuar të rriten prej 2013.

Gjithashtu, nga fillimi i procesit të Vetingut (18 janar 2017) janë larguar nga sistemi 20 zyrtarë përfshirë:
-ish-Prokurorin e Përgjithshëm, 1 gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese dhe 6 gjyqtarë dhe ndihmës të Gjykatës së Lartë. 3 nga 5 gjyqtarët dhe prokurorët e verifikuar nga KPK janë shkarkuar, përfshirë: 1 gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, 1 gjyqtar të Gjykatës së Apelit Durrës, 1 prokuror i Apelit Shkodër.

Është e qartë që opozitarëve nuk u interesojnë këto rezultate e as beteja jonë.

Ata do të vazhdojnë këngën e vajit për “qeverinë si struktura që vepron në shërbim të prapavijës kriminale”, duke treguar kështu se nuk duan t’ia dinë për Shqipërinë.

Nëse do ta donin Shqipërinë, do të kishin kurajon të pranonin çfarë është bërë mirë e do të na ndihmonin në rrugën e përpjekjeve jo të lehta për të bërë shumë e më shumë.

Zgjedhja e tyre është ta baltosin qeverinë deri në kockë, duke e ditur mirë se kjo baltë dëmton më shumë Shqipërinë se sa vetë qeverinë.

Ndërsa ne, punojmë me vetëdijen se duhet bërë më shumë dhe më shumë do të bëhet se s’bën!

Do të bëhet më shumë për rendin dhe sigurinë, transparencën dhe llogaridhënien, mirëqënien dhe ekonominë, ashtu siç na inkurajojnë ndërkombëtarët, sepse ky është detyrimi ynë i madh para shqiptarëve.

Do të bëhet më shumë, si e vetmja rrugë për t’i dhënë përgjigjen e merituar makinerisë politike të baltës që sa vjen e shtohet mbi SHQIPËRINË.LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Lëvizja e re nuk është guxim politik, por detyrim politik
Previous article “Llumi mediatik dhe fenomeni Ija e Besit”, shkrimi që ndezi debatin dhe “tërboi” Rudina Magjistarin

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k