• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
RAINER HERMANN (FAZ)/ Turqia rrit varësinë nga Rusia
Home
Blog

RAINER HERMANN (FAZ)/ Turqia rrit varësinë nga Rusia

April 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Putin dhe Erdogan vunë gurthemelin për centralin e parë atomik të Turqisë. Projekti që ndjek Moska është shumë i qartë në synimin e tij, mendon Rainer Hermann nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Në samitin e tre presidentëve, atij turk, Erdogan, presidentit rus, Putin dhe atij iranian, Rohani në Ankara në qendër ishte lufta në Siri. Por presidentët Erdogan dhe Putin krahas kësaj e përdorën samitin edhe për të zgjeruar marrëdhëniet mes tyre duke rritur me këtë varësinë e Turqisë nga Rusia. Që në ditët para samitit u vu re, se Turqia është një nga vendet e pakta anëtare të NATO-s që nuk e nënshkroi aksionin e solidaritetit kundër Rusisë pas sulmit me gaz nervor ndaj agjentit të dyfishtë, Skripal. Për Turqinë as që bëhej fjalë të dëbonte diplomatët rusë

Shkëputja e Turqisë nga NATO

Përkundrazi- marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës po bëhen më të ngushta. Kështu Turqia është i vendi i vetëm anëtar i NATO-s, që do të instalojë sistemin e mbrojtjes ajrore ruse S400. Madje furnizimi është afruar me një vit, në vitin 2019. Po ashtu Turqia është vendi i parë i NATO-s ku Rusia ndërton një central atomik. Blerja e sistemeve ruse S400 mund të bëjë që në të ardhmen, SHBA të mos e furnizojë më Turqinë me avionë ushtarakë dhe centrali atomik në Akkuyu do të rrisë varësinë e Turqisë nga Rusia, sepse vetëm Moska mund të ofrojë shufrat djegëse.

Sipërmarrja ruse Rosatom do të ndërtojë centralin atomik Akkuyu dhe do ta menaxhojë më vonë. Presidenti Erdogan e vlerëson kaq shumë këtë, saqë ai ka rënë dakord për një çmim të garantuar për rrymën e prodhuar. Për Rosatom një pazar me leverdi. Kjo sipërmarrje ndërton 34 centrale atomike në 12 vende. Ndërtimi në Turqi është shumë i rëndësishëm për presidentin rus, Putin, sepse ai kërkon të shkëpusë hap pas hapi Turqinë nga NATO. Prandaj ai erdhi personalisht për vendosjen e gurthemelit me homologun e tij.

Leva ruse

Erdogan ka një argument të mirë në anën e tij – rritja e nevojës për energji rritet në Turqi vit për vit me 9%, ndërkohë që Turqia mund të prodhojë vetë, vetëm 26% të energjisë së kërkuar. Por ndërkohë që Europa po e zvogëlon varësinë e saj energjitike nga Rusia, Turqia po e rrit. Kësaj i shtohet edhe ndërtimi i një gazsjellësi nga Rusia në Turqi, Turkish Stream. Putin u shpreh se kjo e rrit sigurinë energjitike në rajon. Por ajo zgjat edhe levën që ai ka në dorë në të ardhmen kundrejt partnerit të tij më të vogël./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ PD në kërkim të një lideri “popullor”
Previous article Lamtumirë Rumani- frika nga drejtësia e politikanëve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k