• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
Protestë e munguar apo protestë e dështuar?!
Home
Blog

Protestë e munguar apo protestë e dështuar?!

May 25th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Skënder Minxhozi/

Opozita i rikthehet provës së vështirë e tinzare të protestave. Që nga vjeshta e vitit 2013, kur Lulzim Basha doli zëngjirur nga mitingu i parë modest kundër qeverisë së sapozgjedhur, opozita po tenton prej pesë vjetësh të testojë ndjeshmërinë e opinionit publik, ndaj axhendës së saj opozitare plot akuza me krim, drogë dhe korrupsion. Për hir të së vërtetës, ka pasur protesta që kanë masive, si ajo e shkurtit 2017, kur PD e trembi seriozisht Ramën dhe kur për shkak të numrit të madh të protestuesve vendosi të instalojë çadrën katërmujore në bulevard.

Po përtej kësaj prove vërtet imponuese, e cila siç dihet u mbyll me marrëveshjen aspak të lavdishme të 17 majit, opozita nuk ja ka arritur ta thyejë deri më sot tabunë e zgjimit të opinionit publik. Po mbushen pesë vjet që Basha, Berisha dhe së fundi Kryemadhi, tentojnë të bindin veten dhe të tjerët, se tezat e tyre politike gëzojnë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Një dëshirë në parim normale dhe e logjikshme për çdo lëvizje politike. Por nga salla e parlamentit apo foltorja e selisë, deri tek bulevardi i protestës, megjithëse distanca në metra nuk është e madhe, ajo që kemi parë në funksion të aksionit politik, ka qenë një impakt anemik dhe i dobët tek njerëzit e thjeshtë të rrugës.

Aq e vërtetë është kjo, saqë në mes të pranverës së vitit 2017, kur opozita mori gjashtë ministra në fushatën elektorale dhe kur akuzat me drogë e krim mbulonin faqe të tëra të komunikatave opozitare, Rama fitoi jo vetëm i qetë dhe i patrazuar, veshur me tuta sportive, por edhe i vetëm, duke e çuar Metën në Presidencë dhe partinë e tij LSI në opozitë. Përballja mes ashpërsisë së akuzave të opozitës dhe rezultatit të zgjedhjeve të fundit për maxhorancën, shënon paradoksin më të madh politik të viteve të fundit në Shqipëri.

Të shtunën opozita do të testojë sërish forcën e saj përballë shtetit. Zgjedhja për t’u përballur publikisht është një akt guximi dhe kuraroje, por është gjithashtu një risk jo i vogël imazhi dhe peshe politike. Protestat e partive në Tiranë dihet që janë më shumë grumbullime mbështetësish nga i gjithë territori, sesa mitingje të banorëve të kryeqytetit. E megjithatë shetitorja “Dëshmorët e Kombit” është një hapësirë sfiduese dhe e vështirë për t’u mbushur me njerëz.

Në mënyrë të përsëritur Basha ka insistuar t’u drejtohet shesheve të protestës, duke rrezikuar të japë mesazhe dobësie, më shumë sesa të lëkundë qeveritë e Edi Ramës. Dhe Dëshmorët e Kombit kanë qenë tabuja e tij katërvjeçare, që ka zbuluar në fakt defektet e opozitarizmit të sotëm brenda institucioneve. Basha, Kryemadhi e Berisha tundohen natyrshëm që me Ramën të komunikojnë kohë pas kohe përballë zyrave të tij dhe në prani të disa dhjetra mijë personave. Por ky tundim mbart një risk të madh: atë të reagimit të dobët qytetar. Nëse nuk je në gjendje ta destabilizosh seriozisht qeverinë me turmat ne shesh, më e mira është që protestat të shtyhen, pasi në epokën e dronave çdo hapësirë bosh e sheshit të protestës, është një notë pakaluese për opozitën.

Qeveria e sotme meriton të kritikohet për shumëçka, por meriton një sfidë serioze, jo gjysëm-sfida që lenë pas shijen e hidhur të opozitave të dobëta e pa ide. Lulzim Basha i provoi me çadrën pasojat e përballjes së dështuar publike me Edi Ramën. Nëse nuk është i bindur që mund ta rrëzojë qeverinë me protesta, ndoshta do të bënte më mirë të mos shtonte listën e dështimeve në mes të Tiranës. Një protestë e munguar është gjithnjë më mirë se një protestë e dështuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lul, revolucioni bëhet me Volter, jo me variant Tenardjeje!
Previous article Shtabi Qëndror i Ushtrisë së Babaleve

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k