Rigels Lenja*
Sulmi iranian mbi forcat izraelite në Lartësit Golan, u pasua nga një kundërpërgjigje në të njejtat përmasa nga forcat izraelite. Kjo bëri që dhe një herë tjetër, rajoni i Lindjes së Mesme të shikohej si fushëbetejë e një luftë e përmasave të mëdha. Një ndër çështjet e para, që u ngrit për shqyrtim ishte, për çfarë i duhej Iraninit një sulm mbi forcat Izraelite. Është një fakt i njohur, se Lartësitë Golan, i përkasin Sirisë, por prej vitit 1967, janë të pushtuara nga Izraeli. Po ashtu ishte mëse e qartë për Teheranin se çfardo lloj sulmi mbi forcat ushtarake izraelite do të kishte një kundërpërgjigje të ashpër.
Doktrina për eleminimin Izraelin.
Irani, është nga ato vende që ka një vijë shumë të qartë se çfarë do të thotë për ta ekzistenca e Shtetit të Izraelit. Që me triumfin e Revolucionit Islamikë, që u pasua me ardhjen në fuqi, të klerikut Ajatolah Hoeminit dhe ngritjes së Republikës Islamike në vitin 1979. Teherani ka deklaruar se kërkon eleminimin nga harta të Izraelit me çdo lloj mënyre. E veçanta qëndron në faktin se para vitit 1979, dy shtetet kishin një bashkëpunim të mirë mes tyre, e veçanërisht në shkëmbimet e teknologjisë dhe informacioneve për rrezikshmëri që u kanosej secilit. Që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948, ky i fundit është përballur, në mënyrë direkte apo indirekte me të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme dhe mbarë botës arabe dhe myslimane. Këto të fundit e kan përdorur doktrinën anti-Izrael dhe anti-semitizmin, si një propagandë për të justifikuar dështimet e brendshme në planin ekonomikë, poliktikë dhe sociale. Pothuajse të gjithë diktatorët e botës arabo-islamike si Muhamar Geddafi, Gamel Naseri, Sadam Hysein dhe dinastia Asad, i ka bashkur më shumë se kurrë teza për eleminimin e Izraelit.
Iran vs Arabi Saudite dhe Izraeli.
Irani, i ndodhur sot në një luftë të ftohtë me Arabin Saudite, se kush do të drejtoj Lindjen e Mesme dhe botën myslimane në përgjithësi, faktë që dëshmohet qartë në konfliktet në Siri, Jemen dhe Irak. Irani e ka të thjesht të rrisë popullaritetin e tij, tek fondamentaliste dhe radikalët, që janë grupe përherë e në rritje në çdo shtete të botës myslimane. Gjuha që këta të fundit kuptojn më mirë se çdo gjuhë tjetër, është kryqzata dhe lufta e shenjtë ndaj Perëndimit në përgjithësi dhe Izraelit, në mënyrë direkte. Iranit, i duhej një përplasje e tillë, për ti treguar mbarë botës myslimane se është e ndryshme nga Jordania, Egjipti që kanë marrdhënie diplomatike normale me Izraelin apo edhe Arabia Saudite, që se fundmi ka nisur të afrohet me Izraelin, duke qënë se të dyja shohin si rrezik imediatë Iranin.
Iran VS Izrael
Në një llogaritje të thejsht mund të nxjerrim si qëndron shifrat, mes dy vendeve. Irani ka një popullësi prej 80 milionësh kundrejt, 8 milionë izraelitëve, sipërfaqa e Iranit është 650 herë më e madhe se ajo e Izraelit. Irani është po ashtu superior edhe në numërin e ushtarëve me rreth 2.5 milion, kundrejt 700.000 të Izraelit. Izraeli është superior në buxhetin ushtarakë, me një shifë prej 16 bilion$ dhe ka aramtimet e fjalës së fundit. Irani ka një buxhet vjetorë tri herë më të vogël, në shifrat me rreth 5 bilion$, kurse armatimet janë të vjetra, kryesisht të tipit Rusë. Izraeli, ndër të tjera është dhe superfiqi nukleare, ku mendohet se poiseidon 80-110 rraketa bërthamore, megjithëse ky fakt nuk është pranuar apo hedhur poshtë nga zyrtarët izraelitë.
Pse sulmohet nga Siria.
Irani prej 4 vitesh, është i përfshirë direkt dhe indirekt në konfliktin Sirian. Megjithëse Irani dhe Siria, nuk kanë kufinj tokësorë mes tyre, Irani ka dërguar me mijra ushtarkë dhe milirada$ ndihma në armatime, për të mbështetur regjimin e presidentit Asad. Si pjesmarrës në konfliktë janë edhe trupat e Hezbollahut, që i kan bazat e tyre në Libanin fqinjë. Hezbollahu është pjesë e të njejtës vijë si Irani, për sa i përket Izraelit. Irani, tashmë ndihet i fortë në terren dhe mendon, ka gjithë të drejtën të kërkojë kthimin e Lartësive Golan, nën kontrollin e Siris. Por, nuk duhet harruar se deri në vitin 2011, Izraeli dhe Siria ishin në bisedime të shpeshta, ku Izraeli pranonte kthimin e këtyre territoreve Siris, kundrejt një traktati paqeje dhe njohëjes së Izrealit nga Siria. Frika e Damaskut, qëndronte te fakti se afrimi me Izraelin, mund të sillte humbjen e mbështetjes iraniane.
Sfida Strategjike e Izraelit.
Izraeli është një shtet i vogël për nga sipërfaqa i rrethuar, nga fqinjë disa herë më të mëdhej në sipërfaqe dhe popullsi. Po ashtu Izraeli, ka luftuar më shumë se kushdo shtet tjetër pas Luftës së Dytë Botëtore. Luftëra të cilat kanë qënë me nuancë ekzistencialiste. Në veri të Izraelit, aktualisht ndodhen forcat iraniane dhe milicia e Hezbollahut, si faktor me rëndësi në luftën Siriane. Arsyet se pse Izraeli e ka shpallur Lartësit Golan, territore shumë strategjike, pasi kontrollon se çfarë ndodh në Siri dhe në Liban, pasi largësia nga Damasku është 40 km, kurse nga Tel Avivi rreth 30 km. Në Jug është përherë në rritje aktiviteti i organizatave terroriste në Gadishullin e Sinait, në Egjipt. Në Perëndimi, megjithëse të izoluar ndodhet HAMAS, që qeveris në Rripin e Gazës, që nga viti 2007. Kombet e Bashkuara, i kan njohur Palestinës, të drejtën për ngritjen e shtetit të tyre ku përfshihet territore e Bregut Perëndimore dhe Rripi i Gazës. Largësia më e afërtët mes detit dhe Bregut Perëndimorë është 11 km. Izraeli deklaron se duhet të mendohet mirë, nëse do duhet ta lëshojë komplet Bregun Perëndimore, sipas tyre, kjo lëvizje ka rrezikshmëri të lartë. Në rast të një politike armiqësore të palestinezëve ndaj Izraelit. Ky i fundit do ta kishte shumë të vështirë të siguronte mbrojtje efikase.
Megjithëse, së fundmi me rritjen e tensioneve në rajon, nuk ka gjasa të ketë një konflik të hapur mes Izraelit dhe Iranit, kjo për së paku dy arsye. Së pari. dy superfuqitë botërore Rusia dhe SHBA-së, që jan aktive dhe aleatët kreysorë të dyja palëve, nuk jan në rrethanat për të lejuar një përplasje direkte mes tyre. Së dyti, Irani, e ka të qartë se është shumë e rrezikshme përballja diekte me Izraelin, mbështetur se çfarë ka ndodhur në luftrat e mëpërashme, ku Izraeli ja ka dalë të fitojë edhe kundër kualicioneve pan-arabe si në luftrat e viteve: 1948, 1967 dhe 1973. Siria është një shtet pothuajse i faleminentuar nga lufta civile, Hezbollahu sapo ka dalë nga një palë zgjedhje ku i fitoi, por akoma nuk është konsoliduar. Mbi të gjitha, duket se Irani e ka të qartë se nuk mund të pretendojë për një fitore në rast lufte kundër Izraelit, e veçanërisht kur sistemi anti-raketorë Izraelit i njohur si Iron Dome, është pothuajse i pamundur të depërtosh rraketa brënda rrezes së saj vepruese./AlpeNews.al
*Studiues
Leave a Reply