Si para 2 ditëve, 75 vite më parë, më 1 gusht 1943 në fshatin Mukje u takuan përfaqësuesit e lëvizjes nacionalçlirimtare dhe atyre të Ballit Kombëtar për të bashkërenduar luftën kundër okupatorit italian. Për drejtimin e mbledhjes u caktua përfaqësuesi i Ballit Kombëtar Thoma Orollogaj. Sekretar u zgjodh përfaqësuesi i FNÇ–së, Mustafa Gjinishi.
Takimi përfundoi me një Marrëveshje që u quajt Marrëveshja e Mukjes (1-3 gusht), e cila u nënshkrua më 2 gusht 1943 nga Ymer Dishnica nga pala e PKSH dhe nga Mit`hat Frashëri nga pala e B.K.
Balli Kombëtar (BK) Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (KPNÇ)
Hasan Dosti 1. N.Kolonel Jahja Çaçi
Mit’hat Frashëri 2. Myslim Peza
Thoma Orollogaj 3. Abaz Kupi
Skënder Muço 4. Ymer Dishnica
Hysni Lepenica 5. Mustafa Gjinishi
Isuf Luzaj 6. Omer Nishani
Kadri Cakrani 7. Sulo Bogdo
Raif Fratari 8. Shefqet Beja
Nexhat Peshkëpija 9. Medar Shtylla
Halil Mëniku 10. Stefan
Ismail Petrela 11. Haki Stërmilli
Vasil Andoni 12. G. Nushi
Marrëveshja përfundonte me këto fraza:
“…..Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!
Jashtë armiku zaptues!
Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!
Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!
Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!
Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë[2] “
(https://sq.wikipedia.org/wiki/Marr%C3%ABveshja_e_Mukjes)
Arsyet kryesore për mosmarrëveshjet pas Mukjes ishin dy:
-Pranimi nga ana e pjesëmarrësve për formimin e “Komitetit të Përkohshëm të Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili në fakt duhej të kryente edhe rolin e Qeverisë së Përkohshme deri në krijimin e saj dhe jo çështja e bashkimit me Kosovën – siç vazhdon të interpretohet ndonjëherë edhe sot. Në krye të Qeverisë së Përkohshme mendohej të zgjidhej Hasan Dosti.
– Rënia dakord nga ana e pjesëmarrësve për bashkimin e trojeve shqiptare pra, për Shqipërinë e etnike – bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Sigurisht Marrëveshja e Mukjes në fillim u kundërshtua fort nga përfaqësuesi jugosllav i cili ishte në mbledhje Svetozar Vukmanoviç-Tempo, dhe pastaj nga Enver Hoxha i cili kritikoi rëndë të dy nënshkruesit për devijim nga vija e partisë, dhe Marrëveshja u prish de fakto për shkak sepse po të zbatohej do të vihej në dyshim drejtimi i vendit pas luftës nga ana e PKSH.
Pra, shkaku i prishjes duhet kërkuar te krijimi i “Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë“, i cili rrezikonte pozitat e PKSH dhe të E. Hoxhës. Kësisoj, atij nuk i nevojitej ndonjë këshillë apo urdhër nga pala jugosllave për të prishur diçka që edhe atij vetë nuk i vinte për shtat. Edhe Enver Hoxha në Konferencën e Labinotit, 4-9 nëntor 1943, artikuloi të njëjtin mendim si ballistët në Mukje, në lidhje me të ardhmen e Kosovës, pra që e ardhmja e Shqipërisë etnike varej nga respektimi i Kartës së Atlantikut.
Sipas një teze të Harry Fultz–it e cila mbështetej edhe tek raportet e Legatës gjermane në Tiranë drejtuar Berlinit, më 23 gusht 1943, konsulli gjerman në Tiranë Schliep, raportonte se Balli Kombëtar e kishte njoftuar se, ata luftonin kundër italianëve dhe nuk do të luftonin kundër gjermanëve. Pra, për çfarë lufte fliste Balli Kombëtar në Mukje? Po ashtu, prishja e Marrëveshjes së Mukjes u shpall së pari nga E. Hoxha në Labinot, më 4–9 shtator 1943, nëse do të mendojmë se ky njoftim ishte një pasojë e prishjes në Mukje.
Por përpara marrëveshjes së Mukjes ishte bërë edhe një takim paraprak më 26 korrik 1943 në Tapizë dhe deklarata e asaj kohe thotë: “Sot më 26 korrik 1943, ora 11 p.dite, u mblodhën në shtëpinë e Z. Dr. Ihsan Toptani në katundin Tapizë të Tiranës, Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i përbërë prej Z. major Abaz Kupi. Myslim Peza, Dr. Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla dhe Mustafa Gjinishi dhe Delegacioni i organizatës “Balli Kombëtar”, i përbërë prej Z. Mithat Frashëri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Me vendim të përbashkët u zgjodh Z. Mithat Frashëri si kryetar i mbledhjes dhe Z. Mustafa Gjinishi si sekretar. U vendos të pranohen si dëgjues Z. Pater Lek Luli, Dr. ihsan Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata dhe Abdullah Ymeri. Delegatët e të dyja organizatave, duke interpretuar dëshirën dhe vullnetin e popullit shqiptar për me ndjekë një luftë të përbashkët kundër okupatorit fashist dhe atë të dy organizatave përkatëse, vendosën:….`Të formohët Komiteti për shpëtimine Shqipërisë`…..”.
Kjo Marrëveshje e dënuar nga komunistët mbetet një nga ato marrëveshje të pazbatuara dhe karakteristike për shqiptarët të cilët nënshkruajnë marrëveshje në darkë dhe nuk i zbatojnë të nesërmen, menjëherë sapo largohen nga Tavolina.
Sigurisht Kompromisi është i domosdoshëm edhe sot e kësaj ditë midis dy partive të mëdha të cilat duhet të ulen në Tavolinën e bisedimeve me një Moderator nga BE në dallim nga përfaqësuesi jugosllav i asaj kohe..
Duke parë shkaqet se përse dështojnë kompromiset në Shqipëri nga Partitë politike, mendoj se duhet të jetë e domosdoshme që kompromisi të mos bëhet mbi baza interesash personalë siç ndodhi në Mukje në të cilën prisheshin interesat për drejtim të Enver Hoxhës apo të Hasan Dostit, por mbi baza të interesave të vendit dhe të integrimit në BE.
Domosdoshmëria e një Marrëveshjeje të tillë apo e një Kompromisi Historik midis dy palëve; PS dhe PD, ka të bëjë me fatet e vendit
Dihet se për 28 vite rresht pas 1990, klasa politike ka shkatërruar vendin të paktën dy herë:1991 dhe 1997-1998, për shkak të luftës pa kompromis për të rrëmbyer pushtetin dhe në këtë aspekt i ngjan si dy pika uji PKSH dhe BK si dikurshme, por në asnjë rast askush nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe askush nuk ka vuajtur pasojat e kësaj zallamahie ku për 28 vjet janë vrarë rreth 10.000 persona, dhe janë larguar nga vendi 1.5 milion vetë nga anarkia në vend dhe nga mungesa e zbatimit të ligjit, kurse për 45 vjet diktaturë, janë vrarë vetëm 7003 vetë dhe janë internuar 88.000 vetë. Dëmet ndaj Shoqërisë shqiptare janë të llahtarshme, dhe janë bërë po nga klasa politike të vetëzgjedhura, sigurisht nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara duke caktuar njerëz militantë dhe të papërshtatshëm në drejtimin e vendit.
Një marrëveshje e re e ngjashme me atë të Mukjes por që të jetë funksionale, duhet patjetër të mbikëqyret nga SHBA dhe BE, në mënyrë që në drejtimin e vendit të mos përfshihen më njerëz të larguar nga Vettingu dhe nga ish-klanet komuniste dhe të mafiozëve të rinj që gëlojnë në ilegalitet, por të cilët kanë zënë për gryke ekonominë dhe vendin.
Shpresojmë që Kompromisi i Madh apo Mukja e Re të bëhet sa më parë.
Leave a Reply