• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
PLATOR NESTURI/ Në oborrin e PD-së ka rënë zjarr që nuk ka zjarrfikës ta shuajë
Home
Blog

PLATOR NESTURI/ Në oborrin e PD-së ka rënë zjarr që nuk ka zjarrfikës ta shuajë

August 3rd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kreu i PD gjeti sërish kohë të ngushëllojë me status humbjen e një ish-deputeti demokrat por si gjithmonë i shmanget si nga djalli çështjes së të gjallëve. Dhe kjo çështje është shndërruar në një patate të nxehtë në dorën e Bashës. U bënë shumë ditë që nga kërkesa e drejtpërdrejtë e ambasadores së SHBA për të mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me ish-kryeministrin Berisha me këshillën se fati i një partie politike nuk mund të lidhet me fatin e ish-liderit të saj që është shpallur person ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit. Nga Basha ka vetëm heshtje në gjithë këto ditë. Asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje ndonëse trysnia ka qenë e madhe ndaj tij, si mediatike ashtu dhe nga segmente të politikës dhe fraksione në PD. Nga ana e tij, Berisha e ka bërë të qartë se është për betejë të ashpër dhe jo vetëm do të jetë pjesë e parlamentit në shtator por se do të tërheqë në kauzën e tij luftërave ndaj gjithkujt edhe vetë PD. Po ashtu dhe ithtarët e tij kanë shtuar presionet ndaj Bashës me kërcënimin se nëse lëshon Berishën më mirë të shkojë të kërkojë strehim në kampin e majtë.

Situata është inkandeshente në selinë blu, me qëndrime diametralisht të kundërta, pro Berishë në antitezë me pro PD, nga ku të parët për hir të liderit të tyre shpirtëror janë të gatshëm të shpallen deri në antiamerikanizëm. Çka natyrshëm do të ketë pasoja për ardhmërinë dhe peshën e PD në betejat e mëtejshme elektorale apo si partner i besueshëm në tryezat me ndërkombëtarët. Në gjithë këtë rrëmujë Basha mbetet i pavendosur si të veprojë. Sytë i ka sërish nga Berisha se mos zgjidhjen e jep ai. Në fakt deri më tani për çështjet kryesore zgjidhjet kanë ardhur nga i njëti Berishë që sot ndodhet në hall. Ndaj Basha mbetet në pritje. Deri më sot nuk i janë djegur duart ndonjëherë për të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Ndaj pas gjithë këtyre ditëve nuk ka asnjë prononcim, asnjë lëvizje politike si përshembull të mblidhte ndonjë forum partie për ti dhënë qëndrimit ndaj Berishës një vendim më kolegjial. Asgjë nga këto. Basha thjesht mbete në pritje çdo të ndodhë nga të tjerët. Pavarësisht se në vapën e gushtit, në oborrin e PD ka rënë një zjarr aq i mbrapshtë që nuk ka zjarrfikës ta shuajë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Kë kërcënon Berisha me variantin apokaliptik të PD-së?!
Previous article MERO BAZE/ Prapavija e sulmeve të berishëve ndaj ambasadores amerikane në Tiranë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k