Na u lodh edhe Monika! Gjashtë muaj opozitë bëri dhe i ranë bateritë. Sot, nuk dihet se nga fshihet e se çfarë bën.
LSI-në ia ka lënë Titit, që del e flet përçart sa herë që e urdhërojnë, dhe papagajve të rinj deputetë të partisë së saj, të cilëve nga njëra anë i ka rënë fati të bëhen deputetë që në bankat e shkollës por nga ana tjetër i duhet të përfaqësojnë me kakofoni adoleshentësh partinë e tyre, sepse të vjetërit i mëson eksperienca që të mbyllin gojën e mos të bëhen kot heronj sepse pas ikjes së Metës, partia e Monës ka marrë fund. Nuk linte televizor pa dalë Monika.
Me raste edhe në dy a tre brenda ditës. Tani na është bërë modeste. Dhe rrallë e për mall na e shohin sytë. Thuhet se i mungojnë çismet që ja hodhi Ramës, sepse me sa duket ishin të preferuarat e saj. Sapo u bë Monika kryetare e LSI-së nisën largimet nga partia.
Si fillim këshilltarët e bashkisë Tiranë, më pas në Durrës, Fier e Gjirokastër. Edhe deputetët po i largohen Monës, pas Agron Çelës ka nisur edhe Ter Koka të bëjë negociata të dëshpëruara me PS-në në shkëmbim të mbrojtes për skandalet e ineceratorëve, por edhe të postit për kryetar bashkie në Durrës.
Por PS-së nuk i hyjnë më në punë deputetët e LSI-së, sidomos në Durrës ku Dako nuk llogarit asnjë kundërshtar e i fiton vetë zgjedhjet, e do e lerë Terin me gisht në gojë, dhe filialin e Monës në Durrës pa LSI. Të gjithë po e tradhëtojnë Monën.
Askujt nuk ia mbante me Ilirin në kohën e tij të lavdishme, por Monës së gjorë po i bëjnë zbor të vetët me tërheqjen e tyre.
Matrapazët, të pashkollët, sekserët e LSI-së janë fshehur të gjithë, kanë hallin se u hapen dosjet, e s’ka kush ti mbrojë më. Meta i bragtisi që përpara zgjedhjeve, dhe e ka lënë LSI-në në rënie të lirë, kush do i mbrojë? Të gjithë LSI-stat e kanë kuptuar që janë tradhëtuar.
Tani më e dijnë të gjithë që tradhëtari ishte vetë ai që e themeloi LSI-në, e në momentin e saj më të delikat e shiti për karrigen e Presidentit.
E teksa të gjithë LSI-stët janë të panikosur e të strukur në qoshet e tyre, Presidenti del i buzëqeshur duke pirë kafe në Pogradec apo në Gjirin e Lalzit. Sa më shumë qesh Meta, aq më shumë hesht Mona, aq edhe më shumë fshihen LSI-stët.
Po Rama? Më i fituari në të gjithë këtë histori është Edi Rama. Nëse mendoni se Rama shqetësohet qoftë edhe një sekondë për zgjedhjet e ardhshme e keni gabim.
Edi Rama as që i llogarit më faktorët e politikës së brendshme; as Lulin, as Monën, as Berishën e as Metën. Rama nuk ka më kundërshtarë të brendshëm.
Ai tashmë merret me politika rajonale e ëndërron plane të mëdha për figurën e tij si lider në rajon e ku ta dijmë se cfarë. Radarët e Ramës rrahin shumë larg e lartë, e këta që ka brenda i duken si miza, tërësisht të parëndësishëm.
Me këtë gjendje që është opozita dhe drejtuesit e saj, ajo do i dhurojë Ramës shumë e shumë vite të tjera qeverisje. Dhe të mendosh që përpara zgjedhjeve Meta, Tit Vasili, e të tjerë nuk i hapnin telefonin Ramës, i cili i telefononte tetëmbëdhjetë herë në ditë për t’u ulur e diskutuar koalicionin e ardhshëm.
Tani Rama do gëzoje dhe kush e di sa mandate të ardhshme ndërsa LSI-ja është drejt asimilimit. E gjitha kjo prej arrogancës dhe tradhëtisë. Këtë gjendje mjerane që është opozita, ndoshta e ka kuptuar që tani edhe Mona, ndaj edhe i janë shkarkuar bateritë.
Rama nuk ia var, Basha edhe pse më i mbaruar se ajo, edhe ai nuk ia var. Kjo me sa duket ka sjellë krizë identiteti tek Mona.
Zgjedhjet e ardhshme vendore do jenë një test shumë i vështirë. Nëse LSI-ja do tkurret jashtëmase në vota, sic edhe pritet, Mona do hyjë në historinë e politikës shqiptare si Zonja që iu largua partia e vet, e do mbetet edhe për pak kohë deri në zgjedhjet parlamentare si mëmë dhia me shtatë kecat e saj: Endritin, Flojdën, Kejdin, Klajdën, Silvën, Erisën (që ta mallëngjejë me këngë me zërin e saj të bukur), dhe sigurisht Elonën (që të shajë Ramën në Facebook me fjalorin e saj të limituar për shkak të nivelit të arsimimit). Quo vadis Mona?
Leave a Reply